Po Big Basta ç’pati?

Posted on Sep 6 2010 - 4:03pm by Berni
Categorized as
35
Tagged as

E morëm vesh! Big Basta është mërzitur me Flori Mumajesin, pasi ai nuk i ka përfunduar albumin “N’Laborator”, i cili tashmë është publikuar falë bashkëpunimit midis Bastës dhe” Stinë Records”. Ç’farë nuk marrim vesh, është përse po e përmend në çdo intervistë, bile, dhe i ka bërë një këngë?!

E ndërsa ankesat e tij mund të kenë bazë, nuk duhet të harroj që ishte bashkëpunimi me Florin që e bëri të njohur (po flas jashtë Tiranës) e të paktën për hir të atij bashkëpunimi apo thjesht për t’u treguar më profesional t’i japi fund këtyre ankesave publike se jo për gjë, por nuk po duket “street” fare. Përndryshe po mendojmë se po e përdor këtë “mërzitje me Florin” për të tërhequr vëmendjen e shtypit dhe për të reklamuar albumin…

Po funksionon jo për gjë, përndryshe ne as nuk do ta kishim dëgjuar këngën “Welcome to AL”, e cila… nuk e mohojmë është cool, na pëlqen! Sh2

Leave A Response