Siç duket, reperi i njohur është bezdisur nga shkrimet e shumta që bëhen mbi jetën e tij private dhe femrat të cilat rrëfehen dhe tregojnë aventurat që ai bën me to. Por për Noizin do të flitet akoma, sepse ka se për çfarë të flitet.
Gjatë javës që kaloi, ai ka kënduar në një klub të Prizrenit, ku thuhet se ka pasur një numër të madh mysafirësh, por shumica prej tyre adoleshentë që çmenden pas tij. Koncerti kaloi për mrekulli, por edhe këngëtari u ndje mrekullisht mirë mes fansave të tij.

Pas femrave, edhe meshkujt kanë filluar të çmenden dhe t’i vardisen reperit të njohur! Se në çfarë situate është gjendur, e di dhe mund të përshkruajë vetëm ai, por nga fotot që kemi siguruar, reperi duhet të jetë ndier paksa në siklet, sepse disa nga fansat e tij jo vetëm kanë dashur të fotografohen me të, por edhe e kanë përqafuar sikur të jenë të dashuruar me të.
PanoramaPlus
