Reagon motra e Dafina Zeqirit, Besa, pas rrëfimit të babait të tyre një javë më parë.
22 vite histori e dhimbshme, të cilën deri më sot ndoshta askush nuk e imagjinonte. Nebih Bajraktari, i ati i njërës prej këngëtareve më të popullarizuara për momentin në skenën shqiptare, Dafina Zeqiri, zgjodhi gazezën “Panorama” për të rrëfyer pengun e madh, sepse nuk arrinte të takonte dhe të njihte të bijën të cilën për herë të fundit e ka parë në moshën 2-vjeçare. Pas publikimit të lajmit në gazetën tonë, portale e media të ndryshme e kanë publikuar atë në mënyra të ndryshme, duke shfrytëzuar rastin dhe për të sulmuar këngëtaren, e cila nuk i jep shansin të atit që të takohet.
Dafina hesht dhe nuk flet, madje nuk dëshiron të prononcohet rreth këtij rasti, ndërsa në vend të saj flet menaxheri Çekiç. Ajo që flet dhe tregon një tjetër version të ngjarjes është e motra, Besa, e cila për momentin është e martuar, jeton dhe punon në Suedi. Versioni i saj është se i ati i ka braktisur kur kanë qenë të vogla, ndërsa policia dhe gjykata suedeze i ka gjetur ato në një fshat të Ferizajit.
Besa: Ai na braktisi, na ka shpëtuar policia suedeze
Në një histori kaq të delikate, jo gjithkush mund të flasë dhe të shprehet pasi ka të bëjë me jetën personale që pas vetes ka mbi dy dekada. Besa Zeqiri (Tafari) është motra e këngëtares Dafina Zeqiri, e cila pas disa tentativave pranoi të flasë rreth historisë që u publikua në gazetën “Panorama” e rrëfyer nga i ati i tyre, Nebih Bajraktari.
Besa, si jua kanë treguar historinë e babait tuaj kur keni qenë të vogla?
Babai jonë asnjëherë nuk është kujdesur për ne, ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla.
Kjo që thua është shumë e rëndë, na trego ndonjë detaj më shumë?
Pasi të shihni dokumentacionin e lëshuar nga policia dhe gjykatat suedeze, ato le të flasin se si Nebih Bajraktari na ka braktisur mua dhe Dafinën kur kemi qenë të vogla, unë 5 muajshe kurse Dafina 15 muajshe.
Dhe më pas si kanë rrjedhur gjërat, kush ju ka gjetur?
Pas 6 muajsh, policia suedeze na ka gjetur në një fshat të Ferizajit.
Çfarë dini tani për babain tuaj?
Ai ka filluar një jetë të re me një tjetër bashkëshorte dhe në fillim ka bërë dy fëmijë, ndërsa sot ka 8-9 fëmijë, plus mua dhe Dafinën.
Kur ka tentuar që të kontaktojë me ty dhe Dafinën?
Ai asnjëherë nuk ka tentuar të na kontaktojë, deri kur Dafina u bë e famshme, por ai asnjëherë nuk ka pyetur për mua…
Ai ka thënë se ju ka ndihmuar ju kur keni ikur nga shtëpia…
Kur unë fillova punën si modele, ai bëri gjithçka që të më manipulojë dhe të më marrë afër dhe pasi ia arriti qëllimit, ai filloi të gënjejë për gjithçka dhe është munduar të shkatërrojë gjithçka. Ngjason shumë me atë person që kur gënjen, më pas fillon të besojë në gënjeshtrat e tij. Të gjithë këta persona kanë nevojë për psikolog.
Po tani si do të vazhdojë kjo histori, keni menduar për ndonjë hap më tej?
Jam shumë krenare të them se unë nuk jam vajza e tij. Kjo është një histori e mbyllur. Një person që ka shumë fëmijë dhe gjysma e tyre jetojnë si jetimë pasi i ati nuk i do, kjo do të thotë se jo të gjithë njerëzit mund të kenë fëmijë, fëmijët nuk janë investim i prindërve për të fituar para. Një këshillë për të gjithë prindërit të cilët i duan dhe kujdesen për fëmijët e tyre që nga dita e lindjes: shumë respekt për ata. Nëse nuk e do vetveten, nuk mund të duash të tjerët.
Besa po tani kujt duhet t’i besojmë ne?
Besoj se nuk ka nevojë për përgjigje, ne jemi fëmijë të braktisur nga babai.
