Interviste me Adelina Ismailin

Posted on Oct 29 2009 - 11:47pm by adm
Categorized as
151
Tagged as

“Mos më kopjo mua”, thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me lukun e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht per mediat e shkruara. Këtë rradhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për “Panorama plus”.
Ka pak ditë që ke publikuar një këngë të re të cilës i ke realizuar edhe klipin. Na trego diçka më shumë?
Isha në makinë, po dëgjoja një cd dhe dëgjova një putpuri të mrekullueshme kënduar nga perla e muzikës shqipe, Fatmira Breçani. Si admiruese e flaktë e muzikës sonë të pastër shqipe, Fatmira Breçani mbetet njëra ndër legjendat e gjalla të muzikës shqipe për mua, por edhe putpuria më mrekulloi dhe e dija që s‘do të shpëtoja pa e kënduar. Vendosa këtë putpuri të vjetër të muzikës autoktone shqipe ta rikrijoj në zhanrin “Tribal”, një zhanër ky shumë modern në trendet e fundit të muzikës botërore. Realizimi i këngës u bë në Zvicër. U ndava shumë e kënaqur. Realizimi i klipit zgjati tri ditë dhe dy netë, me 4 orë pushim për të fjetur. Nuk mund të them që ishte e lehtë, megjithatë duhej të udhëhiqja një ekip prej 137 njerëzish, të koncentrohesha në vallëzim, këndim, aktrim, të gjitha. Regjisori, i cili kryekëput realizoi idenë time, në fund më tha: “Nuk e kuptoj pse shumica e njerëzve që kam punuar me ta, të kanë prezantuar tek unë si një njeri problematik. Ti vetëm po e di çka don”.
Kush u kujdes për pamjen?
Unë i kisha skicuar të gjitha, veshjen, flokët, grimin e deri në detajet më të vogla. Inspirimi im në lëmin e bukurisë femërore mbetet Fadil Berisha dhe çdo foto e tij që e shikoj, më sjell pa fund ide. Disa veshje janë ide të z. Berisha, dhe ndjehem me fat që njoh atë njeri. Unë bëra vizatimet, grimeri i vendosi në fytyrën time.
Shihet një Adelinë e transformuar në disa role, sa të vështirë e kishe?
Unë kam treguar qyshkur që aktrimin ma ka mësuar i madhi Sevdai Radogoshi, dhe nuk e kisha vështirë të aktroja. Në këtë klip jam inspiruar nga skeçet e tij fantastike ku ai i pari ka luajtur pa problem “femrën, mashkullin problematik, e pafund karaktere që unë “ia vodha” dhe i futa në klip (qesh). Dhe jam mësuar si të koncentrohem që të futem në rol, të mos përziej karakteret, e shumë fshehtësi të tjera profesionale (qesh).
Për ata që nuk e kuptojnë subjektin e këngës dhe klipit, na bëj një sqarim në pika të shkurta?
Ka disa porosi. Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë religjionin e çdokujt, dhe në mesin e popullit tonë ekzistojnë edhe katolikë, edhe myslimanë, edhe orthodokse, etj., trajtova pikërisht respektimin e religjionit të shqiptarëve. Porosia ime është e qartë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.  Në përgjithësi, mesazhi është: ”Arti, muzika nuk njohin kufij dhe në një diskotekë, nën tingujt e një kënge të pëlqyer, në gëzim, shqiptarët bashkohen të gjithë. Qoftë mbretëreshë, qoftë kamarier, qofte katolikja me myslimanen, qoftë një mashkull problematik me një DJ hebrej, qoftë vallëtare, kushdo qoftë, kënga e bashkon. Këtë e kam parë me sytë e mi në çdo koncert ku këndoj. Kombi i pasqyruar përmes artit është universal. Nuk njeh kufinj të ndarjes, por të bashkimit.
Këngëtarët asnjëherë nuk tregojnë detajet e rëndësishme gjatë realizimit të klipeve, do na zbulosh diçka ekskluzive për ne?
Nuk di pse fshehin këngëtaret rëndësinë e montimit. Në 90% të klipeve këngëtarja bën një lëvizje të vogël, e cila kur montohet duket si vallëzim perfekt. Ok, unë këtë nuk e lejova, sepse do dukem qesharake kur në koncerte të mia do të kërkohej ai vallëzim nga unë, e unë s‘do të isha në gjendje ta bëja, por ka një fshehtësi në klip. Ka skena ku shihen nga 2-3, nganjëherë të gjitha “Adelinat” në një skenë të vetme. Unë kisha 7 dublere që aktronin rolet e mia para një kamere të vetme. Por kjo është forca e filmimeve. Ka shumë pjesë që nuk janë futur në klip, që unë i konsideroja shumë të bukura, por regjisori më tha: “Adelinë, kot po torturon montazherin. Ne kemi material edhe për 5 klipe, po të ishte kënga 180 minuta, vërtetë do shfaqej çdo gjë që ti dëshiron”.
Projekti shihet që është i shtrenjtë, do na tregosh sa kushtoi dhe kush ka financuar?
