Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë mirëpritur vendimin e
Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi ,për anulimin e vendimit të
Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë, e cila kishte obliguar nxënësit
shqiptar të mësojnë gjuhën maqedonase që nga klasa e parë.
Ndërkohë , shoqëria civile shqiptare në Shkup ka kërkuar dorëheqjen e
menjëherëshme të Ministrit të Arsimit të Maqedonisë Nikolla Todorov
dhe zëvendës-ministres ,Lindita Qazimi. (c) RTK