Një aksident I rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 19.00 në rrugën e quajtur trasballkanike. Një automjet me targa Tr3996 S e tipit shervolet ka qëlluar për vdekje 65 vjecarin nga Fieri Petraq Zarka I cili ndodhej në atë moment së bashku me bashkëshorten e tij të sapokthyer nga pushimet e tyre të cilat I kalonin në Vlorë. 65 vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend nga goditja e fortë që ka marrë, pasi është qëlluar nga një tip automjeti me targa tirane.
Sipas policisë rrugore mendohet se drejtuesi I mjetit, një 40 vjeçar, ka shkelur të gjitha sinjalistikat rrugore si dhe ka kaluar normat e shpejtësisë së lejuar në këtë rrugë që është rruga dytësore e qytetit të vlorës. Sipas burimeve të policisë rrugore makina e drejtuar nga 40 vjeçari, ka qënë në sensin e kundërt të rrugës duke thyer kështu dhe tabelat e sinjalistikës. Pas goditjes me automjetin, 65 vjecari ka fluturuar në ajër disa metra, duke u përplasur më pas në cepin e rrugës trasballkanike dhe duke gjetur kështu vdekjen e menjëherëshme.
Drejtuesi I automjetit është vetëdorëzuar në polici ku dhe është marrë masa e ndalimit për shkelje të kodit rrugor e aksidentit me pasojë vdekje. Ky aksident që nga inagurimi i rrugës në verën e një viti më parë,I bashkangjitet 5 rasteve të tjera të tilla me pasojë vdekje, duke e kthyer rrugën trasballkanike në një rrugë pa siguri për këmbësorët e pa asnjë sinjalistikë të domosdoshme.