Arbri ka dalë i fundit nga shtëpia e “Big Brother” bashkë me trofeun e çmimit të madh. Ndonëse brenda shtëpisë kishin folur për dhurata dhe ndarje çmimi nëse ishin fitues, Arbri shprehet se nuk do të ndodhë asgjë e tillë, pasi Liami e refuzoi që para finales së madhe.
“Lekët i kanë prindërit e mi, kam fituar për ta”
“Big Brother Albania 5” e ka tashmë një fitues dhe ai është Arbri. Djali nga Kosova ka përjetuar orët e para jashtë shtëpisë. Në përballjen e fundit me Liamin, Arbri shprehet se ishte i sigurt në fitoren e tij, duke e konsideruar veten lojtarin më të fortë të shtëpisë. Thotë se hyri në lojë për prindërit dhe do t’ua lërë atyre administrimin e çmimit të madh. Pas pak ditësh do kthehet në Kosovë, ku e pret një tjetër festë.
Zyrtarisht fitues i “Big Brother Albania 5”. Cilat kanë qenë emocionet, orët e para jashtë shtëpisë?
Të jesh kampion nuk është e lehtë. Ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme kur e kuptova që kam qenë unë fitues. Kam luftuar shumë për të arritur këtu ku jam dhe besoj se kam qenë lojtari më i mirë atje brenda.
Ke shprehur gjithë javës vetëbesim të madh. Pse ishe kaq i sigurt?
Sepse edhe banorët e dinin që do fitoja unë. Unë kam synuar që ata t’i frikësoheshin besimit tim dhe ia kam arritur qëllimit.
Pse mendon se edhe ata të shihnin fitues?
Duke gjykuar nga vlerat e personit dhe ajo që kemi dhënë aty brenda. Gjithçka që kam bërë unë ka qenë më e dukshme nga pjesa tjetër e banorëve. Bindjen se do të fitoja e kam pasur që nga fillimi, por vetëm javën e fundit e kam shprehur.
A iu trembe përballjes së fundit me Liamin?
Unë nuk kisha se çfarë të humbja në atë moment, sepse nuk mund ta zgjidhja lojtarin që do kisha në krahë. Frikën më të madhe e kam pasur me veten time, për të tjerët jo. Jam ballafaquar me gjithsecilin. Unë e kam marrë çdo gjë spontane, pavarësisht se Liami e quajti tendencioze dhe shprehu të gjitha ato që kishte akumuluar. Unë jam i kënaqur për këtë që jam. Në momentin që kemi ngelur të dy, unë i thashë: më vjen keq, jam fitues.
Të kanë akuzuar shpesh se ke imituar Liamin. Mos ishte kjo arsyeja që iu kundërvure?
Unë jam i bindur se shumica aty nuk e kanë kuptuar sensin e lojës se për çfarë janë futur brenda. Unë dhe Liami jemi dy botë krejt të kundërta, nuk kemi asnjë veçori që na përputhet. Megjithatë, banorët më kanë favorizuar në këtë mënyrë, sepse gjatë gjithë kohës më kanë vënë në qendër të vëmendjes. Në momentin kur e pashë që Liami nuk kishte të drejtë, jam sjellë me të ashtu si edhe me pjesën tjetër.
Ti hyre më vonë në shtëpi. Kishe strategji?
Strategjia ime ka qenë të jem Arbri deri në fund. Po të isha nisur me synimin për lojë, nuk do të kisha luajtur mirë. Nuk kam dashur t’i njoh më parë banorët, sepse kisha frikë se do të krijoja ndonjë lloj mbivlerësimi për dikë dhe kjo do më pengonte. Që në momentin e parë jam pozicionuar tek ana që quhen grup i fortë dhe më pas më kanë sulmuar dhe i kam sulmuar. Ndonëse thuhet e kundërta, Ermali dhe Liami kanë përfituar nga unë. Ermali ka mundur të nxjerrë në pah bagazhin që ka duke biseduar me mua, sepse s’mund ta bënte me asnjë tjetër.
Çfarë do bësh me lekët e fituara?
