Banorët e “Big Brother” një muaj më pas

Posted on Jun 19 2012 - 9:00am by Berni

Një muaj pas përfundimit të spektalit më të madh të bazuar në jetën reale në Shqipëri, publiku shqiptar është kurioz për atë që ka ndodhur në këtë periudhë me idhujt e tyre.

Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel” i dha përgjigje pyetjeve të ngritura rreth Liamit e Ermalit, të ftuar në studio dhe Françeskës, në lidhje direkte nga Vlora.

I pari që mori fjalën ishte Ermali, i cili pasi tregoi se është takuar vazhdimisht me Liamin, tregoi se ende nuk ka rinisur jetën me intensitetin e plotë. “Jam përqendruar vetëm tek shkolla, kam pasur pesë provime për të dhënë dhe kam përfunduar tre. E vërteta është se më kanë mbajtur pak me hatër, por nuk kam nisur ende të bëj plane për të ardhmen. Si kam ndërmend ta shfrytëzoj famën? Nuk ka qenë fama ajo që synoja kur u futa në “Big Brother”, por të fitoja, diçka që për disa arsye nuk e realizova dot”.

Në lidhje me planet e së ardhmes Ermali shpjegoi: “Për momentin objektivi është shkolla, por ndërkohë po realizoj një plan për në shtator, që lidhet me politikën dhe gazetarinë. Mbase mund të shndërrohem në prezantues. Nuk e di ende se në çfarë televizioni, shpresoj “Top-Channel”, por të shohim”.

Përsa i përket Liamit, ai në këtë periudhë i është kushtuar profesionit të tij, atij të “dee jay”, duke luajtur në disa klube të ndryshme anembanë Shqipërisë.

“Unë luaj techno e house, rryma jo shumë të preferuara në Shqipëri, por njerëz ka pasur dhe shpresoj që jo prej meje, pasi nuk mendoj se fama im do të zgjasë përjetësisht. Madje herën e dytë, njerëzit s’kanë për t’u bërë më kuriozë, pasi figura ime do të jetë e konsumuar”.

Aktualisht, Liam po merret me një projekt të rëndësishëm, një projekt bamirësie. “Evenimenti i bamirësisë do të zhvillohet tek lokali i Dritanit. Duke u kthyer nga Struga, pashë një plakë, grua shtatzanë duke shitur fiq. Më erdhi keq dhe kështu më dha shtysë që të realizoja një dëshirë afatgjatë, atë të pjesëmarrjes në nisma të tilla. Të gjitha fondet që do të grumbullojmë, do t’i dërgojmë në ndihmë të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Shpresoj që të gjithë anëtarët e “Big Brother” të bëhen bashkë dhe të japin një mesazh të gjithë popullit shqiptar”.

Nga ana e saj, Françeska, e cila shpjegoi se ka marrë pjesë në disa aktivitete të realizuara në qytetin e saj, por është në pritje të ofertave serioze, komentoi edhe spekulimet në gazeta, për një krizë në lidhjen e saj me Ermalin, pasi nuk kanë vendosur të jetojnë bashkë. “Ne kemi patur një lidhje normale dhe vazhdojmë ta kemi, por bashkëjetesa është shumë e hershme. Kemi vetëm dy muaj bashkë, s’kemi të ardhura ekonomike të mjaftueshme dhe jemi akoma tepër të rinj, prandaj për momentin nuk kemi planifikuar asgjë”.

Edhe Ermali u përputh me këtë ide, ndërsa shtoi se marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë shkon edhe më mirë, pasi duke jetuar larg kanë më pak kohë për t’u zënë mes tyre.

Në fund, ndërsa lëshoi edhe një herë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në aktivitetin e bamirësisë, Liami hodhi poshtë spekulimet për probleme në lidhjen e tij me Evelinën, e cila është rikthyer në Gjermani për çështje shkolle.

13 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. Ani 19/06/2012 at 10:46 -

    Bravo Liam, te marrin shembull nga ti ata te tjeret qe enderr me te madhe kane te kapin nje karrige ne politike. Suksese ne sipermarrjen tende, shpresoj te te mbeshtesin.

  2. troc fare 19/06/2012 at 12:15 -

    Liam, je shum i mir. Je shembull per te gjith.

    Ermal, na ke car trrapin me idjotlliqe.

  3. amina 19/06/2012 at 15:26 -

    LIAMIIIIIIIIIIIII LIAMIIIIIIIIIIII

  4. kaltrina 19/06/2012 at 20:36 -

    Duke u kthyer nga Struga, pashë një plakë, grua shtatzanë duke shitur fiq.Hiq spaska dit me rrejt bre. Si eshte e mundur plaka shtatzene

  5. adrea 19/06/2012 at 20:43 -

    ermalllllllllllllllllllllll je me i miri keshtu vazhdo ,liami eshte nje i pavlere qe vetem ofendon njerez .bravooo ermal vec keshtu go go go goooooooooo i love you .you are the best .franci dhe ti je si shpirt uroj qe lidhja juaj te zgjase sa me gjate jeni shuuuuuuuuuuuuuuume te mire dhe te bukur . kur ben dhe liami si i bukur duhet me vra vetem mi amon se kupton se eshte tu shku drejt te 40-ave .ermal ermal franci erjon

  6. b7m 20/06/2012 at 12:59 -

    Ermal je me i miriiiiiiii …. shpresojm te behesh ndonje prezantues qe te shofim akoma ne tv ….. liam je nje vkkkkk qe na ke car by** ….

  7. tlijki 20/06/2012 at 13:01 -

    Liammmm fytyra jote me shkakton semunjen e bulimis ,, cdo gje qe ha sapo te shikoi ty shkoi dhe vjell keshtu qe do na besh nderr mos te dalesh m ne tv ….. ermall je me i miri buzeqeshja jote te shton jetennn <3

  8. troc fare 20/06/2012 at 13:01 -

    LIAM je 1sh. Ermali mundohet te t’kopjoj, pooor…s’nuk. :)

  9. Niti 20/06/2012 at 13:08 -

    ermali me i miri ska diskutim ketu

  10. Niti 20/06/2012 at 13:10 -

    ERMALIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII
    FRANQIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII,1SHA

  11. adrea 20/06/2012 at 14:27 -

    TLIJKI KE SHUME TE DREJTE E NJEJTA GJE ME NDODH DHE MUA

  12. kjooo 23/06/2012 at 18:19 -

    Liam
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM
    LIAM…………
    YLLLLLL<3

  13. niti 23/06/2012 at 20:46 -

    o shyqyr u kry big bradher se nuk u kqyrke kur dilke ky liam pederi ta bajke bajat kejt <3ERMALI-FRANQESKA

Leave A Response