Genta rikthehet tek Rubensi, qëndron në shtëpinë e tij

Posted on Jun 16 2012 - 11:42am by Berni

Duket si një telenovelë, por në fakt nuk është kështu. Kjo është e reja më e fundit që kemi nga ish-banorja e “Big Brother 5”, Genta Gjalpi. Vajza duket se e ka falur Rubensin pas akuzave që i bëri për fotot dhe faktin se do ta hidhte në gjyq. Madje, ajo shpesh u shpreh se nuk do donte ta shihte më me sy Rubensin dhe se do t’i qëndronte larg, jo më të kishte kontakt apo të shkonte të qëndronte tek shtëpia e tij. Faktin që ajo ka shkuar dhe ka ndenjur në shtëpinë e Rubensit e dëshmojnë njerëzit, të cilët jetojnë në lagjen e djalit nga Korça.

Dëshmitarë në lagjen tek ‘Farmacia greke’ afër zonës së Bllokut, thonë se e kanë parë Gentën shpesh të hyjë e të dalë në apartamentin e Rubensit. Nuk ka qenë aspak e vështirë për komshinjtë që jetojnë aty të identifikojnë Gentën e po ashtu edhe Rubensin pas shumë shkrimeve të publikuara në media, gjatë kohës që Genta ishte brenda shtëpisë së BB5.

Hyrjet dhe daljet e Gentës në shtëpinë e Rubensit kanë nisur para dy javësh, pikërisht gjatë kohës që ajo  ka ndenjur herë në Tiranë e herë në Korçë. Pavarësisht se ka thënë që ka shoqe në Tiranë ku mund të rrijë, Genta ka preferuar të gjejë mbështetje pikërisht tek ish-i dashuri i saj.

Nga burime të sigurta kemi mësuar se pjesën më të madhe të kohës që ka ndenjur në Tiranë Genta ka qëndruar tek Rubensi. Sapo doli nga “Big Brother”, Rubensi na tregoi se Genta e kishte marrë në telefon, ku edhe kishin pasur një bisedë mes tyre, por vetëm kaq. Megjithatë, kjo lëvizje e Gentës lë shumë për të dyshuar, sidomos pas situatës së krijuar me fotot, për të cilat ajo akuzoi Rubensin, e po ashtu edhe mediat që ia kishin publikuar, sipas saj në mënyrë të padrejtë. E vërteta e tyre do të ngelet mister sipas të gjitha gjasave.

Ndërkohë ne kemi komunikuar me Rubensin për ta pyetur për këtë gjë, por ai e ka mohuar dhe ka thënë se nuk do që të merret më dhe të pyetet në lidhje me Gentën. Madje ai është shprehur se edhe kur kanë qëlluar në ambiente të përbashkëta, nuk kanë folur me njëri-tjetrin.  Pavarësisht këtij mohimi fakti mbetet i njëjtë. Burime të sigurta të gazetës, por edhe komshinjtë e shumtë e kanë parë Gentën në hyrjen e apartamentit ku Rubensi ka një kohë të gjatë që rri dhe ku të gjithë e njohin.  MAPO

10 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. leni 16/06/2012 at 13:06 -

    nese eshte e vertete kjo Genta eshte nje halabake dhe nuk meritonte kurre te ishte ne shtepine e madhe ku ti kushtonin vemendje publiku si edhe ta votonin .Mos na nxirrni ne gazete me plera si genta me rubensin apo dhe flliqesira te tjera jane njerez shume te ulet dhe nuk duam t’ju kushtojme vemendje.as njerez te thjeshte nuk jane por njerez te deshtuar .

  2. abc 16/06/2012 at 14:27 -

    “pune kurvash, gjelle qensh” thote nje shprehje e vjeter… mos na mbushni me gazetat me keto nivele njerezish, nuk kemi nevoje

  3. sabinacurri 16/06/2012 at 18:26 -

    Per mendimin tim mos u msrrni me me to se ato qenka te 2 debila me ato qe i beri shkon ne apartementin e tij siq eshte nje shpreheje dashuria te verbon syte per mendim tim mos u merrni me ashtu njereish kam pas respekt per genten po me ato qe lexova me vjen keq qe me duhet ta them ajo qenka e trashe puuuuuuuuuuuuuu me mire merruni me njerez qe nuk ja vlejne .

  4. paparazi 16/06/2012 at 21:41 -

    hahahahhahahahhahahahhahahhaha…..dava gente….

  5. ina 16/06/2012 at 23:13 -

    o njres mos paragjikon se nu eshte e vertet se eshte thashethem

  6. ana 17/06/2012 at 09:17 -

    vet genta e ka mohuar lajmin. thashetheme plakash jane, e paskan pare komshinjte dhe asnje prove tjeter. pse se kane nxjerre foto qe ta vertetonin???
    Pati nje perudhe qe ngelen gazetat pa u shitur dhe ja nisen prap me genten qe te bejne ndonje dore lek te paguajne rrogat e punetoreve. pfffff shkrim pa lidhje.

  7. Daffinaa Ledri ILY 17/06/2012 at 14:43 -

    bitch

  8. artaa 17/06/2012 at 14:53 -

    e po dolii e verteta qe ajoo i paska qit vet fotot ti bej publikee turp te kesh moj gentaa si ste vjen turp katastroff aaaa ncncncn

  9. daffye ledrii the best 17/06/2012 at 21:38 -

    bitch bitch bitch

  10. AL 19/06/2012 at 10:29 -

    @daffye ledrii the best says:
    bitch je ti dhe ajo qe simpatizon se ska len asnje nga ekstrada po u zhgerryer.
    nderro emrin se le nam do fillojne njerezit te te kerkojne numrin etelefonit me kete emer qe mban, sene momentin e pare qe lezon emrin tend vetem tek nje gje te shkon mendja. hahhahahaha

Leave A Response