Ajo është një ndër femrat më të bukura Shqiptare, si edhe një ndër femrat që ja vlen për t’u marrë shëmbull në mënyrën se si vishet dhe stilohet. Aurela Hoxha vjen në këtë numër për të këshilluar të gjitha femrat se si duhet të vishen këtë verë, duke filluar nga rrobat e banjos e deri tek detajet më të vogla.
Le t’ja fillojmë nga rrobat e banjos meqë jemi në verë. Do të ndjekësh modën edhe në plazh? Stilistët japin këto këshilla për 2011-tën. Mos të të mungojë asnjëherë shalli i plazhit i kombinuar me rrobat e banjës, shapkat por edhe çantën. Janë shumë në modë gjithashtu shamitë me ngjyra, por edhe syzet. Për të kaluar tek aksesorët të cilët janë shumë të rëndësishëm për të kombinuar një veshje. Aksesorë si rruaza, byzylykë, vathë e kapele, edhe këto me ngjyra, janë shumë të këshillueshme. Për këtë verë duhet të keni byzylykë të mëdhenj me forma të papërcaktuara dhe me ngjyra të çelura.
Këtë verë aksesorët tuaj duhet të jenë të mëdhenj. Gjithashtu, nëse i doni etnoelementet, tani ka ardhur koha t’i përfshini aksesorët e modës në pamjen tuaj, sepse krijuesit botërorë të modës dhe shtëpitë e modës si “Chanel”, “Dior”, “Armani” dhe të tjerë i kanë dhënë tendencat e këtij drejtimi. Nëse doni pak “underground” apo “rock-variant”, Vivienne Westwood do të ishte zgjedhja juaj. Por pavarësisht dizenjuesit apo markës që doni, e rëndësishme është të keni aksesorë që t’ju mbulojnë qafën apo duart sa më shumë që të jetë e mundur, duke krijuar idenë vizuale të një pjese të vetme. Ndoshta do t’ju rëndojnë aksesorët këtë verë, por si aksesorë modernë do t’ju shkojnë për mrekulli me cfarëdo kombinimi të stilit tuaj. TrafikVip