Nuk i kam unë lekët, i kanë prindërit e mi. Ata e dinë se çfarë do t’i bëjnë. Unë hyra në “Big Brother” vetëm për ta dhe kjo më ka shtyrë të luftoj me mish e me shpirt.
Ti dhe Liami keni bërë premtime për dhurata nëse fitonit çmimin e madh. Çfarë do t’i dhurosh Liamit?
Liami krijoi një vetëbesim të madh se do të fitonte. Unë ia kam thënë edhe në sy që nuk më ka vlerësuar si lojtar dhe ka qenë më se i sigurt që do të fitonte ai, por nuk i ka bërë llogaritjet mirë. Ai nuk pranoi që të ndanim çmimin që brenda shtëpisë nëse fitonim, kështu që jemi zero-zero.
Do shkosh të festosh në Kosovë?
Sigurisht, Kosova është krenare me mua dhe gjithë shqiptarët që më kanë votuar. Miqtë e mi më kanë treguar se ka qenë “Big Brother” më i shikuar në Kosovë dhe çdo moment e kanë ndarë me mua.
Brenda në shtëpi ke shprehur pëlqim për Gertën. Ishte vetëm për lojë?
Vetë fakti që unë kam qenë i vërtetë brenda asaj loje, i jep kuptim edhe raporteve me Gerin. Unë nuk dua të bëj plane, do të shohim çfarë do bëhet në raport me Gerin.
Pse ke pasur një përballje të vazhdueshme me Gentën?
Genta është si një bletë që shkon lule më lule. Genta ka qenë banorja që ka kërkuar vota për mëshirë, por jo për vlera. Ajo e ka luajtur shumë bukur lojën me viktimizimet e veta. Unë nuk i dua këta persona, dua ata që janë të qëndrueshëm dhe kanë pozicionin e vet.
Cilët nga banorët mendon se do i kesh miq të mirë edhe jashtë?
Kam njohur persona shumë të mirë. Dikë më pak dhe dikë më shumë, do t’i kem miq. Falënderoj “Big Brother” që më dha mundësi t’i njoh këta persona, duke lënë mënjanë lojën që ka efektet e veta. Do t’i kthehesh punës tënde?
Po, do të aplikoj edhe në kompani të ndryshme. Shpresoj të më hapen rrugë të reja. Gazeta Shqip

jo interesant*
( Alban) nese je kendej me kthe pergjigje!
Cfar te duket vetja ti te permisohesh diken ku vet je ne fuund te detit? Cfar turpi ooh zot kush ka mbet te meson dike (cmimi -qmimi & cfar -qfar ) plaku pak ooh plako apoo sigurt je femii i flliqure sikur liami!
Sjam nga kosova dhe doja Arbrin fitues, liamin aspak, kush flet ne emer te shqiptareve thjesht ngushellon veten. Arber ke qene ok me mua per gjithcka por per Genten mos u shpreh ashtu, e ke gabim. Te jesh e vuajtur nuk viktimizohesh. Ajo duhet vleresuar se pavarsisht vuajtjeve dhe problemeve nuk i mungoi humori dhe e shijoi bb me shume se cdo banor. Leri pordhet Arber dhe mos humb vleresimin e fansave.
Arbri e meritonte por me Genten mos e krruaje se ben gabim,bie ne nivelin e Rubensit.
@Tell it how it is………..ke shum te drejt. Arbri ishte personi me kot, vetem per fitues qe s’bente.
Jam shume ne dakort me komentin tell eshte i njejti pershkrim qe i kam bere dhe une pa i hequr dhe shtuar asgje.Per mua Arbri duhet te delte i pari nga pescja e konkurenteve ,nuk eshte se jam me Liamin per mua me vetvetja nga te gjithe qe ishin aty brenda ishte Genta ,duke perseritur se nuk kishte banore qe te meritonin kete cmim kaq te madh .Jam habitur kur fitoi Arbri nuk arrita dot te kuptoja se kush ishte Arbri qe hidhej dege me dege me ate shqipe te calet ,si mund qe ne kosove dhe pse jane te shkolluar nuk arrijne te mesojne letrarengjoja se dinte anglishten gjysem shqip gjysem anglisht .
