Ledri Vula: Ja pse u largova nga “Baba Stars”, shkaku Getoari dhe Dafina

Posted on Aug 7 2012 - 11:51am by Berni

Ledri Vula një nga liderët e grupit Baba Stars, krejt papritur në datën 13 korrik deklaron zyrtarisht në faqen e tij në Facebook: “Që sot nuk do të jem më pjesë e muzikës. Lë gjithçka pas ka të bëjë me muzikën për t’iu përkushtuar regjisë”. Lajmi tronditi jo pak fansat e Ledrit dhe grupit Baba Stars. Veçanërisht duke pasur parasysh që grupi kohët e fundit ka qenë në qendër të medias rozë. Ledri mund të konsiderohet si personazhi më i përfolur mediatik këto gjashtë muajt e fundit.

Fillimisht, historia e tij e dashurisë me Dafina Zeqirin e shndërroi në protagonist të tabloideve. Për disa muaj, çifti e ruajti me fanatizëm lajmin dhe kur u zbuluar filloi një kalvar i gjatë shkrimesh, lajmesh, thashethemesh që synonin të zbulonin të vërtetën e kësaj lidhjeje. Pasi çifti shkojnë në Los Angeles për të xhiruar klipin e tyre “Tonight”, fotot e publikuara në faqet e tyre në Facebook si dhe thashethemet që sa vinin e shtoheshin rreth tyre i dhanë fund hamendësimeve.

Po, Ledri dhe Dafina ishin bashkë. Ende pa shijuar famën e krijuar nga kjo lidhje e artë për median që e pasqyroi fort, Ledri bëhet sërish epiqendra e skupit më të madh mediatik të muajit maj.

Ai në krye të grupit Baba Stars, përleshet me Noizyn dhe një anëtar tjetër të grupit OTR. Në aeroportin e Zyrihut dy bandat rivale në muzikë dhe në jetën personale përleshen në aeroportin e Zyrihut.

Por, duke qenë se lajmi kryesor ishte përleshja askush nuk u mor me detaje të llojit: Ledri ishte i pari që u hodh dhe u përlesh me Noizyn, pavarësisht se Ledri kurrë nuk ka pasur ndonjë debat apo sherr personal me NOizyn.

Në të vërtetë ka qenë Getoar Selimi, ai që ka pasur problem me Noizyn. Për hir të Getoarit, duke e konsideruar mik dhe jo vetëm koleg dhe bashkëpunëtor, Ledri përgjaket dhe ishte i vetmi nga grupi që pësoi dëme fizike pas kësaj përleshjeje.

Madje, Ledri është ai që ironizohet edhe më shumë në këngën e Noizyt “Na jena OTR”, pavarësisht se Getoari ka qenë shkaktari i të gjithë sherreve të ndodhur me Noizyt dhe anëtarëve të tjerë të Baba Stars.

Në Prishtinë, Ledri rrihet me Krenar Çoçaj për hir të Daffyt, Getoari nuk ndërhyn
Pikërisht atëherë kur grupi Baba Stars dukej më i fortë se kurrë, kur anëtarët e tij dukeshin më të lidhur se kurrë, një ngjarje tjetër do të trondiste njëherë e mirë themelet e një shoqërie në të vërtetë pa baza.

Gjatë muajit qershor, menjëherë pas Video Festit Muzikor, Ledri Vulaj ka shkëmbyer një puthje publike me të dashurën e tij që mesa duket ka nxitur zemërimin e ish të dashurit të këngëtares Krenari, i cili më parë ka qenë mik me Ledrin. Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj e ka rrahur në orët e para të mëngjesit të datës 8 qershor, teksa Ledri ka dalë nga një night club në Prishtinë.

Ledri ka qenë i shoqëruar nga Getoar Selimi i cili gjatë kohës kur miku i tij rrihej barbarisht, ka qëndruar duke parë skenën pa lëvizur as majën e gishtit për ta ndihmuar. Ngjarja e cila është pasqyruar në media e ka përmendur këtë fakt por në mënyrë sipërfaqësore.

