Ndërsa në televizionet muzikore transmetohet kënga e saj e fundit “Kalle”, askush nuk di ku gjendet Soni Malaj. E fundit
herë që u pa në publik me të fejuarin e saj, balerinin italian Mirko, ishte nata finale e festivalit “Top Fest”, gati dy muaj më parë. Që prej asaj kohe, asnjë lajm për të…Asnjë koncert ku të afishohej emri i këngëtares…Në Shqipëri të paktën, jo. Por ja që ne kemi zbuluar vendndodhjen e saj. Soni Malaj së bashku me Mirkon gjenden në Spanjë. Çifti i lumtur po shijon në maksimum lidhjen e tyre dhe për këtë duket se këngëtarja, të paktën për momentin është larguar nga muzika, pikërisht për t’iu përkushtuar sa më shumë njëri-tjetrit. Thuhet se Soni dhe Mirko kanë zgjedhur jo thjesht të pushojnë në këtë verë të nxehtë në Spanjë, por të jetojnë atje. Balkanweb
-
Soni Malaj “arratiset” në Spanjë
Vipat.info