Nuk parapëlqej të flas për kostot e klipeve, më duket banale të lavdërohem me çmime të mëdha. Asnjëherë në jetë nuk kam pasur klip me buxhet të ulët. Klipi është financuar nga unë, gjë që shihet në fillim të klipit ku reklamohet “Iliada entertaiment”, produksion ku unë jam bashkëpronare.
Më herët televizionet gjithmonë projektet e Adelina Ismailit kanë “vrapuar” t’i marrin si ekskluzive, derisa këtë rradhë pamë që klipin ua kishe lënë ekskluzivitet fansave, ke më shumë besim tek ata?
Nganjëherë kam përshtypjen që e teproj me sentimentet, në botën e egër të shou-biznesit ku kërkohet vrazhdësi, por jam në një stad jetësor ku saktësisht e di se kush vlen për mua. Fansat e mi kanë qenë me mua në të mirë e në të keqe. Kush e meriton më shumë? Askush. Adelina si këngëtare ekziston për fansat, posaçërisht për fansin tim të cilit ia besova klipin.
Thuhet që klipi tashmë ka pushtuar mediat televizive, përveç fansave kush tjetër e ka pasur ekskluzivitetin?
Artisti s‘mund të ekzistojë pa mediume, dhe as mediumet pa artistët. “Luftërat” medium-artist rrisin interesimin për të dyja palët, deri në momentin kur kalohet kufiri i kulturës, edukatës dhe mirësjelljes. Ekskluzivitetin e kanë pasur të gjithë. Në të njëjtën ditë klipi është shpërndarë në të gjitha mediumet elektronike, gjë që nuk ishte aspak e lehtë.
Ndërkohë edhe për intervista je pak e rezervuar, pse?
Nuk jam e rezervuar, por totalisht e mbyllur për çdo media të shkruar që ka marrë guximin njëherë në jetë të shkruajë gjëra që më kanë ofenduar pa bazë. E di që asnjë nuk varet nga unë, por unë aq më pak. Për fansat gjithmonë  jam aty.
“Do not copy me”, mbishkrim i bukur që më pëlqeu jashtë mase, kujt i është dedikuar?
Ishte ide e regjisorit, dhe gati u përplasëm sepse nuk pranoja. Ai ka punuar me shumë këngëtare, njeh karrierën time mirë, dhe gjatë tërë kohës kur bëja grimin apo floket, më ngacmonte duke më treguar për këngëtare që kur shkojnë të realizojnë klip, dërgojnë regjistrime të koncerteve të mia. Në fund më bindi duke më thënë që ky nuk ishte mesazh vetëm për këngëtaret tona, por edhe për mjaft këngëtare sllave. Më gjeti pikën e dobët dhe pranova si gjysëm në vaj (qesh). Unë nuk kam pranuar asnjëherë në këngë të lavdëroj veten aman! Tash më pëlqen ajo ide, që në fillim po bëja luftë (qesh). Megjithatë parapëlqej të vlerësohem objektivisht nga të tjerët.
A i frigoheni reagimit të “fanatikëve” për simbolet religjioze në klip?
Aq sa është frikësuar Skendërbeu nga dikush! Pra frigohem aspak. Mbi të gjitha është shqiptaria.
Lexuesi gjithmonë do të dijë diçka nga jeta private e Adelinës. Na trego pak?
Si çdo njeri i gjallë, kam kaluar sfida që më kishte caktuar fati, dhe si duket fati më shperbleu. Jeta ime private është e lidhur me profesionin si asnjëherë më parë, momentalisht. Jam e lumtur me punën që bëj, dhe në më dhashtë Perëndia fatin, do të kem një jetë normale si çdo femër tjetër. Jeta ime është më shumë në avion e hotele, sesa në shtëpi. Në rastet më të shëmtuara të jetës, ngushëllimin e kam gjetur në lutjen: “Më dhashtë Perëndia fatin, ashtu siç e kam shpirtin”. Çdo mund e sakrificë po ndjej që po shperblehet. Kam zgjedhur një profesion jo të lehtë. Por këtë rrugë kam zgjedhur vet, Zoti më përkrah dhe nuk lejoj askënd të ngrejë zërin kundër fatit e Zotit.
Ke pasur shumë suksese në koncerte anë e mbanë ku jetojnë shqiptarët, je pritur jashtëzakonisht mirë, flitet që këto koncerte do të përsëriten? Ku ndjehesh më së miri kur këndon?
Turneu në Europë u përsërit, do të përsëritet prapë. Turneu në Shtetet e Bashkuara do të përsëritet vitin e ardhshëm, në qofsha shëndosh e mirë. Kosovën dhe Shqipërinë i kam lënë pak keq këtë vit dhe shfrytëzoj rastin të kërkoj falje të gjithë atyre që më ftuan, por e kisha të pamundur, shkaku i obligimeve jashtë Kosovës. Pa dyshim, më së miri ndjehem në diskotekën më të madhe dhe më moderne shqiptare, në “Rinora 4”. Ata njerëz janë pafundësisht profesionalë, gjithmonë në hap me trendet më të reja botërore, kanë qenë pranë meje në raste të mira dhe jo të mira, është një klientelë e zgjedhur të rinjsh shqiptarë dhe të huaj. Njerëz si këta na bëjnë të mburremi që jemi shqiptarë.
Diçka për fund?
Respekto kishë e xhami, admiro të shenjtën shqiptari.