Më pas, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Ledri ka marrë një vendim për tu larguar njëherë e mirë nga Labeli Baba Stars dhe jo vetëm. Gjithashtu ai i ka dhënë fund, marrëdhënies me të dashurën e tij Dafina Zeqiri e cila u bë molla e sherrit mes Ledrit dhe Krenarit, të cilët dikur kanë qenë miq e sot përveçse mbajnë statusin e ish të dashurve të këngëtares janë shndërruar edhe në armiq të përbetuar.

Ledri nuk e ka mohuar aspak faktin se Getoar Selimi dhe tradhtia e tij e kanë detyruar të heqë dorë nga muzika dhe grupi Baba Stars. Sa për Dafinën, Ledri ka pritur deri ditën e ditëlindjes së saj për ti dhënë lajmin e ndarjes. Duke vepruar kështu, Ledri duket se ka dashur të hakmerret edhe ndaj të gjitha të këqijave që i erdhën nga lidhja me një prej personazheve më të përfolur të show bizit Dafina Zeqiri.

Gjithashtu, Ledri me mbështetjen e familjes së tij ka gjetur një rrugë tjetër artistike; nuk ka për të hequr dorë nga arti, sepse së shpejti thuhet se Ledri do ti hyjë studimeve për regjisurë. Megjithatë, të gjitha lajmet e kohëve të fundit, faqet e fansave në Facebook, tregojnë qartë se Ledri është ndër personazhet më të dashur e gjithashtu ndër rreperët me më shumë fansa që mezi presin kthimin e tij në muzikë.  Bluetooth

20 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. ana 07/08/2012 at 13:49 -

    oooo i ka kry per regjisure studimet…….

  2. **Dafina**Kiss* 07/08/2012 at 15:55 -

    ishalla rikthehet perseri ne muzik meka marr malli per nje hit te ri me ty leder dhe me dafyn te dua shummmmmmm ledri dafina ma te mirt ne bot qaooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ju dua shumm tojla pz amina dhe edita spojani kissss

  3. analisa 08/08/2012 at 14:49 -

    mir ja ka ba se dafina asht e poshter e geti asht qen banu vlla me noizyn me mat madhin vend

  4. ana 08/08/2012 at 15:01 -

    hahahh sa gjynaf keto fansat e dafines luten dhe pergjerohen ti shikojne bashke perser, ta harrojne pilivesat e dafines se kjo gje ska per te ndodhur, daficka ka per te shkuar dore me dore dhe asnje se mban me shume se nje muaj. thjeshte nje lavire eshte dhe asgje me shume.

  5. Pirromani 08/08/2012 at 15:46 -

    Fuckkk Dafinaaaaaaaaaaaa ,sherri yt ka ndodh krejt qiky sennn shpresojm ne kthim te menjehershem te Ledrit#

  6. amina 08/08/2012 at 22:16 -

    ledri po na mungon muzika jote mir eshte te vazhdosh me muzikken e ty ana mos te interesoje hiq per nevee as ni . ok ANALFABETE?DAFYYE POP MBRETRESHA E GLOBIT……

  7. tolja pz-te dua duffy zeqiri je nr1. 09/08/2012 at 08:57 -

    LEDRI VULA je ma i miri prej krejt reperve…edhe pse je largue nga muzika shnosh se jeta vazhdon ndoshta perseri kthehesh ne muzike dhe i bejsh kng BOMBASTIKE….oj ana mos ha shum M*** ti oj qurroooooooooooooooo…..se askush nuk po lutet dhe pergjerohet qe dafina zeqiri me ledrin mu bashkue….kaq kishte per ata dyte dhe u ndaen me ???? kqyrne ju ate BEBUSHEN e jui(gente) qka qdo dite e mashum veq po vjen tju zhgenjye me kng palidhje dhe e TRANDENE te rreeeeeeeee ishalla e mysin krejt kete BITCHEN(genten)…
    DAFINA ZEQIRI & LEDRI VULA & BABA STARSSSSSS MAT MIRET E BOTES
    qao klm amina*dafina*kiss* edita sopjani*ju duaaaaaaaaaaa

  8. luxory 09/08/2012 at 12:45 -

    Shume keq qe ledri osht largu nga babastars per faj te asaj lapericess. LEDRI NR.1 I LOVE YOU <3<3<3<3….

