Ilia Ilov: Shota Baraliu është një mega yll

Posted on Sep 23 2010 - 11:37am by Berni

Call the police” titullohet klipi më i fundit i Shota Baraliut, i cili siç e keni parë, ka sekuenca mjaft pikante. Këngëtarja brune është rikthyer kështu fuqishëm, duke treguar se dëshiron seriozisht të merret me muzikë, edhe pse profesioni i saj i parë është, për të cilin edhe ka mbaruar studimet, është aktrimi. Fabula e këngës ka të bëjë me një ngjarje të vërtetë që i ka ndodhur këngëtares në jetën e përditshme, ndërsa për realizimin e këngës janë kujdesur Armendi Rexhepagiçi, Aida Baraku dhe Darko Dimitrov. Mësojmë se për gjithë realizimin e këngës, Shota ka shpenzuar një shumë të madhe parash, pasi Aida dhe Armendi janë të kushtueshëm! Këtij shpenzimi, duke i shtuar dhe një shumë marramendëse prej 4 mijë eurosh për realizimin e klipit, shuma totale e gjithë projektit, duke lënë mënjanë lodhjen fizike dhe psikike, është vërtetë për t’u marrë në konsideratë… Në klip, këngëtarja ekspresive duket shumë në formë, pasi edhe skenat e këtij klipi janë shumë të nxehta. Në krah të saj është një model maqedonas, që quhet Ilija Ilov. “Xhirimet kanë kaluar në mënyrë perfekte, pasi si një mega yll, Shota është shumë profesioniste. Siç mund të shihni, i gjithë ekipi ka dhënë maksimumin, me në krye regjisorin Alexander. Unë jam munduar të jap maksimumin tim dhe të punoj në bazë të idesë që ka bërë regjisori dhe stilisti Sergej, që ka menduar gjithë grimin e Shotës. Ajo është një person shumë i hareshëm, si dhe inspirim për gjithë ekipin.

Me të bashkëpunimi ishte kënaqësi”, theksoi modeli maqedonas. Ky nuk është projekti i fundit i Shotës, pasi këtë javë pritet të bëhet publike edhe kënga me të cilën do të konkurrojë në festivalin “Kënga Magjike 2010″, projekt ky që sipas saj, do të “shokojë” audiencën shqiptare! Fjoralba Shahaj Koha Jone

2 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. nora 23/09/2010 at 16:55 -

    pa e pa te zhveshur nuk me besohet se nuk eshte TRANSFEMER!

  2. AMARILDO 11/03/2011 at 16:56 -

    JE SHUME E BUKUR ckemi une jam amarildo 22 vjec dhe studioj per juridik ne tirane do me pelqente shume qe te njihem me tue dhe te jemi shoke .te percafoj shume dhe te puc shume nr im 00355694348300 dergo sms

Leave A Response