Këtë herë në “Big Brother”, ‘frenat’ i kanë marrë femrat

Posted on Jan 16 2011 - 4:16pm by Berni

Më në fund! Ishte një ndryshim i dëshiruar dhe mesa duket si i tillë ka rënë në sy edhe të banorëve meshkuj. Në ndryshim nga edicionet e tjera, ku spikatnin që në ditët e para se do të ishin djemtë ata që do të dominonin, duke u fokusuar pikërisht tek ata edhe për fituesin, kësaj here situata ka ndryshuar. Shikuesit, por edhe vetë banorët meshkuj kanë kuptuar se në këtë edicion fermat kanë epërsi në krahasim më meshkujt.

Aleanca mes banorëve të të njëjtit seks, tipike mashkullore, kësaj here është atribut i femrave. Ato paraqiten të forta, me një sens protagonizmi dhe mbi të gjitha shumë të përkushtuara kundrejt njëra- tjetrës. Pikërisht për këtë fakt kanë diskutuar pak ditë më parë edhe Ogreni me Ergysin, dy banorë që duken mjaft vëzhgues dhe të vemendshëm ndaj çdo zhvillimi në shtëpi. Madje, aq të zonjat duken vajzat kësaj here, gati-gati të frikshme për nga kurajoja, saqë me gjithë disponibilitetin që tregojnë për të pasur histori dashurie në shtëpi, përsëri meshkujt nuk po japin sinjale bashkëpunimi në këtë drejtim. Neda i ka dhënë të kuptojë Ogrenit se e sheh jo vetem si shok, të njëjtën gjë ka bërë Mirjeta me Marjelin, deri diku Klodi më Ergysin, mirëpo asgjë konkrete deri tani nuk po ndodh. Një nga komentet e fansave në internet për një situatë të tillë, lë të kuptosh që këtë realitet e kanë perceptuar edhe ndjekësit nga ekrani. Një natë, Mirjeta i futet Marjelit në krevat dhe i thotë që dëshiron ta njohë më mirë. Ai i thotë që t’ia lëmë kohës. Fansi, me humor e komenton kështu këtë situatë: “Marjeli mu duk si shef kuadri, të cilit i ka ardhur një femër për punë, ndërkohë që ai i thotë se për momentin vende nuk ka, por duku ndonjë herë tjetër”. Madje, edhe Algeni që ka famën e një mashkulli që bën kërdinë me femrat, po i reziston në mënyrë të pabesueshme xhesteve joshëse të Elisës. Ndërkohë që kemi të bëjmë me vajza shumë simpatike, natyrshëm lind pyetja: edhe sa duhet të presim që t’i shohim këto meshkuj të lëvizin paksa, sepse ngelën vajzat duke u puthur dhe fërkuar me njëra-tjetrën…?! Panorama

Leave A Response