Njohja e Bertinës me Shefikat Ngjelën

Posted on May 13 2010 - 11:15am by adm

Jetojmë në një botë problematike ku vështirë të gjesh në fund të ditës episode kënaqësie që të kenë dominuar ato të mërzisë dhe zhgënjimit. Prandaj dhe historia që do iu tregojmë tani do t’ju ngjajë gati gati si sureale. Pasi ato ngjarjet e bukura me fund të lumtur, i kemi lënë brenda librave të përrallave që kur ishim fëmijë duke u ngushëlluar se tashmë që jemi rritur e kemi kuptuar mirë se një përallë është shumë ndryshe nga realiteti që jetojmë. Por jo, nuk qenka ashtu! Është e vërtetë që në jetë u dashka të përpiqemi shumë për të arritur objektivat dhe ëndrrat tona, por në fund të fundit edhe pak fat duhet, për t’i vënë vulën. Kjo ka ndodhur me njërën nga protagonistet më të pëlqyera të “Big Brother 3”, Bertinën. Duke ndjekur ecurinë e vajzës 25-vjeçare nga Delvina që nga momenti kur ajo ka hyrë në reality show e deri tani, bindemi se me bërjen e jetës së saj publike, ajo i ka rënë dhjetës. Falë natyrës së saj të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë, ka bërë shumë njerëz për vete por natyrisht tashmë si një fytyrë publike ajo i ka hapur më shumë mundësira vetes. Siç e kemi shkruar dhe herë të tjera, ofertat për punë kanë qenë të shumta, mirëpo deri tani Bertina nuk ka dhënë ok për asnjërën, pasi pret që të mbarojë “Big Brother” e më pas të vlerësojë gjithçka me qetësi.  Por ndërkohë që fansat kanë qenë të shumtë, njerëzit e kanë komplimentuar pa fund dhe ofertat për punë kanë qenë të shumta, ka ndodhur edhe diçka tjetër, diçka që nuk ka lidhje thjesht me Bertinën e “Big Brother” por me Bertinën nga Delvina. Gjatë qëndrimit të saj në atë shtëpi ajo është ndjekur edhe nga familja e një patriotes së saj, nga një grua e cila në ambientet e sipërmarrësve njihet për aktivitetet e saj tashmë të zgjeruara dhe të sukesshme. Ajo është Shefikat Ngjela, e cila falë aktivitetit të saj është sot një nga emrat më të spikatur në biznesin shqiptar.
Zonja Ngjela e cila vjen nga Delvina ka spikasur menjëherë Bertinën dhe më pas është kujtuar se ajo vajza bukuroshe me kaçurrela është pikërisht bija e miqve të saj të vjetër. Me prindërit e Bertinës, Shefikati ka pasur një njohje të gjatë e cila më pas u zgjeruar, pasi fëmijët të cilët i kishin në moshë të përafërt, filluan të bëheshin shokë. Kështu vëllai i Bertinës dhe djali i Shefikatit u bënë shokë, gjithashtu Bertina dhe vajza e Shefikatit, Ersi, u bënë mikesha pasi kjo e fundit edhe pse jetonte në Tiranë shkonte vazhdimisht te gjyshja në Delvinë. Pas daljes nga “Big Brother” që u quajt e parakohshme dhe e padrejtë nga fansat  e saj,  Shefikati pati rastin të ritakohet me Bertinën duke i shprehur asaj gjithë admirimin për mënyrën se si kishte qëndruar aty, për sjelljen dhe gjithçka që sipas saj kishte qenë e drejtë dhe korrekte, duke reflektuar karakterin  e prindërve të saj të cilët ajo i njihte mirë. Më pas gruaja e fuqishme e biznesit e ka ftuar në shtëpinë e saj duke i ofruar gjithë mbështetjen për të cilën ka nevojë një vajzë si ajo  që e çan jetën e vetme në Tiranë. Këtë histori ne e mësuam  teksa pamë disa herë të shoqëruar Bertinën me vajzën e Shefikatit, Ersin. Dy vajzat bien shumë në sy jo vetëm për faktin se Bertina tashmë është e njohur, por sepse janë të dyja të ndryshme nga njëra-tjetra, njëra bjonde e tjetra brune si dhe shumë të pashme. Më pas ne u bëmë kuriozë për të mësuar më shumë për këtë miqësi dhe i morëm një intervistë Ersi Ngjelës, vajzës së sipërmarrëses Shefikat Ngjela. Ja çfarë na tregon ajo për miqësinë me Bertinën.

