Akuzat për plagjaturë, Sejko: Kënga origjinale, jemi bazuar në folklor

Posted on Dec 24 2012 - 6:53am by Berni

Pas zhurmës së madhe dhe akuzave në rrjetet sociale dhe jo vetëm, për origjinalitetin e këngës “Identitet” fituesit e festivalit të 51-të të këngës në RTSH, Adrian Lulgjuraj e Bledar Sejko sigurojnë që kënga është origjinale dhe ka marrë jetë nga folklori i pasur i shqipes.

“Ju falenderoj nga zemra te gjitheve ju qe me keni uruar, jam jashtezakonisht I lumtur qe pas shume vitesh te miat ne muzike vleresohem per here te pare me cmim te pare, realisht per shume faktore prisja cmim por jo te parin.

Pjesemarrja ime si konkurrent ne festivalin e madh per here te fundit ka qene ne 1992 me Thunder Ëay “Legjenda e Heroit” ku na vleresuan me vendin e fundit. Mendoj se i detyrohem dhe asaj pjese te publikut qe nuk ka pelqyer kengen ose qe mendon qe une ate e kam vjedhur qe te bej disa sqarime jo per te vendosur nderin tim ne vend si muzikant por sepse mendoj qe puna nuk mbaroi me Festivalin pasi tani na pret edhe nje beteje tjeter , Eurosongu ku do na duhet ndihma e te gjithe Shqipetareve dhe keto publikime nuk I bejne mire ketij qellimi te perbashket. Per kete me duhet te them: 1) Per motivet e kenges jam mbeshtetur ne folklorin Shqipetar dhe me saktesisht ne ate te valleve te Tropojes, te valleve Came dhe disa krahinave te Jugut gje qe duket qarte nga prezenca e lodrave (daulleve), ciftelise zevendesuar me kitarren, isos se jugut zevendesuar me sektorin e violinave, dhe thirrjet e veriut “hej” pershtatur per korin. 2) Kam degjuar kengen serbe te cilen disa shqipetare po publikojne ‘Plavi safir’ 1988 dhe ju them nga njohurite e mia si kompozitor qe kenga ka nje intro, nje strofe, nje bridge, nje refren dhe nje mbyllje. Kenga ime nuk ka asnje nga keto komponente te ngjashme me kete kenge pervec 3 notave te intros, te cilat me kombinim perserisin njera-tjetren ose me sakte keta shqipetare duhet me mire te thonin qe kompozitori serb ka vjedhur 3 notat e para te kenges “Kur bie fyelli ciftelia” te kenduar nga kengetarja jone e madhe Vace Zela . Ju falenderoj pafund te gjitheve per mbeshtetjen dhe uroj ta kemi nga te gjithe Shqipetaret neper bote kete mbeshtetje ne menyre qe vendi yne edhe pse i vogel te perfaqesohet sa me denjesisht ne Eurosong. Ju uroj t`ja kaloni sa me mire festat, shendet e mbaresi! “, shkruan Sejko në faqen e tij personale në Facebook.

Kënga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko ka dalë fituese e edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Këngëtari ulqinak dhe kitaristi i famshëm shqiptar kanë triumfuar në natën finale të festivalit dhe në këtë mënyrë kanë fituar të drejtën ta prezantojnë Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm Evropian. Ata do ta performojnë këngën e tyre në “Eurovision 2013” që do të mbahet në Malmo të Suedisë. Vendin e dytë në Festivalin e Këngës në RTSH e zuri fituesja e dikurshme, Anjeza Shahini, me këngën “Love”, ndërsa Hersi Matmuja zuri vendin e tretë me këngën “Kush ta dha këtë emër”.
(e.m/BalkanWeb)

5 Comments so far. Feel free to join this conversation.

  1. Roni 24/12/2012 at 10:38 -

    Vija melodike është absolut i njëjtë me atë të këngës serbe. Për të vlerësuar këtë nuk ka nevoj të jesh profesionist. Që linja melodike në kitarë të presupozoj ciftelinë apo timpani daullen, kjo është cështje e shijeve të kompozitorit, por të thuash se kënga ka elemente shqiptare folklorike si came, këtë një zot e di!!! Këtu nuk bëhet fjalë për orkestracion të kopjuar, por për linjë melodike të kopjuar, pra ekzistojnë 2 variante të një kënge. Baladë ose Rock – dëgjojeni këngën sipas preferencave tuaja… Përsa i përket ngjashmërisë së këngës serbe me të Vace Zelës, nuk ka nevoj të jesh profesionist që të vlerësosht se s´kanë asnjë lidhje, edhe pse serbët vet kopjojnë si derrat.

  2. Agerti 24/12/2012 at 12:27 -

    Bledar S. thotë në komentin e tij: …”Kenga ime nuk ka asnje nga keto komponente te ngjashme me kete kenge pervec 3 notave te intros, te cilat me kombinim perserisin njera-tjetren …”, por të mos harroj Seiko se Sinfonia nr. 1 e Beethovenit (pjesa e parë) ka gjithsej 8 nota muzikore në intro të ndara në 2 masa që përbëjnë të gjithë lajtmotivin e veprës dhe janë pika kyce që e dallon këtë vepër nga cdo krijim tjetër. Imagjinoni sikur një kompozitor tjetër “vetëm” të përdorë këto 2 masa si motiv në një krijim tjetër… motivi ose ato pak nota në intro janë ajo që mund të quhet “Identitet” i një krijimtarie muzikore.
    Gjërat edhe mund të ndodhin dhe rastësit (1 në 1.000.000.000) nuk mund të përjashtohen, por nëse doni votën dhe mbështetjen e publikut, ju duhet të bëni ndryshim thelbësor me temën melodike. Gjithashtu pasthirrmat “Hej”, “Hej” ishin të thata dhe të zbehta. Do të ishte mirë që ato të bëheshin nga këngëtarë që kanë një zë më të plotë për të treguar karakterin burrërror.
    Orkestracioni dhe niveli interpretativ është perfekt.
    Suksese! Keni goxha punë përpara!!!

  3. Agerti 24/12/2012 at 13:55 -

    Upss_ lapsus: E kisha fjalën për sinfoninë nr. 5 dhe jo 1. Sorry!!!

  4. ........ 24/12/2012 at 15:26 -

    palidhje kenge

  5. Agerti 24/12/2012 at 16:27 -

    Morpo lidhjen e ka, por e ka nga fqinji lindor!!!

Leave A Response