Pogradec, policia arreston avokatin Altin Goxhaj

Pogradec, policia arreston avokatin Altin Goxhaj

0
Altin Goxhaj arrestimi
Altin Goxhaj arrestimi

Në Pogradec është arrestuar avokati Altin Goxhaj, aktivist i shoqërisë civile i cili shkoi në Hudënisht për të
mbrojtur kauzën e banorëve vendas të cilëve INUK dhe policia po u prish banesat e rregullta me tapi
pronësie.
Aksioni i INUK dhe policisë që po kryhet për interesat e deputetit te Partisë Socialiste që bazuat në akuzat
e PD­së kërkon ngritjen e një fshati turistik në këtë zonë.
Altin Goxhaj i cili prej disa ditësh ndodhet në Pogradec për të mbrojtur ligjërisht banorët nga kjo padrejtësi
ka kërkuar një dokument ligjor që argumenton prishjen e shtëpive nga ana e INUK, dokument i cili nuk
është vënë kurrë në dispozicion.
Banorët gjatë ditës së sotme janë nxjerrë dhunshëm nga banesat ndërsa avokati Goxhaj është arrestuar
nën akuzën e fyerjes së inspektorit të INUK.
Bëjme me dije se arrestimi i avokatit Goxhaj është në shkelje të plotë me ligjin pasi arrestimi i një avokati
mund të bëhet vetëm në kushtet e flagrancës në të kundërt pra në raste të tjera njoftohet Dhoma e
Avokatisë dhe merret leje me shkrim.

SHARE