Për herë të parë, një djalë shqiptar pranon publikisht një lidhje homoseksuale.
Është vetëm 21 vjeç dhe deri tani ka arritur t’i realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Një nga sfidat e tij në këtë realitet shqiptar është se shprehet hapur për prirjet e tij homoseksuale, dhe shfaq adhurimin që ka për meshkujt seksi. Hermes Nikaj, në eksperiencën e tij trevjeçare si model, pohon se ka rënë në dashuri me Vlash Mërtikën e “BB5”, pasi i ka bashkuar i njëjti ambient. Djali që është bërë i njohur në “Aldo Morning Show”, ku punon prej 7 muajsh në “Tv Klan”, zbulon eksperiencën e tij me Vlashin, miqësinë që ai e quan “speciale” me djalin nga Durrësi.

Hermes, je shprehur se ke njohje speciale me Vlashin e “BB5”, mund të na tregosh më shumë si jeni njohur?
Në fakt, gjithçka nisi me një kërkesë miqësie në facebook. Asokohe ai sapo ishte kthyer nga Milano, ku ishte diplomuar për Arkitekturë dhe vendosi të jetonte përfundimisht në Tiranë. Më pas jemi takuar për herë të parë tek një agjenci mode, pasi kishim një seminar mbi modelingun dhe të dy ishim të ftuar si modelë. Njohja jonë vazhdoi me takime për kafe, dhe kështu lindi gjithçka.
Ishe ti që i kërkove miqësi i pari Vlashit, apo ai ty?
Të them të vërtetën, kam qenë unë ai që i shkruaja në inbox e FB-së dhe i kërkoja të takoheshim e të krijonim miqësi. Ndieja që më tërhiqte pa fund ai, dhe ndaj insistoja gjithë kohës për t’i krijuar mundësi vetes që të mund të isha afër tij. Nuk e fsheh që mua më pëlqejnë meshkujt, rashë në dashuri me Vlashin dhe e dashuroj marrëzisht në çdo moment të jetës sime. Dhe nuk kam turp ta pranoj publikisht këtë fakt.
Po ai si reagonte ndaj sjelljeve të tua, që duket se i ke bërë shumë hapur?
Ai nga ana e tij është treguar i sjellshëm dhe korrekt, edhe pse isha unë ai që ia kam shprehur ndjenjat, madje dhe e kam prekur në kafe kur jemi takuar.
Po flisni në një farë mënyre për flirt, deri ku shkoi?
Për hir të së vërtetës, unë ia kam shprehur Vlashit ndjenjat, qoftë me fjalë e me gjeste, dhe jam i marrosur pas tij. Unë shpresoj shumë dhe ndaj nuk do rresht së shprehuri çfarë ndiej. Po e ndjek rregullisht lojën e tij në BB, dhe mezi pres ta takoj pas daljes së tij nga BB.
Ka pasur komente të ndryshme rreth tij nga banorë të tjerë të BB, se është model mashtrues dhe person negativ. Ty personalisht çfarë përshtypje të ka lënë?
Mendoj që e shohin si konkurrent të fortë dhe më i miri dihet që sulmohet, kjo është normale. Kam përshtypjen se po luan mirë dhe është pretendent për finalen e madhe.
Na e përshkruaj atëherë takimin tuaj të parë. Si e përjetuat?
Sigurisht që ajo që ndieja për të ishte më shumë se simpati. Bashkë na lidhnin shumë gjëra: qyteti i Milanos, modelingu dhe synimi për t’u bërë dikush në jetë. Takimi ynë i parë ishte vërtet miqësor. Vlashi më la përshtypjen e njeriut të mirë, me vlera të mëdha. Dhe unë mendoj çfarë do, ai e arrin.
Më pas si vazhdoi miqësia, jeni shoqëruar bashkë ose më saktë deri ku ka avancuar miqësia mes jush?
Nuk takoheshim shpesh, si unë dhe ai kishim angazhimet tona të përditshme. Në atë kohë ai punonte me “Albanian Next Top-Model”, pasi iu besua për t’i drejtuar ai të dyja edicionet. Kisha shumë dëshirë të takoheshim, por takoheshim kur kishim mundësi.
Sipas teje hyn Vlashi tek kategoria e meshkujve seksi? Çfarë të tërheq kaq shumë tek ai?
Po patjetër që hyn te kategoria e meshkujve seksi. Përndryshe nuk do të ishte aq i kërkuar nga kompanitë e ndryshme për të realizuar spote publicitare. Më pëlqen tek ai trupi dhe veçanërisht tiparet latine. Është pak të them që më pëlqen, ai në fakt më çmend.
Çfarë di ti për jetën e tij, je në dijeni të ndonjë flirti apo historie dashurie të fshehtë?
E thashë dhe më sipër, lidhjen me modele të ndryshme. E kush mund t’i rezistojë një ylli siç është Vlashi?!
Si po e sheh në lojën e BB5, të duket ai personi që ke njohur jashtë?
100% vetvetja, i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.
Mendon se Vlashin do ta votojnë më shumë femrat apo meshkujt?
Mendoj se e votojnë dhe femrat dhe meshkujt, por pse jo dhe mamasitat (mamatë seksi).
