Arta Bajrami së shpejti i rikthehet skenës me këngë të reja

Posted on Mar 20 2011 - 10:00am by Berni

Ka disa muaj që nuk kemi dëgjuar këngë të re nga Arta Bajrami dhe kjo, për shkak se këngëtarja ishte larguar për një kohë nga karriera për t’iu përkushtuar më shumë vajzës së saj Viktorias e cila ka disa muaj që ka ardhur në jetë dhe ishte si prioritet për këngëtaren si për të gjithë nënat e reja.

Klicken für Bild in voller Größe

Kënga e fundit “Nëse ty”, që kishte realizuar Arta kur ishte në muajin e katërt të shtatzanisë, akoma sot e kësaj dite po kërkohet shumë nga dëgjuesit, por si duket kjo këngë nuk ua plotëson shijen fansave të saj, të cilët kërkojnë çdo ditë rikthimin e Artës me shumë hite. Herën e fundit që e pamë Artën ishin xhirimet për programin e Vitit të Ri në “RTV21”, ku këngëtarja shfaqej më në formë se kurrë dhe nga ajo paraqitje Arta ka anashkaluar edhe shumë koncerte e mbrëmje muzikore, teksa prërgatitet për t’u rikthyer në skenë akoma më fuqishëm.

Klicken für Bild in voller Größe

Vëllai i saj, kompozitori Don Arbas, këto ditë është duke punuar me të në realizimin e demo inçizimeve për këngët e reja të Artës, të cilat e presin atë të futet në studio për t’i përfunduar. Duke ditur rrjedhën e këngëve të saj, në projektet e reja do të përfshihen disa këngë ritmike, duke mos i anashkaluar edhe baladat të cilat i shkojnë shumë mirë. PanoramaPlus

2 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. k.k 20/03/2011 at 16:14 -

    ooo arta me ke mungu shum jo vetem mu po gjith publikut shqiptar je kengetarja ma emir

  2. flamuri 20/03/2011 at 17:24 -

    nuk po me pritet me pas ne dore albumin e ri
    BOMBË BOMBË BOMBË BOMBË BOMBË
    <3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3
    <3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3
    <3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3
    <3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3
    <3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3<3

Leave A Response