Nuk është kënga e Medës dhe Sinan Hoxhës. Nuk është as kënga himn e realizuar nga Top Channel. Është kënga e re e lansuar nga reperi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, e titulluar “Kuq e Zi”, ajo që po merr primatin në top listat ndërkombëtare.
Unikkatili e lansoi himnin e tij shqiptar në një tekst të jashtëzakonshëm, ku ndërthurret historia dhe aktualiteti i hidhur politik, ndërsa “Kuq e Zi” është pritur jashtëzakonisht mirë nga njerëzit.
Mbi 5000 komente ka marrë kënga që në 30 minutat e para të lansimit, teksa pa u bërë 24 orë ka marrë primatin në top listën e YouTube për këngët më të komentuara në botë me rreth 30 mijë komente.
Pos që është në vendin e parë në këngët më të komentuara në botë gjatë ditës, kënga është në Top 5 të këngëve më të komentuara gjatë gjithë javës, duke qenë në një mes edhe me artistë si Katy Perry që pak kohë më parë lansoi klipin “Wide Awake” e që ka 90 mijë komente.
Reperi më i madh shqiptare i të gjitha kohërave, Unikkatili, do të mbajë koncertin e tij të parë dhe të fundit në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës të dielën, ndërsa biletat për këtë ngjarje të pa përsëritshme janë në shitje vetëm edhe dy ditë dhe numri është i kufizuar, gjithnjë sipas kompanisë POWOW Entertainment. /Telegrafi/

texti ish i mire amo ky nuk po dike me e knu. e saper komente ajo nuk eshte kurgjo hiq, se thmia aty me se shumti komentojne. rekord eshte me views per 1 jave 1milion qai eshte rekord. edhe shum ja kini rrit menjen kti qunitpa kon kurgjo hiq. noizy says “KNAQUNI ME VRULLIN E MOMENTIT QANI PER SUKSESIN TIM” eedhe s’ka fjal tjera
Forca shqipe je njeshi….
nuk ka me mbretin unikatili me i miri PRISHTINALI numer 11111111111111
noizy is the best not unikatil noizy smunet meu krahasu me unikatili (TBA) love noizy (otr)
BABA STARS dhe UNIKATIL jane mat miret MBRETER TE REPIT…sdi qka ju pelqen noizy krejt zerin e ka si te vajzave…..katastrof noizy je smundesh mu krahasue me BABA STARS dhe TBA(UNIKATILIN)