“E Diela Shqiptare” zhvendoset në Turqi

Posted on Jun 30 2012 - 12:01pm by Berni

Po kthehet tashmë në një traditë që të seritë e fundit të pro gramit “E diela Shqiptare” të zhvendosen në plazhet e mrekullueshme të Turqisë. Pas suksesit të këtij programi gjatë gjithë vitit, tani do t’i shtohen edhe ngjyrat verore në ditët e nxehta të këtij fillim korriku. Stafi i programit, me në krye Ardit Gjebrean dhe regjisorin Pali Kuke, kanë bërë përgatitjet që dy emisionet e fundit të “Së Dielës” të jenë jo vetëm të gjalla, por edhe me të ftuar interesantë që do të sjellin eksperienca nga më të larmishmet.

Vetë të ftuarit do ta bëjnë të tillë programin, ku arti, sporti, humori e sigurisht pushimet do të jenë tematika e bisedave që do të zhvillojnë dy panelet e përbërë me personazhe vërtetë interesantë.

Kështu të ftuarit e dy paneleve do të jenë: futbollisti i mirënjohur Foto Strakosha, aktori i humorit Agron Llaka, prezantuesja e dashur Zerina Kuke, gazetarja dhe analistja, Sonila Meço, si dhe personazhe të tjerë, si Luzhjana Abazi, çifti Ardian dhe Klaudia Hila, si dhe Shaban Ibrahimi. Se si do të jenë të ndarë dy panelet do ta zbulojmë këtë të diel, ndërsa kemi mësuar se mjaft surpriza do t’i shoqërojnë të ftuarit në resort “Gloria serenity”, gjatë qëndrimit të tyre në Turqi. Koha Jone

1 Comment so far. Feel free to join this conversation.

  1. nora 01/07/2012 at 17:10 -

    ooooooooooo per mrekulli beni qef lale

Leave A Response