facebook_noa2new.jpg

SHBA, 27 Maj NOA – Tashmë për të hequr dorë
nga Facebook është bërë po aq e vështirë sa për të lënë dhe
duhanin. Të gjithë ata persona që dëshirojnë të bëjnë diçka të tillë po u
ofrohet mundësia më datë 31 Maj 2010, kjo pasi është vendosur që do të jetë
pikërisht ajo ditë ku shumë përdorues mund të fshijnë profilin e tyre nga shumë
motive për të cilat ata nuk kanë mbetur të kënaqur nga ky rrjet shoqëror.

Arsyeja më e zakonshme për të cilën shumë
përdorues janë ankuar është ajo e shkeljes së privatësisë së personave, ku ka
qenë dhe vetë krijuesi i rrjetit shoqëror më të famshëm në botë, Mark
Zuckerberg i cili ka pranuar se një gjë e tillë nuk është programuar në mënyrën
më të mirë.

Tashmë janë listuar dhe motivet të cilat
konsiderohet si më kryesoret për personat që kërkojnë të heqin dorë nga
përdorimi i Facebook.

(c) dhe Burimi i Lajmit