E morëm vesh nëpërmjet portalit të saj në ‘Facebook’ që Elvana Gjata na qenka ortodokse, si duket, pasi ajo ka uruar “Pashkët”. Me një urim të tillë, “Gëzuar Pashkët”, Elvana ka vënë edhe një foto shumë seksi gjatë kërcimit të saj të enjten e kaluar në spektaklin ku ajo është duke marrë pjesë, “Dancing With the Stars”.

Në fakt, na erdhi çudi se në këtë festë besimtarët vënë me urimin e tyre një vezë të lyer, që simbolizon atmosferën e “Pashkëve’, ndërsa Elvana e ka vënë këtë foto të saj shumë seksuale, gjatë interpretimit në DWS. Por, ndoshta, kjo ka qenë një mënyrë shumë origjinale e këngëtares së suksesshme, pasi ajo dhe balerini i saj, kanë qenë të veshur me kostume që kishin pikërisht ngjyrën e vezëve të pashkëve, pra ishin me të kuqe./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
Ja si i uron “Pashket” Elvana Gjata?
Categorized as
13
Tagged as
Leave A Response