Kledi Kadiu përkrah Anbetën kundër Oni Pustinës

Posted on Jul 30 2012 - 9:04am by Berni

Kledi Kadiu, balerin i njohur shqiptar nuk flet më me ish mikun Oni Pustina. Shkak i ftohjes mes dy ish miqve të vjetër ka shërbyer skandali i vjedhjes së parave që Oni Pustina i ka bërë ish të dashurës së tij, Ambeta Toromani, të paktën sipas  pretendimeve të balerinës.

Megjithëse, gjykata e shpalli Oni Pustinën të pafajshëm në lidhje me këtë vepër penale pas denoncimit që i bëri ish e dashura e tij, mesa duket Kledi Kadiu i beson versionit të historisë të treguar nga Anbeta për këtë arsye ka mbajtur qëndrim ndaj Pustinës duke përkrahur mikeshën e tij Anbeta Toromani.

Sipas thashethemeve që qarkullojnë Brenda rrethit të miqve të personazheve të përfshirë në këtë histori, Kledi me të mësuar nga mikesha e tij këtë ngjarje, ka dalë përkrah saj dhe më e pakta që mund të bënte në këtë histori ishte prishja e miqësisë me Onin.  Bluetooth

1 Comment so far. Feel free to join this conversation.

  1. paparazi 30/07/2012 at 23:14 -

    dhe une e besoj variantin e ambetes.ketij onit i ra shpejt pazari ne itali si model dhe mire qe e punesoi maria de filipi si postier te show i vet”C’e’ posta per te”nje here ne jave ,nje spektakel qe zgjat vetem 1sezon 3-4muaj al massimo.pastaj onin e mbante me buke ambeta.ambeta eshte talent,e kane zili dhe balerinat me te mira italiane per stilin dhe elegancen qe shpreh ne baletin klasik.dhe normal paguhet sh sh mire te ”amici”.

Leave A Response