Adela apo Moza
24/02/09 14:49
Agoni dhe Lirita po qëndrojnë në kopësht dhe po bisedojnë mbi dashurinë dhe shprehjet që thuhen për të. Agoni i thotë Liritës se do të dashurohet me një nga vajzat brenda shtëpisë por nuk di me kë. Ai thotë se është në dilemë midis Adelajdës dhe Mozës. Lirita i thotë se Moza ka Bjordin por, për Agonin nuk është keq nëse ajo ka dy simpatizant

“Unë të rrotulloj në gishta!”
24/02/09 08:45
Përplasjet mes Zhuljetës dhe Agonit kam vazhduar. Kësaj rradhe ata kishin bashkë turnin e të kujdesurit për lopët, kështu që nuk mund t’i shmangeshin njëri-tjetrit.
“Ta kam kuptuar skenarin që në fillim!” – i ka thënë ajo. Dhe ka vazhduar duke thënë se show i tij me të kishte marrë fund me kohë, madje, që në fillim, ai kishte zgjedhur personin e gabuar. Agoni i ka thënë se ajo ka nevojë për psikologe, gjë të cilën Zhuljeta jo vetëm nuk e ka pranuar, por ia ka kthyer duke i thënë se ajo është e aftë ta rrotullojë në gishta Agonin. Pyetjes së Agonit sesi do të kishte qenë marrëdhënia e tyre po të ishin njohur jashtë dhe mendimit të tij se ajo po vuante për ta njohur jashtë, ajo iu përgjigj duke i thënë se do të kishin pirë ndonjë kafe, do të kishin bërë bisedat që bënin në fillim dhe kaq. Në vazhdim të turnit ajo është munduar ta vërë në lojë, duke i dhënë urdhra.
Një lidhje kërkon vullnet!
24/02/09 12:30
Lirita ka treguar se fillimisht kishte një lidhje që zgjati plot 3 vjet, kohë gjatë së cilës ajo filloi të kuptojë e të mësojë shumë gjëra. Ajo besonte se dashuria ishte një dhe e përjetshme, por pastaj kuptoi se gjërat nuk funsionojnë kështu. Arjoni, duke marrë shkas nga kjo, tha se në raport me të tjerët, që një lidhje të funsksionojë, duhet shumë vullnet, gjë që ky brez, sipas tij, nuk e ka. “Prindërit tanë kanë ditur t’i respektojnë të tjerët, të dashurën, gruan…Ne jemi ndryshe! Ne jemi egoistë!”- ka thënë ai
Marrëdhëniet me prindërit
24/02/09 12:50
Duke treguar për lidhjet e tyre, Arjoni dhe Lirita vazhdojnë të flasin për marrëdhëniet me prindërit. Lirita tregon për lidhjen e ngushtë me nënën dhe faktin që ajo ja tregon të gjitha ndodhitë asaj, madje ishte ajo e para që i tregoi për lidhjen që kishte nisur prej një jave. “Është më mirë t`ia them vetë sepse më pelqen që nëna ime të ketë ndjenjën e besimit tek unë” ka thënë ajo. Edhe Arjoni tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me prindërit dhe se nuk mban rezerva me ta. Ai vazhdon të tregojë se kur ka qenë i vogël, ka qenë një fëmijë mistrec dhe i praptë. Në moshën 14-vjecare ai ka ndryshuar sjellje dhe kjo si rezultat i ndihmës së prindërve dhe këshillave të tyre. Ata e trajtonin si një djalë të rritur dhe që vendimet duhet t`i merrte vetë por, duke ja spjeguar më parë të mirat dhe pasojat e veprimeve të tija. Arjoni tregon se ka jetuar në një ambient ku droga dhe alkooli ishin sheshit por, që nuk ka patur asnjëherë kuriozitetin t`i provonte. “Babi nuk më ka ndaluar asnjëherë t`i provoj,- ka thënë ai, -por, kur e di që nuk janë të ndaluara, të humbet interesi për to.”
Arjoni i thotë Liritës se këtu ka filluar të pijë shumë cigare dhe që do të mundohet ta lërë këtë ves.
