Perfundon “Dancing with the stars”. Oni Pustina i pari, Genta Ismajli e dyta

Posted on May 8 2010 - 10:13am by adm

“Dancing with the stars”, suprizat e Grabockës Të enjten në mbrëmje, spektakli “Dancing with the stars Albania” ka kurorëzuar fituesit e saj, modelin Oni Pustina dhe balerinën Linda. Dy pretendentët e tjerë, këngëtarët Genta Ismajli dhe Landi Hysa, kanë marrë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa është ndjerë padyshim zhgënjimi i tyre. E megjithatë, i pari spektakël në Shqipëri i këtij show të mirënjohur në botë ka shënuar një sukses. Regjisorja Vera Grabocka në ripërtëritjen e formulës së saj 12 javore, nën prezantimin e Alketa Vejsiut, ka treguar edhe njëherë se ajo gjithmonë ja del. Por, mbrëmja e fundit e spektaklit solli në skenën e “Dancing with the stars” edhe show-men-in Adi Krasta. Padyshim, një prezantim sensacional mes dy profesionistëve, Alketa dhe Adi, që bashkohen nën të njëjtën çati, pavarësisht logos së ekraneve ku punojnë. E në këtë rast, përsëri merita i shkon regjisores Grabocka, e cila ka qenë ajo që ka zbuluar Krastën e më tej edhe Alketën në rrugën e saj të spektakleve. (Bluetooth)

Leave A Response