Ju ka Silva xhan

Posted on Jan 31 2013 - 10:20am by Berni

Edhe në muzikë ‘rastësia është mbret i botës’. Kështu mund të thuhet për këngëtaren e hitit momental të Silva Gunbardhit, e cila në bashkëpunim me Mandin dhe reperin Dafi, kanë pushtuar klubet shqiptare dhe radiot me këngën e tyre “Të ka lali shpirt”.

silvagunbardhi

Me plot ëmbëlsi, Silva tregon për “Kosova Sot”, rastësinë e asaj për ta dëgjuar pak këtë këngë në studio, ku kishte shkuar për ta kërkuar një baladë. Për më shumë, ndiqeni rrëfimin e saj!

*Silva, vërtet të paska “lali shpirt” këtë fillimvit, pasi kënga është super e dëgjuar?
Silva Gunbardhi: Më vjen mirë që ky vit ka filluar mbarë, jo vetëm për mua, por dhe për të gjithë ata që e dëgjojnë këngën “Të ka lali shpirt”.

*Më trego pak, ju jeni e ftuar në këngë apo ju i keni ftuar djemtë?
Silva Gunbardhi: Ishte rastësi. Unë shkova në studio për ta porositur një baladë dhe, sapo dëgjova pak nga kënga, vendosa ta këndoj.

*Pse kjo ide dhe ky kombinim?
Silva Gunbardhi: Shpesh dëgjojmë këngë, ku bën pjesë edhe e kënduara tallava, por jo të gjitha godasin. Kombinimi ishte thjesht rastësi, në vendin e duhur, në kohën e duhur.

*Kush i thotë më shumë ‘të ka lali shpirt’ Silvës?
Silva Gunbardhi: Tani, të gjithë njerëzit, sapo më shohin, më thonë ‘të ka lali shpirt’. Jam çuditur me një fëmijë 2 vjeç, kur edhe ai më tha ‘të ka lali daaan’.

* E ju, kujt i thoni më shumë ‘të kam xhan’?
Silva Gunbardhi:‘Të kam xhan’ i them gjithë publikut tim. I dua shuuumë, dhe pa ta nuk mund të bëj dot asgjë.

*Si kanë reaguar kolegët, nga kush ke marrë urime e nga cilët jo?
Silva Gunbardhi: Ka kolegë që më marrin nga klubet dhe më thonë, shiko se ç’po bëhet me këngën, duke u gëzuar për suksesin e saj. Për të tjerët nuk jam e interesuar.

*Po nëpër koncerte, tashmë kur t’ju ftojnë, do të shkoni të tre?
Silva Gunbardhi: Ka shumë ftesa për të tre, kështu që, pse jo, do shkojmë.

*Kjo është një këngë komerciale për treg apo edhe për të qenë ‘in’ Silva?
Silva Gunbardhi: Kjo është një këngë, që i përmban të dyja. Është një këngë që i ka bërë të lumtur shumë njerëz, ka një fjalë shumë të dashur dhe 100 për qind shqiptare, siç është fjala ‘lali’.

*Cili do të jetë projekti i ardhshëm?
Silva Gunbardhi: Projekte për të ardhmen kam shumë, të cilat do t’i zbuloj kur të vijë koha, gjithmonë në kohën e duhur. Dua ta falënderoj studion “AS” dhe bashkëpunëtorët e mi, si dhe gjithë artdashësit e mi. Ju ka Silva Xhan. /Intervistoi:Maksim Gjokaj/

2 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. Dafka 31/01/2013 at 20:26 -

    per vitin 2013 mos let mundohen tjert me qit kenge te reja se nuk ka asnje me te mire se te ka lali shpirt bravoooo jeni me te miret

  2. TANI 05/02/2013 at 02:06 -

    ME KENGE TETILLA XHINGIJESH MUZIKA JONE E SHIJET E NJE PJESE TE PUBLIKUT TONE PO DEGRADOJNE. DUHET TI DALIM PERPARA KESAJ KASAPANE TE PSEUDO MUZIKANTEVE E PSEUDO KENGETARUCEVE QE ME THONE TE DREJTEN TE VJEN PER TE VJELE E UL NE MAKSIMUM TRADITEN E MIRFILLTE TE MUZIKES SHQIPTARE…..OOOOOOOLLEELLEE MOJ NONE CFARE BASTARDIZMI QE I BEHET MUZIKES……

Leave A Response