Kënga e re e Gilit “Haku i nanës”, pëlqehet nga fansat

Posted on Apr 6 2012 - 11:45am by Berni

Ka vetëm disa ditë që kur këngëtarja e njohur Gili ka lansuar videoprojektin e saj më të ri, të titulluar “Haku i nënës” dhe ka arritur të klikohet mbi 60 mijë herë.

Ky fakt konstaton se kënga që në start është pëlqyer mjaftë shumë në opinion dhe për këtë këngëtarja po ndjehet shumë e lumtur. Pra kjo tregon se Gili është rikthyer vrullshëm në skenën muzikore me një këngë mjaftë të veçantë.

“Jam munduar që me kthimin tim në skenë të sjellë diçka të re në tregun muzikor. Më datën 1 prill lansova këngën dhe videoklipin dhe menjëherë publiku e ka pëlqyer. Jam shumë e lumtur që kam arritur të sjellë një këngë për shijen e publikut, një këngë që në realitet prek çdo shpirt njeriu. Kënga titullohet ‘Haku i nanës’, një këngë sociale që flet për përkujdesjen e të rinjve që duhet tu bëjnë të moshuarve. Pra është një dramë jetësore që mund ta kap çdo vesh dëgjuesi”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Tekstin dhe kompozimin e këngës e ka përgatitur si gjithnjë Ilir Berani, ndërsa orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati. Ndërkaq videoklipi është i përgatitur nga produksioni “Max Produktion” dhe është i xhiruar në vilën e mbretit Zog në Durrës.

“Jam e kënaqur edhe me videoklipin, është punuar nga një ekip e gjerë dhe me mjaftë përkushtim”, shton ajo. Gili nuk e mohon faktin se videoklipi i këngës i ka kushtuar mjaftë shumë, mirëpo meqë nuk ka pasur sponsor, ajo është dashur që të gjitha shpenzimet ti kryej vet.

K. Bajrami

3 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. """"lola ""***** 06/04/2012 at 20:02 -

    shume shume kenge e dhimbshme me ka pelqyer shume …
    teksti shume i dhimbshem sidomos interpretimi dhe videoklipi eshte shume i bukur dhe eshte bazuar krejtesisht me fabulen e tekstit,,,

  2. prishtina 07/04/2012 at 01:17 -

    klipi shume i mire

  3. shpresa 20/05/2012 at 21:40 -

    shumm shumm e bukurrr kjo kengeeee ,,, ishalla keta te ri tan do e ndegjojn dhe do mbledhin mende,, sepse per pleqet esht ber nje koh shum e keqeee nuk po i do akush ,, e te rit tan duhet te mendojn se ne sot jemi ku jemi fal tyneee dhe te ruhemii se sot nuk i dojm nenat tona ,,por neser as femia jon nuk na do dhe te gjith ata qe nuk i kqyrin nene e bab nje dit do ta pasojn shum keq nga i madh zot ,, se qka te mjellesh do korreshhh ,, dhe eshte shum e vertet,,,, te lumttt giliiii hallall te qoftt se shum kengg e bukur,,, te duam shummmm me respekt te veqant shpresa nga prishtina….

Leave A Response