Jonela Dino: Ja pse duhet ta fitojë Ermela BB4

Posted on Mar 17 2011 - 11:25pm by Berni

Ka qenë protagoniste e debateve të forta brenda shtëpisë së “Big Brother 4” dhe në pak kohë arriti të tërheqë vëmendjen e banorëve, por edhe të publikut. Jonela Dino, tashmë ka lënë shtëpinë e “Big Brother Albania 4” për t’iu rikthyer jetës së saj të zakonshme, nga e cila, sipas Jonelës nuk ka ndryshuar asgjë, veç faktit që është bërë një person publik. Në një intervistë për gazetën “Game Over”, Jonela tregon për strategjinë e saj në lojë, pse nuk krijoi një lidhje dashurie brenda shtëpisë, për debatet dhe thashethemet që bëheshin në shtëpi.

Klicken für Bild in voller Größe

Jonela, si po të duket atmosfera jashtë shtëpisë së “Big Brother 4”? Si të kanë pritur jashtë?

Jam ndjerë shumë mirë këto ditë dhe tepër e vlerësuar nga të afërmit e mi dhe nga njerëz  të panjohur, të cilët më kanë përgëzuar për qëndrimin tim brenda shtëpisë.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde kjo eksperiencë?

Deri tani nuk ka ndryshuar asgjë, përveç faktit të qenit person publik.

Të erdhi keq që mbaroi kaq shpejt për ty? Shpresoje të shkoje në finale?

Për aq kohë sa ndenja në shtëpi jam kënaqur dhe jam munduar ta shfrytëzoj në maksimum çdo moment. Pse jo, e kam menduar të isha në finale, por dhe daljen e mora më tepër sportivitet.

Cili ishte synimi yt që hyre në “Big Brother 4”? Çfarë doje të fitoje nga kjo eksperiencë?

Për të ndryshuar diçka nga rutina e përditshme dhe për t’i dhënë vetes një mundësi në një reality-show aq të madh, sa ç’është “Big Brother 4”.

 

Çfarë mendon se të ka penalizuar në lojën tënde? Çfarë ke bërë gabim?

Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë gabim, thjesht ishte momenti për të dalë dhe kaq.

Pse mendon se të kanë nominuar banorët e shtëpisë, çfarë kishin kundër teje?

Pema me kokrra gjuhet gjithmonë (qesh).

Po publiku pse të donte  jashtë, pse të kanë votuar që të dalësh?

Nuk mund të përgjigjem në emër të publikut.

Nëse do të kishe pasur mundësinë të ktheheshe edhe njëherë brenda shtëpisë, çfarë do të kishe bërë ndryshe?

E jetova në maksimum, për aq kohë sa isha brenda dhe nëse do të kthehesha sërish aty nuk do ndryshoja asgjë.

Je akuzuar shpesh si vatër thashethemesh, si e mendon këtë? Apo duhej bërë për hir të lojës?

Duke qenë se jeta ime aty brenda ishte e kufizuar nga ata persona dhe duke mos pasur asnjë informacion të jashtëm për të cilin të diskutoja dhe të flisja është mëse normale që të gjitha bisedat të ishin për ata banorë. Nuk mendoj se quhen thashetheme, por thjesht ndarja e disa mendimeve me banorët, që ndjehesha më mirë.

Nuk ke krijuar asnjë lidhje brenda shtëpisë, tashmë dihet që të jesh çift është një strategji e mirë për të qëndruar më gjatë në shtëpi. Pse nuk e bëre?

Sepse nuk mund të përdorja veten për hir të lojës, nuk ishte kjo strategjia ime.

Nëse do ta kishe bërë, cili nga djemtë do të ishte kandidati perfekt? Me cilin prej meshkujve mund të kishe krijuar një histori?

Përderisa unë nuk e përdora të qenit çift si strategji, do të thotë që me asnjërin prej djemve aty brenda nuk e mendoja veten çift.

Çfarë mendon se ke dhënë brenda shtëpisë?

Asgjë më shumë se çfarë është Jonela në jetën e përditshme.

Na trego pak për miqësinë tënde me Ermelën. Vërtetë të pëlqente si tip, apo e shihje si konkurrente të fortë?

Besoj se ka qenë tepër e qartë miqësia ime me të, përderisa ndanim bashkë mendime, momente të bukura dhe gjithçka që ndodhte aty. Ermela është një konkurrente e fortë dhe këtë nuk e shihja vetëm unë, por të gjithë banorët.