Ju punoni si modele në Suedi, por shumë pak jeni pjesë e mediave shqiptare. Pse?
Arsyeja pse unë nuk jam pjesë e mediave shqiptare është se ashtu kam zgjedhur, jam duke punuar si modele dhe jetoj me bashkëshortin tim, për momentin jetoj një jetë të pastër dhe perfekte larg mediave…
Reagon i ati: Vajzat i mora në Kosovë, pas 7 muajsh i mori ish-bashkëshortja përmes qendrës sociale
Pas rrëfimit që ka bërë, z. Nebih Bajraktari i qëndron faktit se ato çfarë ka deklaruar e bija, Besa, nuk janë të vërteta, pasi i ka thënë nën ndikimin e frikës se mos zbulohen akoma prej shumë vitesh. Ai thekson se pas ndarjes nga ish-bashkëshortja është kthyer në Kosovë me dy vajzat e tij dhe pas 7 muajsh, ish-bashkëshortja, përmes qendrës për punë sociale, ia ka marrë dy vajzat, Dafinën dhe Besën. Ja se çfarë tregon më tej ai: ”Besa sigurisht që do të flasë me gjuhën e së ëmës, se përndyshe do të ketë pasoja, këto që ka thënë Besa janë gënjeshtra. Melihatja është larguar nga shtëpia vetë dhe për një kohë unë jam kthyer me vajzat e mia, kurse Melihatja me vajzën e saj ka qëndruar në Suedi. Pas 7 muajsh ajo vjen në Kosovë dhe jep informata kundër meje, kështu që qendra për punë sociale më informon se fëmijët duhet t’i dorëzoj në qendrën sociale, ose do të arrestohem. Ndodhi ajo që nuk e prita, m’i morën fëmijët dhe në të njejtën ditë jam arrestuar. Për këtë dëshmi kam dokumenta me shkrim. Unë kam marrë lajm se ka filluar edhe grindja mes Dafinës dhe Besës, gjoja se nuk e kanë ditur për foton që kam bërë unë me Besën, por ju lutem keni mirëkuptimin, sepse tani qëndron frika se mos vallë unë do të zbuloj të gjitha gënjeshtrat që janë thënë. Gjatë kohës që vajzat nuk kanë ditur asgjë, ato kanë besuar vetëm versionin e dikujt tjetër, por unë mund të publikoj të gjitha mesazhet që kur kam filluar të bisedoj me Besën dhe të gjitha shkrimet me të”, përfundon reagimin e tij Bajraktari.
Menaxheri Çekiç: Dafina e fokusuar në karrierë, nuk i jep rëndësi këtij rasti
Jemi munduar të marrim ndonjë prononcim rreth rastit në fjalë nga vetë këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, por si duket ajo nuk dëshiron të flasë shumë rreth jetës së saj pa të atin, dhe në vend të saj flet menaxheri Damir Jahiç (Çekiç). Madje as ai nuk prononcohet shumë rreth asaj se çfarë ka thënë i ati i këngëtares, por flet më shumë rreth planeve të saj, duke theksuar se për momentin më shumë po u japin rëndësi karrierës, këngëve dhe koncerteve, se sa të tjerave…
Është bërë publike rrëfimi i të atit të Dafinës në lidhje me faktin se këngëtarja refuzon të takohet me të atin. Mund të na jepni ndonjë koment nga ana e saj?
Për momentin është shumë e kotë të shkruhen gjëra për Dafinën dhe ajo të japë ndonjë koment, kemi vendosur që të mos flasim për asgjë…
Po pse pikërisht ky vendim, kur bëhet fjalë për diçka shumë personale dhe familjare, një fjalë e Dafinës do të ndryshonte gjërat?
Ajo është shumë e stresuar kohët e fundit, me shumë koncerte dhe aktivitete të ndryshme, nuk dëshiron të flasë për këtë rast.
Çfarë është duke bërë Dafina kohëve të fundit, cilat janë planet e saj?
Koncerte dhe këngë të reja, jemi të fokusuar vetëm në këtë gjë, muzika në vend të parë, ndërsa gjithçka që flitet për të, në vend të fundit…
BESART KADIU PANORAMAPLUS
Rrëfimi rrëqethës i Nebiut, babait të këngëtares Dafina Zeqiri: Ma mori ish-gruaja kur isha në burg

NUK KA MUNDESI TE JETE FAMILJE SHQIPTARE KETA…AS JEVGJIT NUK JANE KESHTU…TMERR!
