Njihuni me shume me te dhenat personale te personazheve te “Big Brother Albalia” si Emrat e Mbiemrat, qytetet nga cilet jane, shkollimi, punesimi etj Arbër Çepani, 21 vjeç Vendlindja: Tiranë Student i Shkencave Politike në Universitetin e Barit Arbër Çepani, është 21 vjeç dhe studion në Bari të Italisë për Shkenca Politike. Megjithatë dëshira për të marrë pjesë në “Big Brother” e ka bërë që të spostohet nga studimet për momentin. Ka lindur dhe është rritur në Tiranë dhe shquhet si njeri...
E kishte menduar një vit pushimi, kur më shumë do t’i mungonte skenës sesa do ta pushtonte. Por ja që kësaj radhe fati kishte parashikuar të tjera gjëra. Një vit kur Soni Malaj i pati të gjitha: një klip të arrirë, një musical që e solli kryekëput ndryshe, por dhe një dashuri që duket të jetë e përjetshme Teksa akrepat putheshin në orën 12 për të pagëzuar një vit të ri, si për forcë zakoni apo për natyrshmërinë e momentit, ajo nuk mund të bënte ndryshe nga të tjerët. Bashkë me kërcitjen e gotave...
Në vështrimin e parë nuk do ta besonim se kjo është Rezarta Shkurta. Sepse jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të gjata. Por këtë radhë, Rezi ka ndryshuar look dhe ka vendosur të mos përdorë as extension. Flokët e shkurtra ndoshta e tregojnë më pak lozonjare, megjithatë i japin hijeshi dhe më shumë seriozitet. ...
Impenjimet me lokalin që hapi gati një muaj më parë nuk e kanë larguar kurrsesi nga muzika. Edhe pse nuk e kemi parë kohët e fundit me ndonjë prodhim të ri muzikor, kjo nuk do të thotë se Ardian Trebicka nuk është duke punuar në këtë drejtim. Mësojmë se këngëtari i talentuar ka nisur punën për një album të ri, që pritet të jetë në treg së shpejti. Sigurisht një prej bashkëpunëtorëve të tij më të mirë edhe këtë radhë do të jetë i vëllai, i cili me tekstet që krijon ka ndihmuar në suksesin...
Shpati: Ju rrëfej të fshehtat e lidhjes time me Afërditën Për herë të parë janë shfaqur së bashku në Tiranë duke iu mbyllur gojën një herë e përgjithmonë fjalëve, që thuhen për lidhjen mes tyre, apo edhe për lidhje të tjera jashtë kësaj marrëdhënieje. Shpat Kasapi dhe e dashura e tij, modelja Aferdita Dreshaj ishin mbrëmjen e së enjtes mes të ftuarve të Petri Bozos në 10-vjetorin e Miss Shqipërisë. Duke kujtuar faktin, që Afërdita ka qenë mes vajzave konkurrente të këtij konkursi bukurie, çifti...
Galeria Shqiptare eshte duke mbajtur nje sondazh te hapur, ku cdokush mund te votoje personazhin me te preferuar tek “Big Brother Albania” dhe deri tani Shkelqimi ka marre nje total prej 11095 ose thene ndryshe 64% te preferencave te publikut shqiptar. Pas Shkeliqimit vjen Ervisi me 8% i ndjekur nga Besarta dhe me poshte Najada, Juna, Poli, Ina, Olsi e keshtu me radhe. Duhet theksuar se sondazhi i Galerise eshte sondazhi me i votuar deri tani ne internet ku kane marre pjese plot 17196 votues deri tani kur “Big Brother”...
Besa i tregon Olsit se është e virgjër dhe se nuk ka gjetur ende njeriun e duhur. Ajo mendon se vetëm njeriut te duhur, do të mund t`i falte gjithçka. Besa tregon se është ndare nga i dashuri për faktin se nuk ka dashur te hyjë ne marredhenie intime me te. Besa thotë se nuk ka qenë gati. Olsi qesh dhe thotë se Besa po pret ditën e dasmes, për t`i dhënë fund virgjerise se saj. ...
Albumi i pestë me radhë nga Tingulli 3nt, pritet të dalë në fund të majit ose në fillim të qershorit. Dhe, ky album do t`i ketë 11 këngë të reja. Në një prononcim për gazetën kosovare Infopress, Getoar Selimi beson se ky album do të jetë krejtësisht ndryshe nga albumet e tij të mëparshme. Gjithashtu, sipas tij, do të ketë shumë risi brenda albumit. Përndryshe, Geti si zakonisht që preferon surpriza rreth mysafi rëve të tij, edhe kësaj here ka preferuar të njëjtën gjë. Mirëpo, ’mysafirët’ e albumit...
Skena e shumëpërfolur e ringut duket, se ka nisur të bëhet realitet. Prej disa muajsh, Çiljeta kishte lançuar një këngë të re, në duet me këngëtaren Ingrit Gjoni, ku madje ishte folur edhe për detajet e klipit, që do ta shoqëronte. E ndonëse kënga “Puçi puçi” është kënduar në koncertet respektive të vajzave, duke u lançuar edhe në ekran, klipi nuk po shihej në horizont. Kjo sepse të dyja këngëtaret ishin dhënë më tepër pas këngëve që kishin solo, se sa pas këtij dueti. Por pasi Çiljeta ka përfunduar...
