Dafina Zeqiri është pranë lansimit të një bashkëpunimi tjetër, kësaj radhe me reperin e grupit “Skillz”, Ledri Vula.
Bukuroshja e cila njihet për bashkëpunimet e saja të shumta me këngëtarë të ndryshëm, duket ta ketë ‘zënë’ Ledrin në radarin e saj, pasi që në një intervistë për emisionin Express në KTV, ka konfirmuar se së shpejti do të lansohet dueti i saj me reperin e njohur.

Dafina pohoi se ajo është përkujdesur për vijën melodike të këngës, ndërsa tekstin e ka bërë Ledri. Aranzhimin dhe inçizimin e këngës e ka për detyrë Enis Presheva. Sipas Dafinës, kanë mbetur edhe disa detaje të papërfunduara, që kënga të lansohet edhe zyrtarisht në treg.
Pos tjerash, këngëtarja paralajmëroi dhe publikimin e një singli të cilin e krjijoi sa ishte 15 vjeçare, atëkohë nën përkujdesjen e siç thotë ajo ‘vëllait të saj’, producentit Çekiç. /Telegrafi/
ju du dyve ma shum LedriN dihett
Pres me padurim Ledri qe ta besh nje duet edhe me Genten .. Genta & Ledri ma t’mirt ska fjal aty ..
ooohh normaal breee dyt`t te mir edhe kanga deel eehh miir amoo deshiir me bo ni duet Dafina Ft Kastriot Rehxa(Dr.Mic).tung ju duuaa te `dyvve
shummm bashkpunim i mir te dua shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm klm
hehhe dihet ledri maj miri
sa te poshter e kan hek kangen e ledri t dhe te dafit nga you tobe