po pse po xhelozonii moree njerzz qe arbrii morii qimin e madhh po qka te keqeee ktuu her fiton aj her ajj ncncncn paaaaaaaaaaaaaaaaa se kom dit se jenii kaq te ult ju te shqiperiss po vet prezentusjaa ka thon qe arbrii e ka merituu fitoren e ju po komentonii palidhjeeeee mos e tepronii pash zotin po juu ndashii veq urojnaa fitoren qe sdoonii tjeter sen skinii te drejt tii thoonii se ajj eka marr fitoren me plot merit e tanii eshijonn e juu po bonii llafee te kotaaaaaa shum palidhjeeeeeeeeee
BOBOOOO XHULEEEE EKE MYT MDUKET SE E KOM KAP SE KU DESHE M DAL SE QEKAN LODH LALE HAHAHAHAAH
Nuk e kuptoj pse ju te Shqiperis po ia keni kaq shume inatin Kosovareve. Nuk eshte hera e pare qe komentoni keq per Kosovaret dhe keni mendim te keq. Nuk e kuptoj pse Arberi nuk eshte dashur te fitonte kete cmim kur e ka merituar eshte njeriu me i zoti i vetes. Kush kishte loj aty ma ze si lojtare Franqesken qe vetem ka arit te krijoj nje lidhje asgje me shume apo Ermalin qe edhe ati nja ashtu ka vepruar. Ok edhe une e kam menduar mes Liamit dhe Arberit se keta te dy kan qen aty KING keshtu qe mos flisni palidhje reth kesaj ju lutem. Une jam Kosovar por I love ALBANIA dhe asnihere nuk paragjykoj palidhje dhe nuk flas keq per ju dhe nuk e besoj qe ndonje Kosovar flet per ju keq megjithate ju po e tregoni veten se qka mendoni per NE
ARBER , djali me i zgjuar i ketij Big Br… bravo te qofte se e ke merituar me shume hak ate çmim.. e gezofsh …Zgjuarsia dhe llogjika jote e debatit ishte matematikore (siç thoshte dhe arjan Konomi), s’mund t’i hiqje apo t’i shtoje nje presje…intelekt dhe karakter…
Hello juve LLLL! Per ty ky koment shkon! Mos zotri apo zonj apo zonjush apo femijaq i mrapsht qe bone komente te ulta nen vlerson njerzit e tu njerzit e nje kombit KOSOVART. Shko lexoj komentet e shqiptarve tu simbas teje shqipes letrare si perdorni fjal Italisht. Ja nje shembell (po ajo si zezake me flok me rrica si mamica kush ishte?) e nga vjen kjo rrica nga Italianet e shume e me miljona fjal po ashtu edhe na kemi fjal nga shkau normale kemi jetu ton ato vite nder shkaun. Keshtu qe dialekti eshte tjeter e te shkruarit eshte tjeter librin si Shqipri si ne Kosov e ke te shkrume njelloj SHQIP aman ooo injoranta as dallime sdini me bo. E tash ketu qe bojm komente sjone edhe sjemi albanalog te gjuhes Shqipe po njerz te thejsht kush me shkoll te lart kush te mesme dhe po ashtu komentet i bejn, tek e fundit shqip po shkruajm jo Latinisht ne po ju kuptojm edhe dialektet e juaja ne tan Shqiprin e ju hala su mesut me dialekt te Kosoves a apo sjeni te intresum siq jemi ne per dialektet e juaja. Po ne jemi me te zot marim shprehje nga ju kur ju nje TUNG si themi ne menzi e mesuat qe deshta per momentin te perdor nje shprehje si ne Shqipri…. LAT NOME …. Turpi botes qfar shkrime po lexoj per Kosovar gjithkund a jeni more ju normal ka fitu Arebri nga Prishtina edhe ka fitu nje Arber individ ato pare (Lek se mesiguri nuk e di fjalen nga Kosova Pare qe DMTH LEK) i ka mar ai vet si individ e jo tan Kosova hejjjj per nje bigbrother smundesh me lexu artikuj pa ofendime.
urime Arber e ke merituar cmimin e madh…I LIKE YUO!!! <3