Ndodh që bindjet politike të ndajnë këngëtaret në Kosovë. Ndërsa Leonora Jakupi ishte pranë Partisë Demokratike të Kosovës gjatë fushatës së shkurtër, por tepër intensive zgjedhore, para ditës së votimeve, 12 dhjetorit, Adelina Ismajli është shfaqur pranë kryetarit të Bashkisë së Prishtinës dhe njëherësh kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ajo ka qenë e pranishme në aktivitetet e organizuara nga kjo parti gjatë fushatës, por edhe në koncertet që shoqëruan fundin e saj, para ditës së zgjedhjeve. Prania e saj në të gjitha eventet rrëzon mendimin se ishte thjesht për pragmatizëm financiar.
Më shumë se kaq, Adelina është adhuruese e LDK-së dhe pjesëmarrja në aktivitete më shumë politike se kulturore e konfirmon këtë. Bluetooth