Panorama PLUS

Click to view full size image

8 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. lina 09/11/2009 at 03:16 -

    po shko moj shkilja moj adelin se shum eposhter je pise po kush tdon ty moj sheet beach

  2. diana 28/11/2009 at 13:05 -

    lop je

  3. xhema 10/01/2010 at 12:49 -

    desha qe premses keasj opinjoni te shprehem per adelinen nje fmer qse se meriton skenen …shqiptart nuk e kuptojn muziken sepse adelina asht nje stripere qe vallzon me pare ne3 klubin enates ne zvicerr nje lavire qe ja more jeten te dashurit nga kaqniku ku kjo ne vitet ishte ish e dashura e arkanit dhe me pas femra e mafijozit nga enverit sekiraqa ku ajo asht imortuse e droges nje kontrabandiste nje fmer qe me veshje ekstravagante mundohet mej prefitu adhurusit por ajo ska aspak talent per muzik ajo e prefitoj skenne nga disa grup kopozitor qe i nduhmun per me dal sken keshtu qe i lus shqiptaret te mos ti shkojn ne koncerte se nese doni fmera qe kcejn naten shkoni ne glubet te tjera e mnaqeni me shum se tek adelina ismajli nje fmer qe u njorua nga festivali i kenges magjike duke e trajtur tamma prostitutk ku edhe me te verete ashte