Imitime
24/02/09 12:53
Ardjani, Agoni dhe Pavlini qeshin duke imituar Don Corleonen tek filmi “Padrino”. Është Agoni i pari që duke ndrysguar zërin nis këtë lojë dhe të tre djemtë përfshihen në të. Duke e quajtur njer-tjetrin “Don” ata vazhdojnë me batuta filmash si dhe nga jeta e përditshme. Me ta bashkohet dhe Dritani dhe mes tyre fillon një bisedë sikur të ishin “Don” të krahinave të ndryshme dhe fillojnë të flasin për tregtinë e perimeve mes tyre apo dhe pazare të tjera. Djemtë bëjnë shumë humor. Mjafton një batutë e Ardjanit që ata të fillojnë të flasin edhe për kazinotë e shumta. Agoni tregon për një shokun e tij që luan në kazino
Më je dukur i padurueshëm
24/02/09 12:55
Duke ndenjur më shumë bashkë ne tendë për t`u kujdesur për lopët, banorët gjejne mundësi të flasin më shumë për veten apo dhe raportet që kanë krijuar me njeri-tjetrin. Lirita dhe Arjoni flasin për nominimet dhe bezdinë që kanë kur këto biseda bëhen vazhdimisht. Sipas Liritës, dihet që ata do nominohen dhe do nominojnë, këtë e kanë ditur që para se të hyjnë. Megjithatë ajo i thotë Arjonit se nuk e priste që ai të ishte që këtë javë në nominim, kurse për Aidën dhe Adelajdën e priste. Lirita i thotë Arjonit se në fillim ka menduar që ta nominojë sepse nuk i pëlqente, i dukej i padurueshëm por, tani që ka ndryshuar sjellje i duket mirë. Ata flasin edhe për sjelljen e Arjonit kundrejt Mozes gjatë natës së spektaklit dhe Arjoni thotë se u nervozua shumë me të për genjeshtrat që i kishte thënë ajo. As Liritës nuk i pëlqeu kjo sjellje e Mozës dhe e pa si të pavend gënjeshtrën e saj ku tha se kishte patur një të dashur biseksual. Për Liritën shakaja duhet të kishte marrë fund në moment e jo pas disa ditësh. Arjoni thotë se Moza nuk është sjellë drejtë me të pasi ajo mendonte se ai kishte një prapamendim. Por, sopas Arjonit kjo nuk është e vërtetë se ai vec ka dashur që ta njohë e të krijojë një gjykim të drejtë për të. “Këtë kohë kur kemi qëndruar vetëm këtu, jemi njohur më shumë dhe kam vënë re se është një vajzë shumë e ciltër” ka shtuar ai. Ata flasin edhe për Adelën e cila u duket shumë e përmbledhur dhe që nuk është vetja. Arjoni flet edhe për Adin të cilin nuk e njohin ende dhe vazhdon ta quajë atë “klloun”. Arjoni pretendon se Adi ka krijuar mendim negativ ndaj tij dhe se ai ka një mendim pozitiv vetëm për më të vegjëlit e shtëpisë, ata që janë më të padjallëzuar por, me më të mëdhenjtë nuk e luan dot.
“Nëse fitoj”
24/02/09 13:45
Lirita ka shprehur dëshirat e saj se si do t`i shpenzojë paratë nëse fiton cmimin e parë dhe vlerën prej 70 mijë euro: “Do të rregulloja shtëpinë e nënës, të kryeja një master dhe një kurs parukerie ne Tiranë, do të ndihmoja një familje që ka dy fëmijë me probleme mendore dhe pjesën tjetër për të bërë pushime.”
Kurse Arjoni do t`i shpenzonte për familjen e tij, do t`i bente një dhuratë mamasë se tij. “Nuk kam menduar që t`u fal të tjerëve por, do të ndihmoja të afërmit e mi” ka thënë ai.