___DAFINA ZEQIRI___TRINGA ZEQIRI___BESA ZEQIRI___jeni motra shum te mira ne veqanti MBRETRESHA DAFINA ZEQIRI eshte si loqkkkkkkkk.
ju pershendes amina dafina*kiss* dhe edita sopjani…oj amina oj loqk a pe thirrim dafinen*kiss* dhe edita sopjanin dhe po shkojm ne SHKUP qka ka me kendue PRINCESHA DAFINA ZEQIRI se u afrue data 12 gusht.se ka me dridh shkupin MBRETRESHA DUFFY ZEQIRI ahahahaha..duffyyyyyyyyyyyyyyyyyy vs baba starssssssssssssssss nr1
veq SUKSESE DAFINA LOQK JE YLL ME E MIRA NBOT ISHALLA T’KALOJN PROBLEMET , PO OJ TOLE por une nuk jam ne ks me vjen keq me te vertet ka me dridh valla ka me kall po qka me be qe nuk do jem aty ju te 3-at shkoni dhe kaloni sa me mir edhe pse jam merzitur shkummmmm:S:S,me vjen keq po ju shkoni dhe kaloni sa me mir dhe e shikoni pak per mu:D…..kaloni mir ju dua shummm 3-at bukurosheee I LOVE YOU
DAFFYE
TOLJA PZ
**DAFINA**KISS**
EDITA SOPJANI…………KALONI SA ME MIR NE SHKUPP ZEMRAT E MIAAA…………………….mvjen keq tole loqkaaa<3<3<3
heyyyy kana kthy HITI TONIGHT U KNAQA TE NGU UHUUUUUUUU SA MIRR HAPPYY DAFFYEE MA E MIRA N’BOTT KISS YLLAT E ESTRADES
DAFINA ZEQIRI
TOLJA PZ
LEDRI VULA
DAFINA**KISS
EDITA SOPJANI*………….JU DUA SHUMMMMMMMMM
vec nexte jeni mate mirate se te kalojne problemet krejte ka mu kan cysh u kan ma hert vec next leonora nga kumanova :p
Ne jeten e saj privat nuk duhet te futen hundet ne e sidomos…komentet e pa vlera ne jet njeriut i ndodhin problemet jo se don njeriu po vet jeta esht keshtu me ngritje e ulje.Nese babai i Dafines e ka ruajt ket momet me dal neper gazeta nuk asht mir,por deshira per te qen me vajzat e ti asht e madhe njeriu qe nuk fal nuk esht njeri sepese edhe Dafina ka nevoj per falje se thjesht jem njerz edhe gabojm porr…ndoshta esht gabimi i nenes e ne nuk e dim ishalla kan njet te gjat e te lumtur po Dafi fal se esht e madhe ndoshta.
oj amina pse moj a ske ardhe ne KS per pushime a??? qka po thush nuk muj me ardhe ne shkup….po jo mazi spo vike ti bashke me ne me shkue ne shkup hiq spo shkojm as na se pa ty oj bukuroshe nuk shkohet….edhe pse na nuk po shkojm,, shkojn shum FANSA te tjer te MBRETRESHES DAFINA ZEQIRIT….o dridhe DUFFY SHKUPIN me 12 gusht me mega hitet TONIGHT…SUPER NOVA…UN KJO JAM..TI ME THUA…MY SWAG…PO MPELQEN…etj etj……
__E DI PSE DAFINA ZEQIRI JU PELQEN _ SE ESHTE MA E MADHJA NE VEND__
mpuq per bukuroshen(AMINEN),loqken(edita sopjanin),zemren (dafinen *kiss*)….jeta jeme je ti___DAFINA ZEQIRI___ te dua deri ne vdekje gjithmon do te jem me ty…..te kalofshin sa ma shpejt problemet lidhur me jeten tande private…te dua te dua te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa shum…duffy vs baba stars nr1.
