Aurela & McKresha, një këngë për vajzat ‘e këqija’

Posted on Jun 20 2011 - 9:27am by Berni

Ka zgjedhur një rol të njohur në shoqërinë e sotme. Dhe këtë ja ka veshur vetes. Në vetën e parë, këngëtarja Aurela Gaçe shfaq gjithë pretendimet që mund të ketë një femër, kur ajo lidhet me dikë për interes. Kënga “Cash”, në të cilën për herë të parë Gaçe shfaqet edhe si tekstshkruese, në bashkëpunim me Dr.Flori dhe McKresha është risia e kësaj vere që shoqërohet me një klip interesant, futurist.

Kënga nis me një epilog, ku personazhi, që luhet nga vetë këngëtarja, shfaqet duke folur në telefon me të dashurin dhe duke përtypur një çumçakiz në mënyrë brutale… pasi lëshon telefonin, ajo i shprehet shoqes së vetë “uh me lodhi ky, por ka para. Ku s’më ka çuar. Ja, në Dubai isha. Është i martuar, po s’ka gjë”…” për të vijuar më tej me një këngë ritmike që premton për t’u kthyer në një hit veror. Ndërkaq duhet thënë se në këtë këngë, Gaçe dhe McKresha interpretojnë mjaft mirë rolet e tyre!

“Cash”

E, ej më duhet një makinë

Në Bllok ta kem shtëpinë

Firmatot kam fiksim unë

E, ej asgjë nuk kam problem

E jotja do të jem

Mjafton të kesh ti Cash Ca$H

Ëampi dampi dampi da

Unë në mendje kam para

Refreni

Zemër,I love you,

Do të të dua ty përjetë

Sa të kesh numrin me 20

I need you,

Zemra, ti e di të ndjej

Asnjë tjetër s`mund të gjej si ti

E, ej mësoje o viktimë

Kjo ndjenjë e ka një çmim

Ta dish o shpirti im ti

Ee, e ej për ty unë jam princeshë,

Me mua që të jesh ,

Mjafton tëe kesh ti Ca$H Ca$H

Mc.Kresha

Thonë që parja e sjell botën

Sikur topin me një gisht

Ajo s’ngopet, don veç pare

Edhe ato, paraprakisht

Me të vërtetë është bishë,

Plot vetëbesim

Krejt e trendte (e çmendur)

Prej 100% të aktrimit

0%i ka talent

Vishet shtrenjtë,

E përcjellë çka është në trend,

Rruazën e kaltër

Orën Kartier e ka mos me I ra m’sysh

Man, edhe të ka parsysh sa ke pare,

Se pastaj s’ke me u marrë më parasysh

Jane bo dhipat e sodit (janë bërë p…e sotëm)

Sikur ekipat e futbollit

Çdo një vjet t’u e ndërru sponsorin

Djali: “Kthemi paret e mija”

Vajza: “Ok, një tjetër do ta gjej”!

MAPO

1 Comment so far. Feel free to join this conversation.

  1. lona 22/06/2011 at 11:19 -

    PO CFARE JANE KETO KENGE KOTI MOR TE ASHTUQUAJTUR KENGETAR MOS TE VIJE KEQ POR TY MOJ AURELA NUK TE SHKON ASNJE LLOJ KENGE SHIF MOS KENDON NDONJE KENGE LABE ANDEJ NGA STALLAT E LOPEVE TE VLORES SE PER TJETER SJE TI ,NUK TE SHKON FARE KJO KENGE QE PO KENDON SKANDAL NUK JE PER KENGE SIDOMOS PER MUZIKE TE LEHTE DHE AQ ME KEQ KJO RRYME NUK TE VJEN FARE PER SHTAT ,BUDALLALLIQE PO DEGJOJME PER DITE NGA JU KENGETARET GJOJA SIKUR JA DEDIKONI DIKUJT POR NUK E DI SE KUSH E DEGJON KENGET TUAJA SIDOMOS KENGETARET RREPERE QE ME MIRE TE RECITOJNE PA VEGLA MUZIKORE ,NA E SHPIFET FARE DUKE FILLUAR NGA NOIZI ,E TE TJERE KENGETARE RREPERE NUK JU DEGJOJME TA DINI .

Leave A Response