Enver Gjokaj këtë vit ka qenë më shumë se aktiv në serialet televizive amerikane se çdo vit tjetër. Pasi seriali “Dollhouse” ndërpreu xhirimet, Enveri ka marrë pjesë si i ftuar në disa prej serialeve televizive më të njohura në Amerikë.

Fillimisht, ai është ftuar në “Lie To Me” dhe më pas tek “Chase”, ndërsa javën që shkoi është parë në një prej serialeve të ri më të suksesshëm të momentit “Undercovers”, i cili transmetohet në “NBC”.
Të gjitha këto prodhime i përkasin gjinisë së luftës dhe trillerit, çka tregon se tashmë Enveri e ka formuar profilin e tij hollivudian. Sh2