Edona Lalloshi: Kënga “E vërtetë”, shumë e suksesshme

Posted on Sep 9 2012 - 11:22am by Berni

Edona Llalloshi vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të kërkuara. Ndonëse stili dhe interpretimi i saj bënë që ajo të adhurohet nga të gjithë. Edona pas suksesit të këngës “E vërtetë” dhe pas lançimit të albumit live, ka nisur përgatitjet për një video-projekt të ri muzikor, për të cilin thotë se është duke punuar shumë. “Kam nisur përgatitjet për projekte të reja muzikore, por megjithatë kënga e vërtetë dhe albumi më kanë sjellë shumë suksese”, – ka thënë ajo për mediat kosovare.

Edhe kjo verë ka qenë mjaft e ngjeshur për këngëtaren, e cila bënë të ditur se ka përfunduar sezonin e verës me mjaft suksese. Pritet që gjatë kësaj periudhe të mësojmë diçka më shumë në lidhje me projektet e saj të reja, të cilat shpreson që do të pëlqehen në publik.  Koha Jone

Leave A Response