Të gjitha duan të vishen nga dora e saj. Kur shohin Dafinën apo
Edonën, të gjitha do të donin të dukeshin po aq bukur. Blerina Kllokoqi Rugova, njëra ndër stilistet më të suksesshme në Kosovë, ka arritur të krijojë një tendencë në stilin e veshjeve të femrave kosovare. Fustanet e stiluara nga ajo i shohim pothuajse në çdo aktivitet të rëndësishëm, veshur nga figura publike, kurse sfilatat me krijimet e saj përbëjnë ngjarje të veçanta kulturore. Me, apo pa dashje, ajo arrin gjithnjë të tërheqë vëmendjen, jo thjesht për talentin, apo për paraqitjen e saj, por edhe për faktin se është nusja e djalit të ish-presidentit të ndjerë kosovar, Ibrahim Rugovës. Fakti që është bashkëshortja e Mendim Rugovës e bën atë edhe më tërheqëse në sy të kuriozëve. Megjithatë, ajo nuk do që të flasë shumë për këtë, pasi rrugën e suksesit e ka ndërtuar vetë. Pavarësisht detyrimeve si bashkëshorte, por edhe si mami i Evës, ajo i është përkushtuar tërësisht punës, duke arritur të jetë një firmë e sigurt në Kosovë.
Blerina jeni ndër stilistet më të njohura në Kosovë. A ishte e vështirë ishte rruga deri këtu?
Sigurisht që po, por falë talentit në radhë të parë, angazhimit, punës, përkushtimit arrihet qëllimi dhe rezultati i dëshiruar. Eksperienca po ashtu e bën të vetën, duke të forcuar edhe më tepër dhe duke të të shtyrë që të veprosh sa më shumë dhe sa më guximshëm për ide dhe krijime të reja.
A mund të na thoni disa nga emrat e Vip-ave që kanë bashkëpunuar me ju?
Klientet e mia janë të fushave të ndryshme këngëtare, politikane, aktore e shumë persona publikë në Kosovë. Ndër to do të veçoja Dafina Zeqirin, Edona Llalloshin, Marigona Dragushën e shumë të tjera..
Janë kapriçioze? Është e vështirë të punosh me to?
Kuptohet, gjatë çdo bashkëpunimi mund të haset në vështirësi të vogla të cilat evitohen, duke gjetur një kompromis në mes të palëve.. Normal që bashkëpunimi i mirëfilltë bën që ato të identifikohen me logon time.
Cilat janë modelet, materialet dhe ngjyrat që preferohen për këtë vit?
Ngjyrat do jenë kryesisht të ngrohta, të kombinuara me nuanca të lehta. Materialet që përdor unë si krijuese nuk kanë sezone, meqënëse evenimentet e ndryshme ndodhin në çdo kohë, por sido qoftë më të preferuarat në shumicën e krijimeve janë mëndafsh i pastër. Ndërsa modelet do t’i shihni pas realizimit.
Sfilatat me krijimet tuaja përbëjnë ngjarje që percillen me interesim të madh në Kosovë. Kur do të jetë prezantimi i radhës?
Jemi duke punuar në këtë drejtim, duke dizenjuar dhe realizuar krijime të reja me një ekip të përkryer. Pas finalizimit të projektit do të jetë edhe prezantimi i shumëpritur dhe i shumëkërkuar nga adhuruesit e kësaj shtëpie të modës.
Keni menduar që krijimet tuaja t’i prezantoni edhe në Shqipëri?
Patjetër që po. Pas kërkesave të shumta që kemi nga artdashësit në Shqipëri, shumë shpejt do të jemi edhe atje. Bashkëpunimi me kolegët dhe koleget e mia jo vetëm ne Shqipëri, por edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi, ka filluar kohë më parë dhe po vazhdon edhe më tej, deri në prezantimin e përbashkët të krijimeve.
Fjolla Sinani Panorama
nuk asht gruja e ish presidentit po gruja e djalit te ishe presidentit kosoves dr ibrahim rugova
Eeeee Zoti ju vraft qfar titulli palidhje e keni qit me men n’kry, kjo osht nusja e djalit te te ndjerit RUGOVA e jo nusja Zoti ju vraft, nusja e t’njerit u bo plak tash menxi pe man veten se le ma mi vesh VIP-at more analfabetat e thivt qe hor e paski bo qiken!!! Shum suksese Blerina me knaqesi i shikoj kreacionet tua sa here qe kaloj kah dyqani…… pershendeje Prishtina.
pom dhimbseni qe dy fjal shqip nuk po dishit mi bo sa per informacion nusja i thon edhe nuses se djalit.. Kurse bashkeshortja gruja partnerja osht fjala per femren me te cilen jetoni.. pom dhimsen kta 2 min qe i harxhova tu ju mbajt leksion te paditurve si ju te dy …