  9. ida 10/08/2012 at 07:06 -

    Nuk para komentoj por nje gje dua t’i them Ledrit,Dafina ta ka fajin ty qe ha dajak? Kur do tbej dashni ftyra jote me te dashuren e shokut,ta pysi iher b****n mire,pastaj te bej si trim. Hakmarrje diten e ditelindjes? E per cfare? Se e deshi..cjane kto kalamnlluqe o Ledri dhe ju kalamaja ktu. Sja ka Dafina fajin atij ja kan vendimet e veta. Te mbante pergjegjsi si burr jo si legen. Nga babastars mire beri qe iku se Geti peder ka qen dhe mbetet. Me Dafinen kam dash ti shoh bashke por pas ksaj qe beri ky se meriton. Se duroi dot pseudonimin ledri gaga se e di qe dafin e qujne gagen shqiptare fansat. Noizy ta shkaterroi karrieren per faj te Babastars,me ato kapu ti,jo me femren tende,femer aq e bukur,e talentuar. Femer e rralle o idjot,prandaj e harrove shokun,kujtohu.Kam pas simpati por me humbe si fanse.

  10. bella 10/08/2012 at 14:21 -

    mka ardh shum mir qe e ka marr vesh LEDRI qe kush osht daffina..edhe pse nuk ja ka vlejt me nderpre muziken per keta 2 poshter…daffin kurven e qenin getin pffffffffffffff…LEDRI te presimmm<3<3

  11. nora 10/08/2012 at 15:03 -

    ahahhahah pik spari ky sosht lideri i baba stars e dyta geti sosht tradhta e treta si kina faj qe i zgjedh femnat me probleme

  12. Blerta 10/08/2012 at 15:12 -

    Uroj që cdo temë në këtë faqe të shpëtojë nga kjo “Dafina Kiss”…Ama që na e shpifi aman tërë këtë portal, pastaj si shkruan bobooooo :/

  13. besf 10/08/2012 at 15:57 -

    O portal mose rreje se Ledri nuk fole keqe per njerin qe ja ka jepe apat e para ne muzik Getoar Selimi
    edhe per Dafinen nuk fol keq nuke ju kashku dhe jone nda qa ka keq ktu Respekt Ledri Getoar Dafina Baba Stars

  14. leonita 05/09/2012 at 15:03 -

    ma hankshi bothen ju

  15. sAmEt 21/12/2012 at 16:05 -

    Ledri nuk e kishte bere ndarjen nga baba stars grupi
    ato ndoshta jan arsyje por asnjeher nuk mund te jen te verteta ;) mos haroni se skillzat ,big zik ,stresi ,ghetto geasy ,agon amiga ledri vulaj etj…asnjeher nuk do te heqin dore nga babastars grupi me i famshem ;)

  16. stela 13/04/2013 at 23:10 -

    oo ledri vula je ma i miri po te lutem hin apet e buku kegetar se je ner 1 ok ju dua ledri vula dhe dafina zeqiri ju pershendes(k) klm nga stela berisha love

  17. rinaaaa 13/04/2013 at 23:15 -

    pershendetje ledri vula je ma i miri sepse ti dhe dafina

    zeqiri jeni me te bukurit ne bot jeni kengetaret numer 1

    ju duaa shum vetem te lutem mos jep dorheqje dhe behu trim merre dafinen per veti

  18. Tina 26/04/2013 at 01:20 -

    Ledri ka qene i mire sa u kon BS tash mundet me u bo maniken edhe pse keto fjale nuk i ka thon Ledri se nuk osht keshtu e verteta

  19. dita 28/04/2013 at 12:20 -

    Na mungon ledri ktheju me shpejt muzikes

  20. dita 03/05/2013 at 15:13 -

    A mundesh o ledri me na tregu pse duffy ka faj edhe pse une nuk e besoj

Leave A Response