Kjo e diel do të jetë e fundit për prezantimin e këngëve pjesëmarrëse në Festivalin “Kënga Magjike 2011”, që do të kurorëzojë me çmime këngëtarët në natën finale, që është caktuar të mbahet më 19 nëntor në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Deri tani, nga java në javë janë prezantuar mjaft këngë, të cilat kanë mundësi të testohen edhe në bazë të dëgjueshmërisë në Youtube. Kështu, vetëm këngëtarët pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia pas prezantimit të këngëve në programin “E Diela shqiptare” kanë pasur mundësi të bëjnë dhe një baraspeshim të pëlqyeshmërisë në publik nga numri i klikimeve të regjistruara në Youtube. Ndërkohë që presim me kuriozitet se cilët do të jenë finalistët e Festivalit “Kënga Magjike 2011”, ne kemi bërë një listë të bazuar në ndjekjen në Youtube për pretendentët. Producenti dhe moderatori i festivalit “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea, këtë vit ka menduar të sjellë një konkurrencë të egër mes këngëtarëve, të cilëve do t’u duhet të sfidojnë jo vetëm kolegët e tyre, por në disa raste familjarët dhe miqtë e afërt. Duke bërë një parashikim, ne kemi renditur një listë të emrave pretendentë për të arritur qëllimin e tyre, të këndojnë në finalen e Festivalit. Edhe pse Ardit Gjebrea nuk ka zbuluar ende detaje të show-t, ne paraqesim këtë listë emrash të këngëtarëve si fillim:
Redon Makashi
Devis Xherahu
Rezarta Shkurta
Besa
Ermal Mamaqi
Olta Boka
Noizy
Rosela Gjylbegu
Ronela & Visari
Eranda & Aldo
Big Basta & Anxhelo
Era Rusi
Kejsi Tola
Rozana & Mc Kresha
Jonida Maliqi
Miranda dhe Visari
Adelina Tahiri
Pirro&Vedati, Greta, AlbËrie, Dr Flori dhe Leonora Jakupi këndojnë të dielën
Ndërkaq, bëhemi kureshtarë të dëgjojmë këngët e fundit që pritet të prezantohen këtë të diel në programin “E Diela Shqiptare” në “Tv Klan”. Pirro Çako dhe Vedat Ademi vijnë në një duet së bashku, dhe pritet që këtë javë të lançojnë këngët e tyre Greta Koçi, Albërie Hadërgjonaj, Leonora Jakupi dhe Dr. Flori. Këto këngë do të kenë dhe më pak kohë në dispozicion për t’u testuar në Youtube, gjithsesi ato të jenë këngët që do të mbeten në kujtesë si të fundit që prezantohen.
PanoramaPlus