Mamaja ime ka ndihmuar shumë njerëz, kështu që do ta ndihmojë dhe patrioten e saj

Janë njohur që të vogla fare dhe e kanë rigjetur njëra-tjetrën kur Bertina filloi shkollën në Tiranë. Ndërkohë familja e Ersit është bërë e fuqishme kurse ajo e Bertinës nuk ishte në ditët e saj më të mira pasi i jati i vdiq shpejt dhe e ëma duhej t’i rriste e vetme. Tani e kanë lidhur më shumë miqësinë dhe po bëjnë edhe disa plane bashkë. Ja çfarë na tregon Ersi, vajza 28-vjeçare e diplomuar për ekonomik.
- Ersi ju dilni shpesh me Bertinën, meqë njiheni që të vogla, si të është dukur brenda shtëpisë së “Big Brother”?
- Më është dukur tamam ajo Bertina që unë kam njohur më herët. Një vajzë e drejtpërdrejtë dhe shumë e sinqertë.
- U mërzite kur doli?
- Normal që po, sidomos po të shihje se kë kishte lënë akoma aty brenda?
- Si sillet Bertina tani që e njohin të gjithë?
- Është shumë popullore dhe babaxhane, nuk ia prish askujt. Bën fotografi rrugës me këdo që ia kërkon, jep autografe, pi kafe me fansa. Siç e ka tipin e saj.
- Po tek “ E diell” si të duket?
- Duke patur parasysh se ajo nuk ka lidhje fare me kërcimin, më duket shumë mirë. Por duke e njohur nga afër, mendoj se në ekran ajo është më afër aktrimit sesa këngës, apo kërcimit. Ka një diksion interesant, mënyrë interpretimi si dhe pamjen natyrisht.
- Si sillet juria tek ai progream me Bertinën?
- Mënyra se si e sulmojnë ato dy femrat aty, më duket titpike e një femre që ka zili një femër tjeter që është më e bukur, më e re. Më duket e pafalshme. Unë shoh shumë televizion italian dhe kam parë se sa kanë investuar ata për të mbajtur në progamet e tyre dhe për t’i rritur si personazhe të rinjtë e “Grande Fratello” të cilët pëlqeheshin nga publiku. Këtu bëhet gjithçka që t’i tregosh tjetrit se ti nuk vlen asgjë.
- Ndërkohë ti vjen nga një familje e pasur dhe me emër, jeni në një farë mënyre pak larg me Bertinën në këtë aspekt. Çfarë i keni ofruar asaj si ndihmë?
Bertina e ka shtëpinë tonë si shtëpinë e saj megjithëse tani ajo jeton në një shtëpi të gjithën për vete. Përveç kësaj, mamaja ime njihet si një grua që ndihmon shumë njerëzit, e ka në tip. Ajo di sakrificën me të cilën mamaja e Bertinës ka rritur fëmijët e saj dhe nuk ka pse mos ta bëjë. Por problemi është se Bertina është një natyrë shumë krenare dhe është e bindur që duhet të bëjë gjithçka vetë. Asaj i mjafton fakti që në Tiranë ka një familje që i jep afeksion, i jep siguri pasi e njeh prej kohësh dhe  e gjitha kjo e bën të ndjehet mirë.  Panorama PLUS

Leave A Response