E diela në “Top-Channel” pritet të jetë jo vetëm ndryshe, por edhe me moderatorë të rinj. Lajmet se prezantuesit e vjetër do të ishin sërish pjesë e formulës së re, kanë ndryshuar. Kështu, Alban Dudushi nuk do të jetë më pjesë e emisioneve që do të jepen të dielave në “Top-Channel”. Moderatori i njohur, i cili për një sezon bashkë me Xhemi Shehun ishte prezantues i “E diell”, tani do të ketë vetëm emisionin “Top-Show” në këtë ekran.
Ndryshime të reja kanë pasuar formulën e re pas shkrirjes së “E diell”, ku Xhemi Shehu do të drejtojë “I love my country”, një garë mes VIP-ash për kulturën e Shqipërisë. Ndërsa për emisionin tjetër “Minute to win it” prezantuesi ka ndryshuar. Nuk do të jetë më Albani, por një tjetër femër. Bëhet fjalë për gazetaren e njohur Monika Stafa, e cila do të provojë këtë eksperiencë të re televizive. “Minute to win it” është i organizuar në formën e një spektakli, ndërthurur me lojëra televizive, por edhe të ftuar të ndryshëm.
Sa i përket të ftuarve, ata do të jenë emra të njohur që kanë bërë emër në botë dhe kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin shqiptar. Loja mësohet se është model i një shou amerikan, ku lojtarët marrin pjesë në seri 60-sekondëshe dhe që luajnë për të fituar paratë e vëna në dispozicion. Çdo gjë ndodh brenda 60 sekondave, ndaj edhe puna e moderatorit është mjaft delikate në këtë shou, për shkak të ritmit që kërkon. Do të jetë mjaft interesante për ta parë Monika Stafën, spikeren e lajmeve dhe gazetaren e shumë dokumentarëve, në një sipërmarrje të tillë në botën e spektaklit.
Alban Dudushi, veç “Top-Show”-t, do të vazhdojë edhe me emisionin e tij në radio. Ndërkohë vlen të theksohet se “E Diell”, qysh prej largimit të Krastës, ka pësuar një sërë transformimesh jo vetëm sa u takon rubrikave të reja dhe moderatorëve, por edhe autorëve të saj. Së fundi, ajo nuk do të ekzistojë më, por në vend të saj do të jenë dy emisionet e lartpërmendura. Cilat do të jenë risitë mbetet për t’u parë kur çdo gjë të marrë udhën e transmetimit. MAPO


Me falni, por cfare lidhje ka titulli me lajmin ? Ne titull shkruhet se M.Stafa ze vendin e A.Dudushit ne ”E DIELL”. Me pas shkruhet se M.Stafa di te prezantoje emisionin ”MINUTE TO WIN IT”. Dhe kjo DOMETHENE ???… s’e kuptoj.
aki naj mell kontakti imellin tem peshe si munumme kontaktu nady