Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Ai është një nga aktorët më në zë të Shqipërisë, duke i dhuruar kinematografisë, por edhe teatrit kombëtar, mjaft role interesante që i kanë rezistuar kohës ndër vite. Origjina e tij është nga Kosova.
Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Përmendim këtu recitimin e poezisë së famshme “Jam Shqiptar Kosovar”, e shkruar nga Mitrush Kuteli, një interpretim rrënqethës dhe mjaft prekës nëse marrim parasysh që Kabashi i recitonte Kosovës, vendit të origjinës. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare duke e pozicionuar veten në të njëjtin piedestal ku qëndrojnë ikonat e kinematografisë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, më i veçanti ndër ato ka mbetur roli i Sokratit tek “Apollogjia e vërtetë e Sokratit”.

Mirush Kabashi, aktori 63-vjeçar, i dekoruar nga Presidenti me titullin Artist i merituar, i cili ka shkëlqyer para disa vitesh me rolin e tij të Sokratit në monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, e nisi karierën e tij artistike qysh në skenat e Akademisë së Arteve, ku edhe vazhdonte studimet për aktrim nga ikonat e kinematografisë Shqiptare, Kadri Rroshi dhe Prokop Mima. Rolet dhe batutat e tij janë skalitur në mëndjet e të gjithëve atyre që e kanë dashur sadopak teatrin dhe filmografinë Shqiptare duke u bërë pjesë e zhargonit të përditshëm dhe duke ngritur edhe më lart emrin e mjeshtrit të madh të skenës shqiptare si një artist që di të prekë zemrat e njerëzve me forcën e interpretimit.
Përzgjedhja e duhur e personazheve e bën Mirush Kabashin një aktor unik, një artist që rrezaton, përtej profesionalizmit, personalitet, origjinalitet dhe ndikim te qytetarët përmes forcës së artit të fjalës, duke përçuar mesazhe që pasurojnë më tepër zhanrin e aktrimit, por edhe mendësitë e vjetra. I tillë është roli i tij në pjesën teatrale “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” në 2008, ku spikat qartë karakteri i tij tepër i dashur dhe largpamës.
Filmografia:
Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini (2008)
Nata (1998)
Edhe ashtu edhe kështu (1989)
Binarët (1987)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Zëvendësi i grave (1987)
Nxënësit e klasës sime (1984)
Kohë e largët (1983) ……..Asketi Lithan
Dora e ngrohtë (1983)
Shoqja nga fshati (1980)
Një ndodhi në port (1980)
Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëllai i Zanit

hahahaha po mua ore pse me ke prer ke fotografia fundit
hahahaha sa i paske vene re, e hoqa vete se kisha hall se mos me thoje ti ndonje gje, ndoshta nuk doje qe te ishte dhe fotoja jote ketu, tani e ke te plote foton.
hahahhahaah ka lezet me shum tani….faleminderit
ma ma i mir oshttt monologt me perlqeen qsyh i thot e pergezoj z.kabashi suskese
Hello ..Thanks for sharing supreb informations. Your web site is so cool. I am impressed by the details that you have on this website. It reveals how nicely you understand this subject. Bookmarked this website page, will come back for extra articles. You, my p