Tiranë, 5 Maj NOA – Deputetja e PS, Vasilika
Hysi ka reaguar në lidhje me mitingun e grave të PD para baskisë së Tiranës,
duke vlerësuar se ky ishte një antimiting qeveritar/ “Të gjithë ishim
dëshmitarë, ju dhe ne sot, që zonja Topalli për herë të dytë pas mitingut dhe
koncertit festiv të datës 1 maj, detyron mësues, pjesëmarrës të administratës,
nxënës të shkollave të ndryshme të lenë mësimin, të lenë punën, të mbyllin
zyrat dhe të vijnë të bëjnë një antimiting para Bashkisë së Tiranës. Ky ishte
veprimi më i turpshëm që ne kemi parë në ditën e pestë të grevës së urisë”, -
tha Hysi.
-
Protesta e grave demokrate, PS: I mirëkuptojmë pse dolën kundër nesh
NOA