Gjyqi me “ArkivaShqip” Eni Koçi: E vërteta konfliktin për piraterinë në internet

Posted on Jul 17 2012 - 10:51am by Berni

Interneti më shumë sesa të mira dhe favore së fundi është kthyer në një makth për shumë këngëtarë shqiptarë dhe kjo për shkak të piraterisë, e cila po i dëmton këngëtarët në publikimet e videove të tyre në “Youtube”. Gjithçka bëhet me një qëllim. Përfitim të të ardhurave, që shkojnë nga kanalet e hapura në “Youtube” në xhepat e atyre që i posedojnë këto kanale pa pasur kontrata me këngëtarët dhe pa respektuar të drejtën e autorit. Kjo gjë ka ndodhur edhe me Eni dhe Greta Koçin, të cilat nuk po publikojnë më këngë të reja edhe pse videoklipet e tyre kanë mbaruar së xhiruari.

Janë dy video të reja të cilat këngëtaret nuk po i nxjerrin askund. Çdo hap është një peng i Gretës dhe “Love me” i Enit po mbahen peng nga piratët e internetit. Problemi është shumë i komplikuar, po të kemi parasysh se këtë problem e kanë hasur më parë edhe këngëtarë të tjerë të njohur, të cilët vidhen nga persona fantazmë. Megjithatë motrat Koçi kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje, duke hapur një proces gjyqësor ndaj personave përkatës. “Ata kërkojnë që këngët dhe videoklipet, si dhe çdo aktivitet artistik i yni të jetë pronë e tyre në internet. Nëse nuk pranohet ky kusht, çdo video e jona, që është jashtë kontrollit të tyre, eliminohet menjëherë nga interneti. Kjo bëhet sepse të ardhurat që vijnë nga reklamat, klikimet dhe shitjet e veprave tona muzikore duhet të kalojnë me çdo kusht në llogaritë e tyre”, ka shpjeguar thelbin e kësaj çështjeje Eni, e cila ka besim se kjo “torturë profesionale” do të marrë fund shumë shpejt. Po sesi ka nisur problemi dhe cili është dëmi që personat në fjalë u kanë shkaktuar këngëtareve, Eni i sqaron në këtë intervistë.

Som

Materialet artistike që kjo firmë merrte nga artistët i arkivonte në kanalin “ArkivaShqip” dhe vjedhja e të ardhurave nga reklamat dhe shitjet shkonin dhe shkojnë në xhepat e Aldor Ninit, Arben Hoxhës dhe Anxhela Faber. Përveç këtyre dy firmave, këta kanë krijuar dhe firma të tjera “fantazma”, si “Acromax” dhe “OverNext”. Firma të cilat janë pjesë e kurthit teknologjik të internetit.

Som

Këto të ardhura vijnë nga shfrytëzimi i veprave muzikore të të gjithë artistëve shqiptarë që janë të arkivuar në “ArkivaShqip”, si dhe nga çdo kanal i çdo individi që publikon një material muzikor, Aldori i vendos reklamën dhe të gjitha të ardhurat shkojnë në llogarinë e tij. Ndërsa artistët shpenzojnë për pasionin e tyre artistik, kurse këta persona i vjedhin ato dhe abuzojnë ndaj tyre. Dëmi ynë financiar që nga viti 2009 dhe deri në këto momente që po flasim është aq i madh sa vështirë të llogaritet.

Eni, si është e vërteta e videove tuaja dhe të Gretës, që po mbahen peng?

Është e vërtetë që janë afruar disa persona dhe me anë të mashtrimit kanë përvetësuar veprat tona muzikore, të cilat transmetohen dhe publikohen në accountin “Enikoci1” dhe “Gretakoci1”.

Çfarë përfaqësojnë “Acromax”, “Easycom”, “ArkivaShqip”, “Overnext”?

Aldor Nini dhe Arben Hoxha na kanë kërkuar bashkëpunim për veprat tona muzikore, duke i shitur ato në internet si dhe na premtuan mbrojtjen nga pirateria. Këta dy persona u prezantuan si bashkëpronarë të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar e quajtur “Easycom” Sh.p.k me qendër në Tiranë. Krijimi i kësaj firme kishte si qëllim për të mashtruar artistët shqiptarë, duke i gënjyer për mbrojtjen nga pirateria dhe sigurimin e të ardhurave nga shitjet e reklamat e veprave muzikore të secilit artist. “EasyCom” ishte “kthetra” e mashtrimit. Materialet artistike që kjo firmë merrte nga artistët i arkivonte në kanalin “ArkivaShqip” dhe vjedhja e të ardhurave nga reklamat dhe shitjet shkonin dhe shkojnë në xhepat e Aldor Ninit, Arben Hoxhës dhe Anxhela Faber. Përveç këtyre dy firmave këta kanë krijuar dhe firma të tjera “fantazma”, si “Acromax” dhe “OverNext”. Firma të cilat janë pjesë e kurthit teknologjik të internetit.

Prej sa kohësh është prezent ky problem për ju dhe publikimet tuaja të reja?