 

Si i sheh çiftet brenda shtëpisë, janë real?

Them se po.

Neda Ogren, çfarë mendon për dashurinë e tyre?

Më duket se dashuria e tyre bazohet shumë në histori dashurisë, për të cilat kanë shkruar shumë shkrimtarë të mëdhenj. Shpresoj të kenë një fund të lumtur siç e kanë dhe historitë nëpër libra.

Po për Mirjetën dhe Marielin?

Besoj se historia e tyre e dashurisë është e sinqertë.

Ermela-Ervin, mendon se ka dashuri në tyre, apo thjesht lojë?

Nuk e mendoj, jam e sigurt që midis tyre ka ndjenjë.

Shkëlqimi dukej se të pëlqente, pse nuk bëre një hap më shumë me të?

Ashtu sikur thashë pak më sipër asnjë nga djemtë nuk më ka ngjallur interes për të qenë më shumë se shok.

Pse grindeshe aq shumë me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother 4”?

Nuk ka një arsye specifike, por ishin thjesht grindje që krijoheshin natyrshëm e jo me skenar.

Është përfolur se keni qenë pjesëmarrëse e një videoje të xhiruar në një nga shkollat e mesme, ku disa vajza qëllonin një moshataren e tyre. Po kjo është e vërtetë?

Jo.

Çfarë do të bësh tani, pasi ka mbaruar loja, cilat janë projektet tuaja?

Ato që kam lënë përgjysmë para se të hyja në shtëpinë e “Big Brother 4”. Më erdhi shumë mirë që pata mirëkuptimin dhe mbështetjen e duhur nga kompania, në të cilën punoja para se të hyja në “Big Brother 4”.

Çfarë do t’ju thuash banorëve që janë në shtëpi? Cilat janë mendimet e tua për ta?

Ermela: Tepër e zgjuar, me një aftësi shumë të mirë për të menaxhuar situatat dhe për t’i kthyer ato në favorin e saj. Për mua meriton fitoren.

Shkëlqimi: Kuzhinier i mirë.

Neda: Shumë filozofike për të qenë 20 vjeç.

Ogren: Orator, por jo aq i zgjuar sa për të fshehur lojën e tij.

Mirjeta: Vajzë e dashur dhe e çiltër.

Marjeli: Njeri pozitiv.

Klodiana: Shumë e paqëndrueshme.

Ergysi: Lojtar i mirë, por jo i fortë.

Alma: E shkathët, e sinqertë deri diku.

Petriti: Njeri me dy fytyra.

GameOver

8 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. Sara__xXx__ 18/03/2011 at 03:09 -

    Ashtu eshte Ermela e meriton fitoren askush tjeter :D :D

  2. ela 18/03/2011 at 16:55 -

    ermela modeli i keq i gocave shqiptare..

  3. NORA 18/03/2011 at 17:20 -

    NESE ME TE VERTET KI BBA ESHTE REAL DUHET TA FITOJ NEDA.

    NEDA TE DUA

  4. FLORA 18/03/2011 at 17:21 -

    JO ERMELA POR NEDAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

  5. Sara__xXx__ 18/03/2011 at 19:03 -

    Do te ishte fallco ky BBA nese do te fitonte Neda.. ERMELAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA E MERITOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOON TE JETTTTTTT FITUESE E BBA DHE (.) :P :P
    Ermelaaaaaa te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa shuuuuuuuuuuuum shuuuuuuuuuuuuuuuummmmmmmmmmmmmmmmmmmm <33333333333

  6. ersida 18/03/2011 at 19:27 -

    PSE DO TE ISHTE FALLCO PSE DO FITONTE NJE VAJZ 20 VJECARE ME VLERA DHE VYRTYTE TE BUKURA.PO LEJE CA THOT JONELA SE JONELA SI ERMELA ESHTE.A E KENI PAR VIDJON QE KA RRAHUR ATE VAJZEN JONELA NE YOTUBE.SHIHENI DHE PASTAJ BESOJENI CFAR THOT DHE CFAR NIVELI KA.

  7. @@@ 18/03/2011 at 20:51 -

    po ku eshte kjo video???

  8. ersida 18/03/2011 at 23:28 -

    VIDJON E KE NE YOTUBE,,SHERRE FEMRASH,,NGA KJO VIDJO KA DAL NJE FOTO NE GAZETE.E KA DEGUAR VET VAJZA E RRAHUR

Leave A Response