Historia e muratorit shqiptar Perparim Shala që pozon për “Vogue”

Posted on Nov 14 2011 - 11:54pm by Berni
Categorized as
82
Tagged as

Gjatë javës punon si murator në një firmë ndërtimi, ndërsa në fundjave model në sfilita. Kjo është historia interesante e Përparim Shalës djalit nga Kosova që jeton në Koblenz të Zvicrës dhe ka pozuar edhe për revistën e famshme të modës “Vogue”. Ai thotë në një intervistë për revistën “Aargauer Zeitung” se ideja për modelimin ka nisur në moshën 15 vjeçare.

“Isha në Valdshut, rrugës, kur mu drejtua një grua e re, visazhiste, dhe më tha se kisha potencial për model”, kujton Shala. “Ajo ma dha kartëvizitën e një fotografi dhe më sugjeroi të paraqitem te ai”. Përparimi kishte marrë kontakt me fotografin dhe ka bërë një provë për të bërë fotografi.

“Pastaj fotografitë u blenë njëkohësisht për dy revista mode. ishte një start i fuqishëm”, thotë ai. Prej tri vitesh djaloshi nga Kosova është nëpër pasarela mode dhe pozon për revista të ndryshme. Ndër pozimet më të suksesshme ishin ato për magazinën e modës “Vogue”. “Ishte një përjetim i mrekullueshëm”, thotë Shala.

“Në një seancë të tillë fotografimesh, modeli trajtohet tepër mirë, në një mënyrë është i lazdruar nga ekipi. Dikush kujdeset për flokët, tjetri për manikyrin, e një i tretë për veshjen.”. Mirëpo jeta e modelit nuk është patjetër vetëm e bukur.

“Është e mundimshme të pozosh tetë deri nëntë orë pa ndërprerje. Kërkohet kondicion”. Për punën e modelit ai detyrohet të udhëtojë shumë, para së gjithash vikendeve. Dhe kjo nuk është e lehtë për një të ri si Shala, i cili nuk është vetëm model por edhe përgjegjës grupi në ndërtimtari, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”.

Në moshën 15 vjeçare Përparimi ka filluar kualifikimin për murator, të cilin e kishte mbaruar me sukses para katër vitesh. Pastaj ai kishte marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Nacional të muratorëve.

Kishte fituar në disa nivele më të ulëta dhe ishte kualifikuar. Por këtu i del barriera: për të marrë pjesë në nivel nacional atij i mungonte shtetësia zvicerane. Në fund, shefi, përmes kontakteve të tij ia bëri të mundur pjesëmarrjen.

“Kam gëzuar përkrahje të fuqishme dhe në Kampionat pata mundësinë të tregoja aftësitë e mia”, thotë Përparimi. Kampion megjithatë nuk u bë, por ishte me rëndësi pjesëmarrja. Ndërkohë Shala po bën punën e përgjegjësit të grupit në ndërtimtari, punë për të cilën është duke kryer kualifikimin e filluar prej tri vitesh. Por, sikur të mos i mjaftonte kjo punë dhe modelimi, ai angazhohet edhe gjetiu.

“Jam në ekipin e zjarrfikësve të Koblenzit, riparoj automobila dhe, së bashku me familjen ndërtoj shtëpi, të cilat pastaj i japim me qira”. Siç duket shkruan gazeta, dita e Përparimit duket t`i ketë së paku 48 orë.

”Natyrisht, ka stres, por janë të gjitha punë që i bëj me dëshirë”, thotë ai. Pastaj, të gjitha këto shkojnë me moton e tij: “Kur kam një synim, e realizoj”. Synimi i tij i radhës është, të marrë shtetësinë e Zvicrës. “Albinfo”

6 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. Kaltrina 15/11/2011 at 10:25 -

    po ju edhe si webmaster a mund lexoni se e para kjo nuk eshte Vouge, po eshte ni falsifikim ku shkruhet edhe inVouge se as nuk existon ajo revist. Dhe e dyta, Vouge kur nuk ka meshkuj ne kopertin edhe kur nuk jen 2 personaxhet ne kopertine.

    Nuk iste keq se mi shiku pak keto gjena.

  2. XDX 15/11/2011 at 16:03 -

    Po a nuk po e shikon se kjo eshte e gjermanis VOGUE sa gjeloz jeni kur dikush arrin diqka .

  3. Kaltrina 15/11/2011 at 22:04 -

    O idtio personi se po shkruan, une jetoj ne gjermani, dhe ketu existon Vouge, po e para shkruan german Vouge, dhe e dyta, shkruan Vouge, dhe jo inVouge. Po aj qenka debil se paska kohe mu mor kote me Photoshop. Dhe e treta, ne Vouge jen vetem femrat ne kopertin, dhe kur ni meshkuj, per ate eshte Vouge Hommes.

  4. admin 15/11/2011 at 23:49 -

    Kush po thote se ka dale ne kopertine? Po thuhet vetem qe ka dale ne revisten Vogue.

  5. Kaltrina 18/11/2011 at 15:31 -

    sepse nuk ka dal, deri tash vetem ni personaxh shqiptare ka arit te hyn tek vouge, dhe ajo cuhat emina cumulaj, edhe ti si admin, shikoje niher vet cfare shkruan aty, Vouge, apo inVouge, ather me mire ishte se ti shikojsh tamam informatet nga i mer.

  6. genci 25/11/2011 at 06:04 -

    Kaltrina fjalori yt tregon edukaten tende familjare
    si duket e paske humbur rrugen
    http://www.vogue.com/

Leave A Response