Ka pak muaj që është bërë nënë dhe menjëherë ka filluar aktivitetin e saj muzikor, të cilin e kishte lënë pas dore pas shpërnguljes nga Shqipëria në Spanjë dhe bashkëjetesës me balerinin italian, Mirko Luccarelli. Këngëtarja Soni Malaj këto ditë përmes faqes së fansave, ka filluar të shpërndajë këshilla lidhur me linjat trupore për nënat e reja si puna e saj.
‘’Një këshillë për të gjithë prindërit e rinj, që duan të vazhdojnë fizkulturën dhe pas ardhjes në jetë të bebushit të tyre. Merrni karrocën bashkë me vogëlushin tuaj në të dhe vraponi duke e shtyrë në ndonjë vend të gjelbëruar. Rezultati, fëmija juaj merr ajër të pastër, edukohet që i vogël me sportin dhe ju mbeteni në formë pa pasur nevojë të hiqni dorë nga sporti. Madje, do stërviteni dhe dyfish, pasi duke shtyrë karrocën, ju forconi dhe muskujt e toraksit dhe të krahëve. Provojeni dhe më shkruani mendimin tuaj.
Unë dhe Ana sapo mbaruam 1 orë e 30 min vrap së bashku. Për nënat që japin gji, mos harroni të merrni një shishe të madhe me ujë për t’u hidratuar sa më shumë. Me dashuri, Soni’’, thuhet në këshillën e shkruar nga këngëtarja seksi, e cila tashmë është pranë fansave të saj nëpër koncerte, së bashku me kolegun dhe mikun Sinan Hoxha. PanoramaPlus

Soni yll je?!♥