Kush do ta fitoje “Dancing with the stars Albania”

Posted on Jun 16 2011 - 3:10pm by Berni

Kurse Agnesa Vuthaj, mbretëresha e bukurisë Kosovare, mendon se çmimi i parë këtë vit duhet të shkojë në vendin e saj. “Mendoj se çmimin e parë duhet ta fitojë Enveri, përveçse është një artist me vlera të rralla, ai ka luftuar fort për ta merituar këtë çmim, duke pasur parasysh që edhe moshën e ka jo të re”, – tha për ne Agnesa gjatë një komunikimi që patëm ditën e djeshme. Siç e pranoi edhe vetë miss-i pjesëmarrja në “Dancing with the stars” ia ka shtuar dukshëm famën në Shqipëri. Sa i përket raportit me Simonen, bukuroshja Vuthaj tregoi se të ardhmes nuk i dihet, megjithatë gjasat për një lidhje mes tyre janë shumë të vogla, duke qenë se edhe largësia tani do të jetë e madhe.


Klicken für Bild in voller Größe
Opinionisti i famshëm i “Big Brother” ishte një ndër konkurrentët e parë që u larguan nga gara e vallëzimit të yjeve, ama pavarësisht kësaj atë e kemi parë jo rrallë herë të ulur krah spektatorëve. Pyetjes sonë mbi personazhin që do të shikonte të shihte fitues, Arjani i përgjigjet “Do të më pëlqente që ky çmim këtë vit t’i shkonte një këngëtari, ndaj preferoj që ta shoh Shpatin ose Çiljetën me atë trofe në dorë. Nuk e di pse mendoj se atyre do t’u shërbejë më shumë për vazhdimësinë e karrierës një çmim i tillë. Nga ana tjetër nuk dua t’i heq asnjë vlerë aktorit Enver Petrovci”, – përfundon Konomi, i cili këto kohë është i angazhuar me menaxhimin e hotelit të tij në Vlorë.

Një tjetër konkurrente shumë e fortë gjatë këtij viti ka qenë edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila e la garën pak javë përpara finales. Vesa thotë për suplementin se “Është shumë e vështirë të bësh dallime për njerëz me të cilët ke bashkëjetuar për tre muaj. Por megjithatë kam shumë dëshirë që ta fitojë Shpati ose Çiljeta, sepse janë të dy këngëtarë dhe e di që kanë sakrifikuar shumëçka për “DWS”. Këngëtarja e suksesshme aktualisht është duke punuar për realizimin e klipit të ri dhe nga një pjesë e shkurtër që është publikuar, parashikohet që kënga të shndërrohet në një hit, sikundër “Amaneti” gjatë vitit të shkuar. Ajo nga ana tjetër është duke menduar që të jetojë përfundimisht në Tiranë.

Për kantautorin Big Basta fituese e këtij edicioni duhet të jetë këngëtarja Çiljeta Xhilaga. “Dëshiroj që ajo që më nxori mua nga gara të jetë fituese”, – thotë Bigu ndërsa fjalinë e tij e shoqëron edhe me një të qeshur. Për Bigun eksperienca në “DWS” ka qenë e pakrahasueshme, kjo edhe për faktin se për të ishte hera e parë që përfshihej në një kurs të tillë kërcimi. Të qenit repist ia kishte bërë të pamundur Bigut mësimin e kërcimeve të tilla si vals, tango, rumba, etj. Në përfundim të kësaj gare artisti arriti të humbiste diku tek 15 kilogramë. Sa i përket karrierës artistike Bigu pritet të nxjerrë shumë shpejt 1 këngë të re, ndërkohë që po punon tekste dhe këngë për artistë të ndryshëm.

Po poetja Moza Ahmeti kë shikon si fitues? Ajo do të jetë padiskutim një ndër personazhet që do të mbahet mend gjatë në memorien e njerëzve për pjesëmarrjen në “DWS”. Kështu me elokuencën që gjithmonë e ka shoqëruar, poetja Ahmeti na është përgjigjur kështu: Mendoj se do ta fitojë Petrovci. Profesioni i tij e ka ndihmuar shumë në këtë sipërmarrje, pasi çdo degë e artit skenik kërkon pak aktrim të rafinuar në vetvete. Megjithatë ky spektakël ka qenë plot paradokse dhe nuk mund të parashikoj esencialisht asgjë”, – ka përfunduar ajo. Sa i përket pjesëmarrjes në këtë edicion të “DWS” më shumë se sa Moza vetë kanë fituar njerëzit që e kanë parë…

Nga ana tjetër, Olsi Mingomata, banori i shumë përfolur i edicionit të parë të “BB”, dëshiron që të jetë Petrovci fitues. Në fillim të bisedës Olsi duke ironizuar finalistët, u shpreh se Olta Gixhari duhej të ishte fituese e këtij edicioni… Megjithatë pas këmbënguljes sonë, ish-banori pranoi të jepte një përgjigje për konkurrentët që e vazhdojnë ende garën. “Le ta fitojë Petrovci”, u shpreh Olsi, ndërsa shtoi se përpjekjet e tij janë për t’u vlerësuar. Sa i përket pjesëmarrjes në “Dancing” duket se Olsit i ka shkuar shumë mirë. Ai ka fat kur vjen puna për reality show, e për më tepër në dashuri, pasi ai tanimë është në një lidhje me aktoren Olta Goxhari.

Summer Pages Gazeta Shqiptare

1 Comment so far. Feel free to join this conversation.

  1. endrita 16/06/2011 at 23:10 -

    enveri kom pas qef shpati po dul

Leave A Response