Liderët e botës e kanë pritur krahëhapur. Takimet me ta ajo i shfrytëzon për interesat e Kosovës, e jo si politikanët tjerë për ta mbrojtur veten nga akuzat. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të saj të cilët që nga ardhja në pushtet janë bërë milionerë me vila dhe biznese të shpërndara në gjithë Kosovën, Jahjaga dhe burri i saj jetojnë në një apartament modest. E liruar nga skena katundareske politike e Kosovës, ajo sjell me vete shpresën se kultura politike e Kosovës mund të ndryshohet. Madje, ajo mund të sfidojë edhe shpresat e Thaçit për t’u bërë president, shkruan “HuffingtonPost”.