Diamantet janë dhurata për Emine Çunmulajn nga i dashuri i saj i ri

Posted on Jan 26 2011 - 10:46am by Berni

Emina Çunmulaj është e para modele shqiptare që ka arritur të dalë në kopertinat e revistave të njohura të modës si “Vogue” dhe “Marie Claire” dhe po e para që ka sfiluar për pothuajse të gjithë stilistët më me emër në industrinë e modës. Ajo ka bërë të pamundurën që ta përfaqësojë denjësisht bukurinë shqiptare anë e mbanë botës.

Që është shqiptare nuk e ka mohuar askund, madje ka ripërsëritur disa herë se ky fakt e bën të ndihet krenare. Ka 10 vjet përvojë si modele, e prapë vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat dhe më të suksesshmet, ndonëse në jetën private gjërat nuk kanë funksionuar siç duhet. Rikujtojmë se ka qenë e martuar me modelin Bekim Lulanji, prej të cilit u divorcua.

Dhuratë Diamante në vlerë prej qindra mijëra dollarësh…
Për një femër të bukur si Emina sigurisht që edhe dhuratat duhet të zgjidhen me shumë kujdes dhe çfarë më shumë se diamanti i përshtatet asaj. Kështu, modelja si dhuratë për festat e fundvitit mori një bylyzyk dhe qafore me gurë diamanti. Ndonëse nuk deshi ta bëjë të ditur personin, i cili shpenzoi aq shumë për një dhuratë të tillë, u shpreh se dhurata e bëri të ndjehej jashtëzakonisht mirë e posaçërisht kur bëhet fjalë për një dhuratë të tillë. “Mendoj që jam një vajzë me fat që kam rastin të marr dhurata të tilla nga njerëzit që i dua. Madje, ajo përdori një shprehje në gjuhën angleze që thotë “Diamonds are girls best friend”.

Pas divorcit, me të dashur të ri


Ndonëse gjërat nuk po funksiononin siç duhet në jetën private pas divorcit me Bekimin, si duket edhe ato kanë filluar të përmirësohen. Zbuluam se modelja është në lidhje me Evangelo Bousis, një djalë amerikan, i cili po ashtu merret me modelizëm. Ata së bashku po kalojnë ditët më të mira të lidhjes së tyre. Ata qëndruan në Zelandë të Re për festat e fundvitit duke shijuar deri në maksimum shoqërinë e njëri tjetrit…Edhe pse modelja nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private, ne për të konfirmuar këtë fakt  siguruam një foto të çiftit.

Pas Dior dhe Versace..në pasarelë për Armani-n
Emina është ndër modelet më të kërkuara këtë vit, ajo do të shfaqet në shumë sfilata dhe sete fotografish tek firmat më me emër si Armani, Prada, Gucci e shumë të tjerë. Profesionalizmi i saj e bën që të renditet ndër modelet më të suksesshme shqiptare. ”Do të vazhdoj të punoj dhe të bëj të pamundurën për ta prezantuar sa më mirë bukurinë shqiptare në botë, ashtu siç kam bërë deri më sot.  Jam krenuar gjithmonë dhe vazhdoj të krenohem që jam shqiptare.” – u shpreh Emina në fund.

FJOLLA SINANI

Leave A Response