Me aq se e njeh, nëse do rezultoje si i vërtetë thashethemi për prirjet e tij homoseksuale, mendon se Vlashi do të marrë guximin ta pranojë publikisht?
Kjo është një çështje që i takon vetëm atij. Unë di vetëm që e dashuroj, dhe do e pres me padurim daljen e tij nga BB, që t’i them përsëri se “E dua”.
hahahahaha uaaaa hahaahahaha aman mo kush po i shpik keto intervista hahaha shum qesharake
Ooooo shiiiiittttt…..
nese eshte e vertete turpi i botes do ishte ,,,por nese nuk eshte e vertet kjo interviste atehere eshte gjyna te cenosh persolitetin e dikujt dhe te humbesh vlerat e tij morale
ky hermes nikaj eshte nje njeri sh kot fare,nje genjeshtar i ndyre.Kur e ftoi arjan cani ne emisionin e tij nga muaji dhjetor a janar me duket(2011_2012),ne telefon i kishte thene qe jam homoseksual.ne studio e mohoi kategorikisht kur arjani ia beri kete pyetje disa here duke i thene qe ti e pranove kur bisedove me mua,madje shtoi qe kishte te dashur femer dhe ca minuta me pas tha:po kam veshur mbathje ngjyre pink dhe gjithe studio filloi te qeshte.Hajde besoi po deshe pastaj.ne 5minuta,3 variante te ndryshme.
Hajde Hermes hajde!Ben cdo gje vetem per 5 minuta fame. Po te kishte sens kjo deklarate atehere i bie qe edhe mua qe me pelqen Berluskoni te them te njejten gje. Rritu cuno se le kokrren e namit me kete bicim karriere.
Hahahahahahahahahah
Ky Hermesi duket qe nga menyra e te folurit qe eshte gey po une po ju them se gje me te shemtuar nuk ka si mund te lidhen dy meshkuj apo dy femra cfare do ti japin ata njeri tjetrit keta njerez jane te semure rende ,jane njerezit me te piste qe ekzistojne .Ai vend eshte vend fekalesh o ju rafte sida ishallah o njerez te cmendur ju doni cuar ne cmendi jo gjekundi tjeter.Ma shpifet o njerez ti luftojme keta flliqesira se na prishen familjen, shoqerine.
Cfare behet lidhuni more mashkull femer sic e ka dhene zoti dhe natyra se eshte neveri te mendosh nje veprim te tille do perhapni semundje nuk ju vjen keq per jeten pale turpin e hengert me buke o ju shofte fara a mendoni per familje per femije o njerez te neveritshem ,
ik mo me gjith hermesin u be dhe ky vip. couni se na pushtuan homoselsualet
avash more avash se do te bjeri dhe te fiket ty per vlashin dhe nje gje sa lek ka marre ky per kete intervist
na zapyuan homot do vjetersohet kombi me keta qelbesira ,se nuk do kene mundesi te berjes se femijeve .Kjo bote kerkon permbysje i ka ardhur fundi bashke me te ligun do te digjet dhe i miri .Na vjen peshtire te shohim njerez me sy pasi na duken te gjithe njesoj.Per mua fajin per kete fenomen ne gjithe boten e kane bederastet ne krye te shteteve sepse te tille jane vete dhe e ulin veten duke u mare me pislliqe te tilla duke nxjerre dhe ligje skandaloze per martesen e tyre .Zoti natyra e ka krijuar te veshi gruan me fustan dhe burrin me kostum po kur martohen njerez te te njejtit seks kush i bene keto role .Une i beje thirrje shendetsise te ngreje zerin per semundjet qe po rrezikojne keta njerez pale per turpin qe nuk e kane per gje tani.
Eshte shume turp qe leshohen intervista te tilla nderkohe qe i permenduri ne fjale eshte brenda ne shtepi dhe nuk di cfare behet jashte. Tu vije turp gazetareve dhe gazetave qe kerkojne ti bien pas ketij lajmi edhe pse Elvisi e sqaroi qe kishte qene nje keqkuptim ne intervisten e tij. Lerini keto intervista per kur ai te dale, te pakten te kete mundesine te mbrohet ose edhe te pranoje, sido qe te jete, por keshtu eshte shume gabim.
Me vjen keq qe edhe kete djalin Hermesin e perdorin vetem per qellime te peshtira mesa kam pare. Ku ka arritur njerezimi…
Cmenduria e njeriut ska fund
Cfare te keqe ka nqs eshte Homo. Mua nuk me pengon fare.. Secili ka jeten e vet.. Behuni me tolerant se keshtu asgje nuk arritni ne jete
pajtohem me minellen, njerz jan edhe ata. Pse mos te jete e mundur qe tdashurohen femna me femen e mashkulli me mashkull. Eshte gja qe vjen me lindje. Sikur ka njerez qe lindin siamez(te ngjitur me njeri tjetrin), njerez qe lindin me dy gjini, njerez qe lind mashkull por me trurin e femres. Jane gjera qe nuk ndodhin shpesh, po ja qe ndodhin. Nuk do thote se kta njerez kane me pak vlere. Se nuk e zgjedh askush me ke te dashurohesh. Nuk e zgjedh askush a te lindin te bardh a te zi. A te lindin ne familje te pasur a te varfer. Jane gjera qe nuk zgjidhen.