Laboratori i kokainës kapet dhe nipi i Enver Hoxhës

Laboratori i kokainës kapet dhe nipi i Enver Hoxhës

0

Ermal HoxhaNdërkohë nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në aksionin ndërkombëtar të policisë janë zbuluar dhe sekuestruar 121 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ku 100 kg kokainë e përzier si dhe 3 kg kokainë e papërpunuar është zbuluar brenda laboratorit të drogës. Gjithashtu janë sekuestruar 3-4 ton përzierës, si dhe armë zjarri.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditura se në automjetin e Hoxhës janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë parash prej 300 mijë eurosh. Ndërkohë në automjetin e të arrestuarit tjetër, Sajmir Batku janë zbuluar dhe sekuestruar 18 kg lëndë narkotike kokainë duke e çuar në total në 121 kg totalin e lëndës narkotike të sekuestruar në këtë superoperacion të policisë së shtetit në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare.

Nga informacionet e marra nga policia bëhet e ditur se koka e grupit kriminal ishte Ilir Hyseni, i cili mësohet se është përgjuar i pari nga ana e autoriteteve të rendit. Më pas pista e përgjimeve është shtrirë edhe në personat e tjerë, ku i dyti është përgjuar edhe Hoxha, çka ka çuar më pas në zbulimin e grupit të trafikantëve.

Po të njëjtat burime saktësojnë se janë 24 persona të përfshirë gjithsej në këtë rrjet të trafikut të drogës, ku priten edhe arrestime, mes të tjerash edhe persona të tjerë të njohur për publikun shqiptar, dhe që i përkasin showbizit. Ndërkohë mësohet se ky grup i struktuar kriminal ka investuar një shumë prej 20 milion dollarësh për pasuri të patundshme në qytete të ndryshme të vendit.

SHARE