  4. xhema 10/01/2010 at 12:58 -

    edhe nje shkres sa i prekket adelines nje fmer qe beri plastik ne gjoksa buze madje edhe ne fetyre keshtu po edhe gjyshja e ime po ti bene keto oparacione plastike ndoshta doishte seksi i lus mediat kritik letrare ashtu edhe adhurusit qe ajo adelina mos ju mashtroj me dukjen e saj ku ne fillim emitonte cecen tash mundohet ti kopjoj edhe divat amerikane pse adelina e quan veten dive a edin qka asht diva diva jan kengetaret dhe aktoret hollivudjane nje prostitutk nje kontrabandiste e droges nuk quhet dive sepse ajo me pjesmarrjen ne festivale ska mar kurre qmim te pare ose te dyte shqiprija e vlersonte sepse ishte kosovare dhe jan tallur me cecat te plastikes dhe buzet plastike keshtu qe mos lejon te kete fam mos e lejoni te vallzoj prostitutken para juve nese doni mu argetu ju dijaspora mundeni mu aegetu me kengetaret siq jan shkurta remzija mahmuti ermali sinani e tj ata kendojn muzik te paster shqipe e jo me fmeren ish arkanit me nje prestitutk pa vler ju lus ju dijaspora mos i qoni biletet kote fml nese me kuptoni

  5. albi 10/01/2010 at 13:04 -

    aturitetet kosovare do te duhet te mbykqyren adelinen sepsesipasnje burimit theksojn se shtkontrabandiseje neper e vrope ju lus edhe aturitetve kosovar gjeja se po shkon ne koncerte edhe asht eksportuse e heroines dhe kokaines me te dashurin e saj tani qe ashtne lidhje ku aijeton ne zvicerr fmlper mirkuptim

  6. ALB 10/01/2010 at 13:10 -

    pra fjal asht per adelina imajli ku disa bashkadhetar referoj se adelona tash e tujtje merret me eksportimin e dreoges ne zvicerr dhe per mos marrun ne sy te shqiptarve ajou mundua qe ti mbeloj te zezat me nje videoklim gjeja se une po bej videoklip ANDAJ U LUS POPULLIN TEMOS TI MASHTROJ KONTROBANDISJA ME KENGE SE KENGET E SAJA SKAN VLER KESHTU QE AUTRITETET KOSOVARE NUHET TE JA NDALOJ TURNET APO TEK SEFUNDJA LE TE JEN NE MBYKQYRJEN E SAJ

  7. ALBI 10/01/2010 at 13:12 -

    ADELINA ISMAJLI SMUNDET TA MASHTROJ KETE POPULL GJEJA SE PO BEJ ART E PO MERRET ME KONTRABAND ME DROGA NE EVROP

  8. shqiptari 12/01/2010 at 02:09 -

    pse bre adelush po merresh gjoja me droga e me kontrabanda napër evrop.veq deshta me t’than dishka moj adelushe se e ke dasht gabim njeriun e quajtur enver,sepse të kishe jetu diku kah vitet 70_ta do ta kishe njohur një enver tjetër,pra xhaxhin ENVER HOXHA e qaj far xhaxhi si duket osht i vetmi që nuk t’kish lanë me përdhos emrin vajzave shqiptare,se ta kish qi nanën ta kish hjek kryet si pulës,kurse atyne mutave që po rrijn ngat teje e po hanë bashk mut me ty,ju kisha thanë mos të hin fort kah qashtja shqiptare dhe kombëtare e me ba dredhia se mujn me met pa kry,edhe sigurisht që nuk guxojn me lu me vajzat shqiptare askush,pos me ty,sepse pranoe adelush;ja ke shit shpirtin dreqit,kurse vajzat shqiptare nuk ja shesin shpirtin dreqit,për më tepër ti si duket edhe je e knaqur me një shferc të tillë,prandaj kallxoju atyne mutave tu se bash kurxha nuk kan ba që kan mujt me lu me ty,kallxoju ti se unë ja kam mërzi me folë me muta,sepse une adelushe mutat i dhi për dit në nevojtore,bile edhe tani tek sa shkruaj ja nisi me m’dhimt barku edhe veq po shkoj menjëher me e dhi një mut,
    uh zot sa t’gërrditshëm jan qata njerëz që po të mbajn rob,shyqyr që se din ti.
    sa për evrop qinjav nanën n’dashi me drog e n’dashi me prostitucion se edhe ajo ësht rrospi,edhe na i marrt të gjitha të ligat ne shqiptarve ajo kudër plakë,gjithashtu ia marrt edhe mallkimin qdo shqiptari që ka mundur të jet i mallkuar,e pse jo ishalla ti merr edhe ty tana t’ligat e kthehesh në rrjedha të jetës se hor na bane tu u thirr në shqiptarizëm.

Leave A Response