Pasi ka përfunduar kontratën me “News 24” Gerta Heta u largua për pak kohë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duket se këtë periudhë shkëputjeje nga ekrani, ajo e ka shfrytëzuar për të tjera pasione, që lidhen me botën e artit. Dhe këtë radhë me muzikën. Në fakt për Gertën kjo nuk është një fushë eksperimentale, por tashmë e provuar ndonëse jo me synime të largëta për të qenë këngëtare. Megjithatë këto ditë ajo ka nxjerrë edhe një këngë të re, të shoqëruar me një videoklip. “Dhe...
Ka nisur një sërë turnesh në të gjithë vendin, këngëtarja Greta Koçi. Në fakt, kjo duket se është mënyra më e mirë, që ajo ka zgjedhur për të qenë pranë publikut dhe fansave të saj, në fillim të muajit mars.Dhe qëllimi është për të shkelur thuajse në çdo qytet të vendit, duke organizuar koncertet live, të shoqëruar nga orkestra dhe një trupë baleti. Nga prindërit e Gretës, të cilët vazhdojnë të menaxhojnë arritjet artistike të vajzës së tyre mësojmë, se ndërsa gjatë javëve të shkuara...
Këtë verë do të jetë në ekranin e kinemasë me një rol të ri. “Open graves” është produksioni më i ri i Hollivudit, në të cilin shohim si protagoniste edhe aktoren shqiptare Eliza Dushku. Bëhet fjalë për një film horror, që ndoshta për fansat e saj, do të krijojë mundësinë e njohjes me një anë tjetër të aktores shqiptare. “Open Graves” tregon historinë e një grupi të rinjsh, të cilët pasi luajnë një lojë së bashku, fillojnë të vdesin realisht në të njëjtën mënyre siç vdiqën edhe...
Elvis Pupa & Besi Kallaku do ndezin serish atmosferen e kendshme ne “Portokalli” me humorin e tyre. Prej disa ditësh aktorët janë përfshirë në prova të gjata dhe ndërsa është regjistruar spektakli i natës së parë, pritet që e diela të shënojë edhe rikthimin e “Portokalli” në ekran. Por ndërsa është përmendur tashmë emri i Jonida Vokshit si prezantuesja e tretë në krah të Amit dhe Agron Llakajt, duket se hyrje të reja shënohen edhe tek aktorët. ...
E ka festuar 26-vjetorin vetëm në praninë e Ermalit dhe pak miqve të ngushtë. Duket se Ami, prezantuesja e “Portokalli” nuk është shumë e dhënë pas festave të mëdha, ose të paktën është lodhur nga ceremoni të tilla dhe këtë vit ka preferuar diçka më intime.Kjo edhe për shkak të impenjimeve të shumta, që ka këtë vit. Mbrëmjen e 5 marsit, në ditëlindjen e saj të 26-të, ajo është fotografuar nga paparazzi ynë në një prej lokaleve të kryeqytetit, në afërsi të presidencës. Çifti ka qenë duke...
Zbulohen detajet e krijimit te fundit te kengetares se njohur e cila humbi te dashurin ne nje atentat pak kohe me pare Pritej prej kohësh rikthimi i saj dhe më në fund, pasi ka kënduar në disa koncerte, Adelina ka publikuar dhe videon e këngës së parë që do të jetë pjesë e albumit të ri. Hiti titullohet “Trimit tim” dhe kjo i është kushtuar Triumf Rizës, të dashurit të Adelinës, i cili humbi jetën vitin e shkuar në një ngjarje që tronditi Kosovën dhe që i shkaktoi dhembjen më të madhe të jetës Adelinës....
Najada dhe Olsi duket se kanë vendosur të heqin dorë nga ndjenjat që mund të kenë lindur për njëri-tjetrin dhe të mbeten vetëm miq. Nëse dashuria ikën, është miqësia ajo që mbetet. Dhe dy banorët më të përfolur të “Big Brother”-it kanë bërë një kompromis, që do të qëndrojnë shokë me njëri-tjetrin. Ndryshe nga dy net më parë, kur mëngjesi i gjeti në një shtrat, mbrëmja e djeshme i ka gjetur secilin në krevatin e vet. Olsi i ka thënë Najadës se ka hequr dorë prej saj. Najada e ka pyetur...
Në një intervistë dhënë për emisionin e televizionit “Vizion+”, “Zonë e Lirë”, që drejtohet nga Arian Çani, ish Miss Shqipëria dhe Kengetarja, Zajmina Vasjari, flet pa doreza rreth çdo pyetje që ka të bëjë me seksin. Çani: Zajmina, keni nevojë të dashuroni për të bërë seks, apo të bëni seks për të dashuruar? Zajmina: Të dashuroj për të bërë seks. Çani: Cili është vendi ideal për ta bërë shpejt e shpejt? Zajmina: Makina. Çani: Cili është vendi ku do ta kishit të pamundur ta bëni? Zajmina:...
