Nudot e Rezarta Shkurtës

Posted on Dec 30 2011 - 11:40am by Berni

Të gjitha personazhet VIP kanë manitë e tyre, disa preferojnë të dalin nudo kundrejt shumave marramendëse prej 1 milion dollarësh në revista si “Playboy”. Rasti më i fundit ishte ai i aktores kontroverse Lindsay Lohan, fotot e së cilës bënë xhiron e botës para se të publikoheshin zyrtarisht në kopertinë. Me personazhet VIP në Shqipëri, si në çdo fushë tjetër që kap spektri i jetës së përditshme, situata ndryshon.

Ka nga ata që bëjnë art për të mbijetuar, të tjerët për pasion dhe pikë dhe të tjerë që zgjedhin një rrugë të mesme. Rezarta Shkurta është një artiste që prek disa dimensione të artit, duke qenë se është marrë me modelim, pikturë, këndon dhe vitet e fundit ushtron me shumë dëshirë e zell fotografinë. I pëlqen të jetë provokuese, por edhe mjaft profesioniste në këtë punë, ndaj kuron me kujdes çdo detaj.

“Një ndër pasionet më të mëdha në jetën time është të fotografoj. Më duket sikur ndalon koha dhe ai kujtim, ajo shkrepje, do të mbetet në përjetësi”, – është shprehur vetë ajo. Nga duart e saj kanë dalë fotot e dhjetëra e dhjetëra personazheve të njohura, por po t’i hedhim një sy galerisë së fotove të Rezit, do të kuptojmë se këngëtarja e bukur ka veçanërisht damar për fotot nudo…

Që të mos keqkuptohemi, ato artistike! Parapëlqen veçanërisht stilin vintage (foto në ambiente të vjetra si hotel “Dajti”) që evokon dekadat e lëna pas, të ndërthurur me glamurin, një stil mjaft i preferuar mjaft nga fotografët më në zë sot. Prej kohësh këngëtarja e hitit “Budallaçkë e vogël” ka njoftuar çeljen e një ekspozite me punime të ndryshme të saj, që nga piktura, grafika e deri te fotot, pas së cilave është e dashuruar.

U tha se nuk do të mungonin fotografitë nudo, artistike dhe konceptuale (si në rastin e fotos nudo të një vajze që mban në shpinë krahë të zinj engjëjsh), madje edhe të vetë asaj, por deri më sot nuk kemi dëgjuar për një ekspozitë të tillë në kryeqytet. Ndoshta Rezarta ka ndërruar mendje pas sherrit të bujshëm me këngëtaren rivale Rozana Radi dhe problemeve që pasuan me drejtësinë, që nga takimet në gjykata e prokurori etj.

Shpresojmë të mos e ketë parë të arsyeshëm këtë moment për një event të tillë, dhe jo ta ketë harruar, sepse do të na vinte me të vërtetë shumë keq… Të gjithë presin me kërshëri të admirojnë më nga afër trajtat seksi të trupit të 25-vjeçares nga Durrësi, aq më tepër që si për ironi, “koleges” së saj Rozanë pati mundësi ta shihte topless një Shqipëri e tërë, falë disa fotove që dolën tinëz në shtyp. Sesi, qysh e tek, askush nuk e mori vesh, edhe pse Rozana deklaroi publikisht se e dinte se kush ia kishte bërë këtë të keqe që më pas e konsideroi nder, sepse tha që “më bënë vetëm publicitet”. Sido që të jetë, këto foto nuk kishin lidhje me artin!

Rezi forcon marrëdhënien me aparatin magjik duke pozuar vetë nudo

Ka guxuar të pozojë me vetëm një çarçaf të hedhur shkujdesur në disa nga pjesët më intime të trupit, por ndoshta kështu vjen më erotike dhe e paarritshme se kurrë. Kur bëhet njësh me punën e vet, artisti ngrihet mbi paragjykimet dhe shndërrohet në modelin më perfekt të konceptit që ka në kokë.

Kush më mirë se Rezarta Shkurta e di këtë?! E kemi parë me lingerie, në trajtë engjëlli, si geisha, me rroba dhe pa rroba – krejt siç e ka bërë nëna… Edhe pse e vendosur para paragjykimeve të shoqërisë ende të ndrydhur shqiptare, një femër e martuar si ajo ka guxuar të thyejë tabutë… korniza që pak VIP-a arrijnë t’i kapërcejnë.

Me një shikim magnetik, flokë të zinj dhe lëkurë gati të fildishtë, për Rezin me siguri ka qenë e vështirë t’i rezistojë tundimit për t’u zhveshur. Mes shumë modeleve që ka zgjedhur për nudot e saj, ajo foto erotike ka realizuar edhe për disa fytyra të njohur publike, si me Anxhelina Hadërgjonajn, Beatrix Ramosaj, Redon Makashin etj., bile i fundit është reperi Big Basta, njëherazi koleg dhe bashkëpunëtori i këngës së saj më të fundit “Të jesh e mirë s’mjafton”.

Ndoshta si një “shpërblim” për tekstin e bukur të këngës “Të jesh e mirë s’mjafton”, për të cilën ajo u shpërblye me çmimin “Best Performance”, Rezi i ka realizuar disa foto (mbase for free- falas), mikut të saj. Big-u ka pozuar mjaft natyrshëm, i veshur serioz si rrallë herë, me syze të zeza dielli dhe me një puro në dorë, por ç’është më e veçanta, me një femër shumë seksi pranë, në një pozicion intim dhe e veshur me lingerie.

Modelja me zhartierë pranë tij nuk shihet se kush është, por ndoshta Rezarta e ka zgjedhur sa për të “goditur” syrin e publikut. Këngëtarja këtë efekt e njeh shumë mirë, pasi publiku gjithmonë impresionohet nga fotot e saj dhe sidomos nga fotot ku ajo shfaqet si një modele.

Gazeta Standard

Leave A Response