Ky problem është që në vitin 2009, por nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur pasi nuk e kuptonim që veprat vidheshin. Në momentin që ne e konstatuam, u kërkuam shpjegime personave në fjalë dhe menjëherë jemi hasur me goditje të njëpasnjëshme, duke na bllokuar audion nga videot, ose duke fshirë performancat tona artistike dhe çdo këngë të re apo video ata e kushtëzonin me kalimin nëpërmjet firmës së tyre, në të kundërtën je i sulmuar nga të gjitha anët nga “hackerat”.

Cili është motivi që këta pretendojnë për të mos bërë lançimin e këngëve?

Ata kërkojnë që këngët dhe videoklipet, si dhe çdo aktivitet artistik i yni, të jenë pronë e tyre në internet. Nëse nuk pranohet ky kusht, çdo video e jona, që është jashtë kontrollit të tyre, eliminohet menjëherë nga interneti. Kjo bëhet sepse të ardhurat që vijnë nga reklamat, klikimet dhe shitjet e veprave tona muzikore duhet të kalojnë me çdo kusht në llogaritë e tyre.

Cili është dëmi që ata ju kanë shkaktuar juve, ty dhe Gretës?

Dëmet që na kanë shkaktuar këta persona janë të pallogaritshme dhe unë do mundohem t’i argumentoj një e nga një.

1-Aktualisht kam prodhuar një videoklip “Love me” dhe Greta njëkohësisht një videoklip “Çdo hap është një peng”, që nga muaji dhjetor 2011 dhe nuk mund ta nxjerr në internet, pasi e kam provuar dhe menjëherë Aldor Nini e ka bllokuar audion, që do të thotë se nga ky moment jeta artistike e jona mbahet peng nga ky grup. Duke mos mundur të publikojmë në internet materiale, automatikisht më bllokon dhe mundësinë e reklamimit në televizione, sepse videoklipi sapo të transmetohet në Tv do kopjohet nga fansa dhe do hidhet në internet dhe menjëherë ky grup do ta bllokojë. Kështu që vlera e materialeve muzikore bie dhe humb efektet e saj publike.

2-Nëpërmjet emrit tonë Aldor Nini sulmon kompanitë e tjera rivale të tij, duke u mbyllur accountin vetëm e vetëm për ta patur monopol këtë biznes. Krijimi i këtyre konflikteve na ka dëmtuar imazhin. Rasti konkret është mbyllja e kanalit të Besford Hasanaj, i cili në momentin që u sulmua nga Aldor Nini kishte mbi 70 000 000 klikime.

A ka një vlerë monetare ky dëm? Sa?

Dua të jap një fakt të konstatuar nga specialistë të kësaj fushe. “ArkivaShqip”, “EasyCom”, “Acromax”, “OverNext”, që kanë pronar kryesor Aldor Ninin, përfitojnë në llogarinë e tyre bankare në Gjermani mbi 100 000 USD në muaj nga google. Këto të ardhura vijnë nga shfrytëzimi i veprave muzikore të të gjithë artistëve shqiptarë që janë të arkivuar në “ArkivaShqip”, si dhe nga çdo kanal i çdo individi që publikon një material muzikor, Aldori i vendos reklamën dhe të gjitha të ardhurat shkojnë në llogarinë e tij. Ndërsa artistët shpenzojnë për pasionin e tyre artistik, kurse këta persona i vjedhin ata dhe abuzojnë ndaj tyre. Dëmi ynë financiar që nga viti 2009 dhe deri në këto momente që po flasim është aq i madh sa vështirë të llogaritet.

Çfarë prisni nga prokuroria?

Ne i kemi kërkuar prokurorisë që të na çlirojë nga pengmarrja artistike dhe financiare e Aldor Ninit, Arben Hoxhës dhe Anxhela Faber. Ne kërkojmë të jemi të lirë artistikisht t’i përdorim, t’i transmetojmë dhe t’i publikojmë veprat tona muzikore sipas dëshirës sonë dhe fansave që pëlqejnë muzikën tonë.

Deri kur mendoni se do të vazhdojë kjo histori?

Ne jemi në ndjekje të proceseve ligjore lidhur me këtë çështje dhe kemi konstatuar që organet e prokurorisë dhe të policisë po punojnë intensivisht. Shpresojmë që për një periudhë shumë të shkurtër këta persona të marrin ndëshkimin e merituar, pasi viktima të këtij mashtrimi janë dhe shumë kolegë artistë si: Capital T, Dafina Zeqiri, Etno Engjëjt etj. Etj. si edhe shtëpitë diskografike si:”Elrodi music”, “Albatrade”, “SuperSonic”, “SuperStar” etj. etj. etj…

Eni, si do të jetë kjo verë për ty?

Realisht personat që më menaxhojnë artistikisht kanë mbyllur disa kontrata të mira dhe do të jem në të gjithë bregdetin shqiptar me koncerte deri në datën 20 gusht, pasi në vonë, pas datës 21 duhet të mendoj pak edhe për relaks dhe do nisem me pushime (qesh).

Veç klipit “Love me”, ndonjë bashkëpunim surprizë?

Po, së shpejti kam një bashkëpunim surprizë me një grup shumë të famshëm në Europë. Sapo kënga të jetë gati, do zbuloj edhe detajet e tjera mbi këtë bashkëpunim.

Gazeta MAPO

1 Comment so far. Feel free to join this conversation.

  1. elena 17/07/2012 at 11:24 -

    ku u bene dhe kto kengetare mos ngelte kush pa kendu

Leave A Response