Familje e degjeneruar fuck all
sikur tju kishte braktisur babai nuk do kishit pas nevoj tiu shpetonte policija po shiko mos e keni pas maman lavire e javka paraqit baban ne polici se neve spo ka nevoj babai jon te na braktis po maman e keni pas te dexhenerune kontaktoni me baban e juaj e jav tregon rrethanat
NUK JAM TRADICIONAL, POR ASKUND NE BOT NUK KAM PAR AS DEGJUAR RAST TE KETILL…KY NUK ESHT CIVILIZIM,ESHTE DEGJENERIM…KJO VAJZ QE DIKUR ISHTE SHEMBULL PER TE REJAT KOSOVARE,QENKA NJE TURP I MADH. DHE ZONJUSHA TE MESOJE QE BART PERGJEGJESI KUR ESHTE PERSON PUBLIK, SEPSE PARATE PUBLIKE PO I MERR. NJEREZ TE DEGJENERUAR IKNI NGA KOSOVA DHE NGA PLANETI.NJERIU JETON PER MORAL DHE JO PER PARA. ME VJEN KEQ NGA BABI I SAJ,MJER AI QKA PASKA PAS NE SHTEPI. MOS U BENI TEPER MODERNE SEPSE KENI DALUR NGA BINARET QYSH MOTI.
Nuk po brengosem aspak per nivelin e ulte te njefare Dafines dhe familjes se saj të cmendur Prishtina i njef mirë , por kur po i shoh komentet e dy fanseve te saj o Zoooti na ruajt ku jetojnë keto vajza??? A dijnë shkrim-lexim? Analfabete totale madje dhe të degjeneruara!!! Aman se jam edhe vet kosovare por nuk jemi kaq të ultë oooo vajzaaa o tmerr, oooo idiote të ndyra a lexoni cfar shkruani? Sikur te droguara! Ptuh, hapu toke se ka skonto! I humbin lezetin dhe faqes! Ka gjet kapaku tenxheren, te gjitha rrugaqe!
oooooooooooooooooooooooooooooooooo ju dua shumm tojla pz dhe amina po do te vi si jo po un ekam pa dafinen zemren lqken nee suhark okan ne benaf ekam pa 5 metra lagr o Zot kum kajt kur ekum pa kam ba foto me ta akan tum lshu shpiti po e mir ish zemra jeme at foto ekam ne zid ne sob te madhe ekam 2 me 2 metra e madhe o zot ja hangsha zemren ju dua shum TOJLA PZ DHE AMINA EDITA SPOJANI KALONI MIR \ZMERAT E MIJA
o po nime edhe un ekum pa oj ti **Dafina Kiss okan ne benaf edhe qe kajshe ti aje ajo tkum zamart qe pate fustan te kalter vesh po ajo qe dole ne foto tu kajt hehehehehe ishalla e sheh perseri qaoo
te dua shummmm dafinna kis je si dafia ne fytyr ani ma syt si te saj i ke
ooooo flm shumm te gjithve ju dua shumm
TOLE me falni por une te DIELEN jam larguar nga KS nuk jam ktu por ju shkoni se seshte gje shiheni pak DAFYEN POP MBRETRESHEN nese shkoni kaloni bukur 3-at ju dua shum sepse ktu ka fillusr shkollaaa qe te HENEN mir shkoni ju nga 12 dhe kaloni mir ju pershendes shummm dhe ju duaa shummm TOLE DAFINA KISS EDITA SOPJANI………DAFINA KISS LOQKA LUMI TY QE E KE PA A ISHTE SE MBRETRESH :dLUMI TY LOQKK ………JU DUA SHUMMMM DHE JU PERSHENDES SHUM 3-BUKUROSHET ………DAFYYE LAKKE SHKUPIN KREJTTT KNAQMI BUKUROSHET :d JU DUAAAA SHUMMMMM
DAFFYE
TOLE
DAFINA KISS
EDITA SOPJANI……………..
amina flm shummmmmmmmmmmmm o Zot ish si kukelll me ba me pa poi bishe msysht un jam tranu kum kajt gjeth diten prej lumturis ishalla edhe ju do e takoni nje dit ju dua shummmmmmmm tole amina dhe edita spojani qaoo
ncnc kush sun ju bjen nfije
ishalla ishalla po si kukell e si mbretresh bukuroshja e ruzullit toksor eshte DAFFYE i love you tole dafina kiss edita sopjani ju pershendes shummm bukurosheee i love you………………dafye pop mbretresha…….
e tash kujt ti besojm ne,motres apo babait te dafines????????????
Shum te bukur e paske motren duffy
Por kam degjuar se ke edhe 1 moter tjeter qe quhet tringa a eshte e vertet t lutem nese e shohish ndonjeher kete koment me kthe pergjigje te lutem
Te dyjat simpatike