Fillesat e para i pati në “Korin e engjëjve” me Suzana Turkun, përgjatë viteve 2000-2003 dhe në qershor 2004 tek spektakli “Gjeniu i vogël”. Përgatitet tashmë për në Eurosong, që do të zhvillohet në Beograd. Kush është Olta Boka, vajza 16-vjeçare që mori ogurin e mirë nga Pirro Çako natën e dytë të Festivalit të Këngës së fundvitit dhe çmimin e parë më datë 16 dhjetor?! Mos ndoshta 3 herë radhazi fati ka qenë përkrah saj?!Si do të jetë përfaqësimi i saj në gjuhën shqipe në skenën e Eurosong-ut?!...
Ka rezultuar tepër i suksesshëm shkëmbimi studentor midis konservatorit “Tomadini” të Udines dhe atij “Mozarteum” të atdheut të muzikës, Salzburgut – Austri. Aulon Naçi, 24-vjeçar shqiptar, i lindur në Vlorë, prej 6 vjetësh student kompozicioni në konservatorin e Udines më datë 12 mars në “WIENER SAAL te MOZARTEUM” do të jetë protagonisti i një koncerti recital personal, ku do të ekzekutohen ekskluzivisht kompozimet e tij. “Është një mundësi që m‘u dha prej profesorit...
Nuk e ka pasur të vështirë të hyjë edhe në një zonë të ndaluar për të tjerët. Pikërisht në Pallatin e Brigadave, këngëtarja Eranda Libohova ka veshur fustanin e nusërisë. Një fustan gri, i qëndisur me fije të arta dhe i zbukuruar me lule të së njëjtës ngjyrë. Por jo për t’u martuar. Ajo ka shfrytëzuar gjelbërimin dhe ambientin e pakrahasueshëm të rezidencës presidenciale për të realizuar një pjesë të xhirimeve të videoklipit të saj të ri. Bëhet fjalë për klipin e këngës “Ti më harro”,...
Vajza e aktorit Behar Mera në kërkim të suksesit Të paktë mund të jenë ata, që e kanë menduar se vajza që po drejton “Nacional Bingo” në televizionin “Klan” është e bija e aktorit të humorit, Behar Mera. E ka nisur si modele, thjesht për të plotësuar një pasion femëror dhe ndonëse bota televizive po e tërheq, duket se për Ivën ajo nuk mund të jetë primare. Studentja e shkencave politike, synon një karrierë të suksesshme në fushën e diplomacisë, megjithatë për momentin di të jetë mjaft mirë...
Tradhton të dashurin dhe më pas i kërkon të paktën t’i dërgojë një trëndafil. Një mënyrë ndoshta për të thënë më fal. Është ky mesazhi i këngës së fundit të Zaimina Vasjarit, prezantuar këto ditë me videoklip në një prej ekraneve muzikore shqiptare. “Zarfe trëndafilash” e sjell Zain në një duet paksa të çuditshëm, me një prej këngëtarëve “të dalluar” të rrymave komerciale, të tipit tallava apo regaton.Megjithatë me sa duket kjo është pjesë e ndryshimit, që këtë radhë e ka prekur...
Është koha kur klipe të reja vazhdojnë të shfaqen çdo ditë në ekranet shqiptare dhe këngëtarët tanë i shohim të eksperimentojnë e të provojnë në rryma të ndryshme. Por sigurisht, në gjithë prurjet e mëdha muzikore vetëm tek disa prej tyre vlen të ndalesh. Dhe në fakt, Julka nuk mund të kalonte pa u vënë re. Sepse nga vajza e dikurshme e “Amin”, tek kënga “Gangsta” ajo ka ndryshuar tërësisht. Zëri i ëmbël dhe vajza joshëse janë shndërruar në një femër protestuese, që këndon R&B dhe...
Aida Dumani, një fotomodele shqiptare e cila jeton në Skoci, është ylli i ri i pasarelave britanike të modës. Që prej katër vitesh, kur për herë të parë në Glasgow u ngjit në pasarelë, 20-vjeçarja me origjinë nga Prishtina njeh vetëm sukses. E menaxhuar nga një agjenci modelesh në Glasgow, përveç interesit të kompanive të veshjeve, Aida ka ngjallur interes edhe në qarqet e kinematografisë angleze, duke iu besuar një rol në një film.E planifikuar disa javë më parë, intervista jonë nuk është aspak e...
E dashura e tij, Aferdita Dreshaj hedh poshtë shpifjet e përhapura Para disa ditësh, në një të përditshme shqiptare u publikua një set fotosh skandaloze, ku këngëtari Shpat Kasapi ishte kapur në shtrat me dy meshkuj. E gjithë kjo situatë bëri jo pak bujë në mediat tona, kur bëhet fjalë për një emër të njohur të muzikës shqiptare, për të cilin çmenden qindra e qindra vajza. Natyrisht që përveç Shpatit, personi i dytë më tepër i prekur në gjithë këtë mesele është Afërdita Dreshaj. Vajza që po sundon...