Gati kënga e Albana Osmanit

Posted on Feb 6 2012 - 2:43pm by Berni

Ajo është një ndër vajzat më të suksesshme në botën e televizionit, megjithatë fakti që ka arritur shumë në ekran nuk e ka stopuar, përkundrazi, e ka bërë të tentojë edhe në fusha të tjera të artit për të plotësuar karakterin e një show girl- i.

Kështu siç kemi qenë të parët që ju kemi njoftuar për bashkëpunimin mes Albana Osmanit dhe Mentor Hazirit, që në kohën që ky i fundit ishte i angazhuar në “E Diell”, edhe këtë javë do t’ju japim një lajm tjetër, sërish të parët.

Kënga e tyre tashmë është gati dhe për pak kohë do të dalë nga furra, që në këtë rast është studioja e kompozitorit të hiteve, Flori Mumajesit shkruan Bluetooth. E pas këtij lajmi, të gjithë kemi kërshëri për të dëgjuar këngën e re, të parën për Albanën, pas atyre në gjuhë të huaj, që i ka interpretuar në spektakle të ndryshme. 

2 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. Limi81 06/02/2012 at 19:39 -

    Hahahahahahahahhahaha edhe kjo u be te kendoje?Po pse mor se keni degjuar se si kendonte kjo ne E DIELL qe do te ishte shume me mire te ishe i shurdher se ta degjoje….Nuk kam asgje kunder vajzes por kjo vetem kengetare qe nuk eshte….po teknologjia e avancuar tani po ben cdo gje…

  2. kiara 07/02/2012 at 14:38 -

    na cmenden kto.ska lezet tani,hajde anes kto e bejne kenge,rri dhe ca i kpusin nga 5videoklipe rresht,pastaj fillojn i ftojn ne koncerte dhe kerkojn nga 2mije euro kto pastaj.

Leave A Response