Natyrisht, që nga kjo histori nuk mund të përjashtohej kurrsesi edhe mendimi i atij…opinionistit të famshëm të reality shoë-t “Big Brother”, Arjan Konomi, i cili ka komentuar sjelljet e banorëve për javë e javë të tëra dhe jo vetëm kaq…Arjani ka pasur mundësinë edhe t’i njohë banorët në një tjetër formë, pas daljes nga “Big Brother”, përmes intervistave në revistën që ai vetë drejton. Kështu, Arjani në bisedën e shkurtër që zhvilluam dje përmes telefonit, duke qenë se ai ndodhej në Vlorë, na tha se “më vjen shumë keq që janë ndarë. I takoja shpesh pas daljes nga ‘Big Brother’ dhe asnjëherë s’më kishin shfaqur shenja pakënaqësie ndaj njëri-tjetrit. I kam pasur të dy në intervistë dhe kanë folur të dy me shumë përzemërsi për njëri-tjetrin. Të dy i kam pasur në intervistë veç e veç, pasi nuk dëshiroja që të ndikoheshin nga përgjigjet e njëri-tjetrit.

Arjan, në intervistë krahas shumë pyetjeve të tjera ka qenë edhe një pyetje për seksin…
Po është e vërtetë, përkrah shumë pyetjeve të tjera e kam ngacmuar Domenikën edhe në lidhje me seksin: Si është Seldi në seks? – më duket ka qenë pyetja, dhe ajo më është përgjigjur që “është i paparë”.
(Ndërkohë, Domi në intervistën e saj tregon se jeta e tyre seksuale linte për të dëshiruar).
Arjani vijon më tej bisedën duke thënë se “Unë, duke qenë se i kam ndjekur me vëmendje përgjatë gjithë atyre javëve transmetim, kam krijuar një afeksion të brendshëm për secilin prej tyre dhe natyrisht që nuk më vjen mirë kur shikoj që lidhja e tyre të përfundojë në këtë mënyrë. Nuk di çfarë të them tjetër, pasi nuk jam shumë në brendësi të kësaj çështjeje”, – përfundon opinionisti. G.Shqiptare
ARJAN KONOMI ESHTE PEDERAST PER VETE
haha domi ka harruar te vdesi