“Prej babit refuzova Italinë”
24/02/09 14:45
Dritani i kërkon Aidës që të flasi për jetën e saj. Ajo i tregon atij kohën që kur ka lindur e deri tani. Aida e quan veten si një person mjaft të lëvizur e capkëne dhe i tregon atij për largimin e saj nga shtëpia në moshën 6-vjecare. Ajo ka marrë rrugën në këmbë nga Burreli për në Klos duke bërë merak gjithë familjen e saj, për mungesën në shtëpi. Aida i tregon Dritanit se babai i saj i ka mbajtur një ditar që në ditëlindjen e parë, kur ajo filloi të ecë e të flasë deri në momentet që ajo mësoi të shkruajë e të lexojë vetë. Aty, babai i saj i ka shkruar të gjitha episodet e jetës, për gabimet apo vecantitë e saja. Aida i tregon Dritanit dhe për kohën kur ka qendruar në Itali, ajo ka shkuar në moshën 9-vjecare për të studiuar. “Kur kam lexuar shënimet e babit dhe kam parë në ditar lotët që kishte derdhur për mua, vendosa që të mos largohem më për në Itali por, babit nuk ja thashë arsyen ” ka thënë ajo.
Copyright Top Channel TV
Vazhdon ti suprizosh puplikun sa me shume aida bose.Prinderit e tu duhet te prehen ne paqe per vajzen qe kane lene pas dhe te lutem une bashke me familjen time jetojme ne Angli dhe duam te mbajme kontact te pime nje kafe kur te kthehemi me pushime.vajza ime eshte 5 vjece dhe te ka shume fiksim ajo quhet GLORIA ose te pakten adresen e imail.
Arioni e meriton fitoren ,sepse jep mendime shume te vlefshme ,te cilat arrijne te depertojne tek te gjithe ne qe e shohim.Nje BRAVO te madhe!!!
arjoni je 1 shume i bukur dhe i mencur te lumte je yll
une them se moza eshte shume budallaqe sepse nuk kishte nevoj ta shpifte me nje biseksual e cila tashme edhe per shoket e shoqet e tij ne BB nuk i besojn por mendoj se edhe poli nuk do ja fal per mendimin tim moza nuk kishte pas nevoj te genjente
bjordi eshte me i miri ,i sinqerti,me kulture,xhentil
forca bjordi,moza eshte kot kot kot fareeeeeee
forca bjooordiiiii
zhylejta e hoksh ni mutu te madh
mimoza eshte katastrof fareeeeeeee a ti qo nervat kur te pash a gjith kohen ne pasqyr dhe prap tjerav sjav kalon sidomos aides qe eshte shpirt
arii je ma i miri te dua rudina
biordi je me i mire poashtu edhe adelajda jeni me te miret veq vashdoni kshtu
djal ma i mir je ti ne big brother
te per2qafoj shum nga kosova je mei miri tung nga mimoza
ooooo bobo moza dhe adela jeni kot fare , te lumt aida je tamam vajz shqiptare , do e marresh qmimin shpresoj shume .
ncncn..qikjo Aida per met shku nerva..mezi se pret mu rrok me Adelen..ndersa Adela si shpirt.
ah edhe bjordi si zemer<33!
vollaaa Aidaa shumm jE e fort Veqq Po bahesh e keqe kur po rrokesh me adelejnnX3 ama shum kandidate e fort je shpirti…<3
arjoni dhe moza jeni me te miret vazhdoni keshtu….bacii…klm…
per mendimin tim me te miret e BB jane :mimo,aida,arjon dhe adela me duken shum te sinqert shpresoj se mimo as aida nuk do te dalin sot se nuk do ta shoh BB
bjordi je shum fantstik dhe shpreso qe te fiton dhe noza esht shum emir arjoni shet imr edhe aje po bjordi dhe mimoza duhe te dashurjojdh jan shum te fantastkkum
tung nga sk desh te ju them qe moza e arjoni jan me te bukurit une i deshiroj qe te behen ni qift i per kryer a ta te dy po qaja anjeza i ndojte se ni her shkojke mir po si hini anjeza u prish emisjoni valla . tung nga AGNESA BISLIMI NGA SKENDERAJ
walla me thon drejten mimoza je ma e mira , leje at anjeze shka pote xhelozonn net plase :rujeni derin finale.!mimozen